Duket si humor, por është e vërtetë.
Sanksionet e vendosura nga SHBA për Rusinë pas krizës në Krime do të godasin edhe yjet amerikanë të muzikës Miley Cyrus dhe Justin Timberlake.
Të dy do detyrohen të anulojnë dy koncerte në Finlandë këtë verë.
Shkaku? Salla Hartwall në Helsinki është në pronësi të Gennady Timchenko dhe vëllezërve Arkady dhe Boris Rotenberg.
Të tre janë në listën e sanksioneve të SHBA si pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Timchenko është bashkëthemelues i gjigandit të naftës, Gunvor dhe mendohet se ka një pasuri prej 15.3 miliardë dollarë.
Arkady dhe Boris Rotenberg janë bashkëpronarë të SMP Bank dhe shokë fëmijërie të presidentit Putin.
Nuk e di kush ka per ta henger nga keto saksione. Amerikanet edhe ata jane popull, po u vajti thika ne kocke, do cohen edhe ata, dhe pastaj kujt i vlejti embargoja?
Drejt e ke. Nuk i dihet. Fansat e Mileyt dhe Trimberlake jane kokekrisur dhe te paparashikuar.