Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Lituani në kuadër të Konferencës “NATO Open Door: Ten Years after the “Big Bang”, në Vilnius, të Lituanisë, u prit në një takim nga homologu lituanez, Jouzas Olekas.
Gjatë takimit të dy ministrat diskutuan për thellimin dhe intensifikimin e mëtjeshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ky bashkëpunim është më se i nevojshëm në situatën aktuale. Përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe realizimin e stërvitjeve të përbashkëta mes dy Forcave të Armatosura.
Në këtë kuadër, bashkëpunimi sidomos në “Smart Defence”, ku vendet balltike janë lider është mëse i nevojshëm. Gjatë takimit u diskutua në lidhje me çështjet e NATO-s; Situatën e Sigurisë në Europë si dhe Operacionet Ndërkombëtare.
Bravo Kodheli shume vlersime per kete iniciative
Shume e vlefshme per Forcat e Armatosura Shqiptare kjo stervitje e perbashket.
Shume i rendesishem ky bashkepunim per forcat e armatosura shqiptare,bravo
Shume vleresime per ministren Kodheli.
“klaus, sami, loren, genti” behu pak me kreativ, perdor sinonime, bej perifrazime, jo ne te 4 postimet termin “shume” . Mund te perdorje “teper”. Dhe pseudonimet mos i perdor ne te njejtin stil (te shkurter dhe qe fillojne me shkronje te vogel) Behu pak me kreativ, se do te ta heqin rrogen.
edhe lituani do nje kothere nga SHQIPERIA