Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook akuzon Qeverinë se me antireformat e ndërmarra po rrënon ekonominë e vendit dhe veçanërisht xhepat e shqiptarëve.
“Me antireformën ekonomike, rritjen e ndjeshme të taksave, rritjen me 2.3 herë të borxhit publik në vetëm 16 muaj krahasuar me rritjen e tij në vitet 2005-2013 (shtator), ekonomia shqiptare po shkon drejt hyrjes së sigurt në recesion dhe skenarit grek”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Në komentin e tij, ish-Kryeministri thekson se marreveshja me FMN për 300 milion Euro kredi të bute parashikon rritjen e 10 taksave të tjera, por edhe ngrirjen e rrogave dhe pensioneve.
“Mirëpo mosrealizimi i të ardhurave dhe humbjet e mëdha në CEZ po përshpejtojnë përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe kanë rritur papunësinë nga 12.8% në 17.7% nga shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendeve të punës. Banka e Shqipërisë konstaton se gjatë këtyre muajve kredia për ekonominë dhe kursimet janë ndjeshëm më të ulëta se sa një vit më parë. Po kështu është ulur ndjeshëm konsumi”, komenton Berisha.
Mbi këtë logjikë, ish-Kryeministri shton “prandaj Rama njoftoi në komisionin parlamentar nëpërmjet zëdhënësit të tij për financat Cani, se në rast se gjendja energjitike do përkeqësohet me tej atëherë do të preken, pra do te ulen rrogat dhe pensionet. Kjo deklarate e qeverisë Rama-Meta është dëshmi e sigurtë e efektit rrënues të antireformave të saj në ekonomi dhe veçanërisht në xhepat e shqiptarëve”.
…”të nderuar miq”…e gënjen mendja për një kthim të tretë…
Po ti pse prokupohesh shoku Sali, me miliona
euro qe ke vjedhur ti nuk ke per ta ndier krizen.
Vdkje dhe familja ne burg.
Kur do vdese kjo moster shpellash veriu.
Ky tipi i shpreh ato qe ndjen me nje vonese faze prej dy vjetesh. Dmth, ate qe ka per te thene sot, zeri i del pas dy vjetesh. Ate qe truri ja ndjente per ta thene para dy vjetesh, me komanden qe i zbatohet me dy vjet vonese, zeri i del sot.
Ekonomia shqiptare po hyn ne recesion. Eshte zeri i nisur per t’u thene para dy vjetesh, po qe sot po mbrrin.