Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle vlerëson përkushtimin e Shqipërisë në implementimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian, si dhe punën e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pas takimit të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Kryeministri edi rama ka udhëtuar drejt brukselit për tu takuar me Komisionerin për Zgjerimin. Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryeministri Rama bën të ditur se takimi me Fylen është zhvilluar “për një këmbim pikëpamjesh mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe punët e mëdha në vazhdim.”
Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Fyle ka thënë se Shqipëria duhet të vijojë rrugën e nisur. Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë rezultate të qarta dhe bindëse në reformën e sundimit të ligjit, në prag të vendimit të Këshillit për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Ai shtoi se ishte i bindur se Shqipëria e ka kapacitetin e nevojshëm për të kaluar sfidat e integrimit europian me vendosmëri.
Fyle gjithashtu përshëndeti qendrimin e qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse të reformave, bazuar në dialogun konstruktiv dhe përfshirjen e opozitës në implementimin e reformave. Ai nënvizoi se të gjitha energjitë e vendit, përfshirë dhe ato të shoqërisë civile duhet të fokusohen në lëvizjen drejt axhendës së BE-së. Në këtë kuadër, Komisioneri për Zgjerimin vuri theksin në rëndësinë e dialogut të nivelit të lartë në prioritetet kyçe dhe pranoi së bashku me kryeministrin Rama që takimi i ardhshëm të mbahet në fillim të muajit qershor.
————————————————————————————————
E vetmje pengese eshte krimineli s-Ali Bish Viagra.
Sapo te vdes Ai Shqiperia do qetesohet dhe
gjithcka do shkoje “mbare” drejt zhvillimit si
mbare rajoni.
—————————————————————————————————
Sa bukur mashtroni me titullin. Ai ka thene DUHEN rezultate te qarta pfff
Rrofte mbreti shqiptareve Edi Rama, tani shpetoi
shqiperi, pune per te tere, para per te tere, qejf
per popullin, mbaruan hallet. Shpetimtari i shqiperise
EDI URRRRAAAAA FITOREEEE
Pordha sovjetike.
Nuk behet reforma ne drejtesi, sepse nuk duan as PS e as PD, prandaj merkel ia kerkoi rames, prandaj qe te mos kaloi kohe kot kryeministri duhet te therrase zgjedhjet e parakoheshme, e te votohet per parti te reja si ajo e spahiut-ngjeles,etj.
Zoti Rama nuk mund ta cosh vendin ne be
Se opozita nuk eshte dakort,
Pasi mendon se ti kerkon t’ja hedhesh be “dhe per kete e ha maraku”
Per tet vjet ti kane zene tere shtigjet,
Derjtesise, ekonomise, kultures, rendit e tje.
Per ti hapur keto rruge duhet force bile dhe pak “arrogance”
Duhet qe hajdutet te mos flasin ne palament por nga bankat e te akuzuarve