VENDIMI/ Ja si e liroi Gjykata e Apelit një vrasës që kishte kapur shtetin në kohën e PD (Fatmira Hajdari firmosi gjithashtu)

4 Prill 2014, 16:18Politika TEMA

I paprekshmi në kohën e PD, Gjin Nika, u arrestua në janar të këtij viti. Pas arrestimit, nisën dëshmitë kundër tij. Por Gjykata e Apelit vendos lirimin e tij sepse paditë po bëhen me … vonesë

 

Në janar të këtij viti, forcat e policisë arrestuan Gjin Nikën, i akuzuar dhe i dënuar për një seri krimesh të rënda në Tiranë e disa rrethe të tjera.

Pak ditë më vonë, Gjin Nika lihet i lirë nga gjykata dhe nis sërish pasionin e tij të vjetër, derisa mbrëmjen e së enjtes ekzekutohet në një rrugë që lidh Tiranën me Fushë- Krujën.

Por si u lirua Nika?

Gjykata e Apelit Tiranë zbuti në mënyrë të ndjeshme masën e sigurisë për të, edhe pse ai akuzohej për “vrasje me paramendim” e dyfishtë, duke vendosur masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë që Shkalla e Parë kishte vendosur “arrest me burg”.

Në trupën gjykuese që dha vendimin ishte edhe Fatmira Hajdari. Kryesues ishte Edmond Gogo dhe anëtar tjetër Gramoz Levanaj.

Por përse u mor ky vendim?

Arsyet janë edhe më të rënda se kaq dhe flasin për një njeri që kishte kapur shtetin që në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

Gjin Nika akuzohej për plagosjen e Gentian Kacit, personit që është arrestuar si i dyshuar për ekzekutimin e Nikës.

Por në atë kohë kur ndodhi krimi, në prill të vitit të shkuar, Kaci nuk kishte guxuar të dilte hapur kundër Nikës, për shkak se ai kishte nën kontroll policinë, prokurorinë dhe gjykatat.

Pas ndryshimit të pushtetit dhe arrestimit të Nikës në janar të vitit 2014, Kaci merr guximin dhe tregon të vërtetën.

Por pikërisht kjo diferencë kohore në padi ka mjaftuar për Gjykatën e Apelit që të hedhë dyshime dhe të lërë të lirë Gjin Nikën.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit konstaton se vendimi i gjykates nuk është i justifikuar për të vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”. Ngjarja ka ndodhur në datën 08.04.2013, kurse denoncimi është bërë më 20.01.2014. Si shkak i deklarimit të të dëmtuarit ka qenë se ai, në këtë kohë, është ndjerë i lehtësuar, mbasi i gjykuari ishte arrestuar dhe se ai, nuk e kishte më ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Bulqizë. Ky përfundim i arritur dhe nga organi i akuzës dhe i pranuar nga gjykata, nuk është i drejtë dhe nuk mund të merret si provë që sjell dyshimin e arsyeshem, se i gjykuari mund të jetë autor i veprës penale,” thuhet në vendim.

Prokuroria e Apelit Tiranë bëri menjëherë rekurs në Gjykatën e Lartë për të revokuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga trupa gjykuese e gjykatës së Apelit, e përbërë nga Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj dhe të rikthejë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në bazë të provave që ka në dispozicion prokuroria, kishte elementë të mjaftueshëm për të vlerësuar se Nika ishte me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe duhej të hetohet në gjendje arresti.

Po ashtu, disa orë pas vrasjes së Nikës, një i dënuar me 30 vite burg për trafik lëndësh narkotike, u la vetëm 30 ditë paraburgim, duke i lënë drejtësisë italiane vetëm pesë ditë kohë për të sjellë dosjen e tij të ekstradimit.

Duke folur të enjten në “Opinion”, Edi Rama tha se gjëja që i kishte thënë më troç kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte se duhet ta harrojmë integrimin me këtë sistem drejtësie.

Puna është se si do reformohet një sistem kaq i kalbur.

LEXONI ME POSHTE VENDIMIN

 

                                                           

       REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                             GJYKATA E APELIT

                                                        T I R A N E

Nr.219  Akti                                                                            Nr.215  Vendimi

Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtarët:

KRYESUES:       EDMOND GOGO

ANETAR:           FATMIRA HAJDARI

ANETAR:           GRAMOZ LEVANAJ

 

Asistuar nga sekretare gjyqesore, Gj.Bardhoshi, mori në shqyrtim në Tiranë, datë 25.02.2014, në seancë gjyqësore me dyer të hapura, çështjen penale që i përket:

 

KËRKUES:                  Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

                                      Me pjesemarrjen e Prokurorit te Apelit, z.Dritan Peka.

KUNDER:                    Gjini Nika, i biri i Aliut dhe Lumturijes, lindur ne

Peshkopi, dtl. 28.04.1978. Ne mungese. Perfaqesuar ne gjykim nga av.Petrit Serjani.

AKUZUAR:                  Per vepren penale te parashikuar nga Nenet 78/1-22 dhe 278/2 te K.Penal.

 

 

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me Vendimin Nr.288 Akti, datë 10.02.2014, ka vendosur:

Caktimin si mase sigurimi ndaj shtetasit Gjin Nika, ate te “arrest ne burg”, parashikuar nga Neni 238 i K.Pr.Penale.

Ngarkohet Policia Gjyqesore te zbatoje kete vendim.

Kunder vendimit ka bere ankim i gjykuari, se bashku me avokatin e tij, duke paraqitur keto pretendime ndaj vendimit te gjykates:

Vendimi i gjykates eshte i pambeshtetur ne ligj. Gjykata nuk ka patur asnje prove qe krijon dyshim se une mund te jem autor i vepres penale.

Nga organi i hetimit jane marre prova kur ka ndodhdur vepra penale dhe nuk ka asnje te dhene qe une mund te jem autor i vepres penale.

Me te demtuarin une nuk kam patur asnje konflikt dhe jemi nga i njejti vend dhe njihemi. I demtuari kur eshte pyetur ka dhene shpjegime se nuk e ka njohur ate qe e ka qelluar me arme, kurse tani qe une jam arrestuar per armëmbajtje pa leje, ai ben denoncim se jam une ai, qe e kam qelluar.

GJYKATA E APELIT TIRANË

Gjykata e Apelit, pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Edmond Gogo, degjoi avokatin e te gjykuarit, qe kerkoi ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkeses se prokurorit, degjoi prokurorin, qe kerkoi miratimin e vendimit:

 

V Ë R E N

          Vendimi i gjykates duhet te ndryshohet dhe te caktohet si mase sigurimi, “detyrimi per t’u paraqitur ne policinë gjyqesore”.

Nga aktet rezulton se ne date 08.04.2013, rreth ores 23.30, nga policia gjyqesore eshte marre njoftim se shtetasi Gentjan Kaci eshte qelluar nga persona te panjohur, me arme zjarri, duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne momentin qe shtetasi i demtuar ka qene duke u futur ne parkingun nentokesor te pallatit ku ai banon, ndodhur ne Rr: “At Zef Pllumbi”, Tirane. Ne momentin qe ai, po futej ne parking me mjetin e tij, tip BMW, me targa angleze G1 XEN, eshte qelluar gjashte here me arme zjarri, duke e plagosur rëndë.

Menjehere pas marjes dijeni, nga policia gjyqesore kane nisur hetimet paraprake lidhur me ngjarjen.

Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes, jane gjetur dhe më pas sekuestruar ne cilesine e proves materiale 6 (gjashte) cope gezhoja, me markerim GFL 7.62×25 Tokarev, nje kampion njolle me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut, si edhe nje automjet i tipit BMW, me targa GI XEN, se bashku me çelesin.

Gezhojat dhe kampioni i gjakut i jane nenshtruar akteve perkatese te ekspertimit, te administruar ne fashikullin penal.

I pyetur lidhur me ngjarjen, shtetasi Gentian Kaci, ka deklaruar se ate dite ka mbyllur palestren ku punon dhe eshte nisur me mjetin e tij per ne shtepi. Sapo ka qene duke u futur ne parkingun nentokesor te pallatit, ai ka pare, fillimisht flake, dhe me pas ka degjuar te shtena qe vinin nga krahu i djathte i tij. Shtetasi Gentian Kaci ka degjuar gjashte te shtena dhe menjehere eshte fshehur pas nje kollone. Atje ka vene re se eshte plagosur ne krah dhe kofshen e majte. Me pas, ky shtetas ka kerkuar ndihmen e rojes te parkingut per ta derguar ne spital dhe me nje mjet te rastit ka shkuar ne QSUT Tirane. Fillimisht, shtetasi Gentian Kaci ka deklaruar se  nuk ka vene re ndonje gje te dyshimte ne parking ne momentin e hyrjes dhe nuk ka mundur ta fiksoje personin qe e qelloi me arme zjarri. Ai vete nuk ka asnje dyshim dhe nuk ka asnje  kontradikte me ndonje person konkret. I pyetur mbi konfliktet qe mund te kete patur me persona te tjere, i demturai ka deklaruar se nuk ka patur konflikte me njeri qe te dyshojë.

Per kete ngjarje jane mbledhur dhe prova te tjera, ku nje nder te pranishmit ne vendngjarje ka qene dhe roja i parkingut. Mbasi eshte pyetur roja i parkingut, shtetasi Besnik Meta, ka shpjeguar se ne momentin e ngjarjes, ai, ndodhej ne kabinen e rojes ne hyrje te parkingut. Ai ka degjuar te shtenat dhe me pas ka pare mjetin e shtetasit Gentian Kaci. Deklaruesi sqaron se personi qe ka qelluar mbi kete te fundit, ishte rreth 30 vjeç dhe pasi ka qelluar eshte larguar me vrap. Kur eshte afruar, ai, ka gjetur shtetasin Gentian Kaci te gjakosur dhe e ka ndihmuar per ta çuar ne spital. Personi qe qelloi mbi shtetasin Gentian Kaci, sipas deklaruesit, ishte i moshes  30-35 vjec, rreth 175 cm, me floke te shkurtra, fytyren e te cilit, deklaruesi tregon se e ka fiksuar mire. Pra del se roja i parkingut deklaron se ai, e ka njohur autorin e vepres penale. Mbasi ketij deklarimi, rojes se parkingut i jane paraqitur per njohje nje set fotografish, ku ka qene dhe fotografia e te gjykuarit Gjin Nika. Nga kqyrja e fotografive, roja ka deklaruar se nuk eshte asnje nga ata persona , personi qe ka qelluar mbi te demtuarin Gentian Kaçi. Policia ka patur informacione se i demtuari, se bashku me nje shok te tij, ka patur konflikte me persona te tjere dhe per kete jane kryer dhe veprime hetimore. Nga ana e organeve kopetente jane kryer dhe hetime te tjera dhe çeshtja eshte pezulluar per gjetje te autorit. Veç te demtuarit, rojes se parkingut, jane pyetur dhe shoke te te demtuarit, te cilet kane deklaruar se nuk kane asnje dijeni per autorin e plagosjes se te demtuarit.

Me pas, me date 21/01/2014, prane Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, eshte paraqitur vullnetarisht per te dhene deklarime, shtetasi i demtuar nga ngjarja objekt hetimi, Gentian Kaci, i cili ka deklaruar se ai, e ka njohur autorin kur eshte plagosur, por nuk ka treguar se kishte frikë, mbasi sipas tij, autori kishte lidhje me policinë, prokurorinë dhe Gjykaten e Bulqizes. Keshtu, ai, ka deklaruar se autori i plagosjes se tij eshte Gjin Nika. Ai e beri kete denoncim, kur pa se i gjykuari ishte arrestuar nga plolicia per armembajtje pa leje. Mbas deklarimeve te te demtuarit, kane dhene deklarime dhe dy shoket e tij, Alban Hyseni e Shkelzen Leka, edhe keta, kane deklaruar se e kane njohur autorin, por nuk kane treguar ne ate kohe. Mbi kete baze eshte kerkuar arrestimi i te gjykuarit, duke qaene ai ne gjendje arresti per nje veper tjeter penale.

Gjykata, mbasi e ka gjykuar kete çeshtje, ka vendosur pranimin e kerkeses se prokurorit dhe ka vendosur “arrest ne burg” per te gjykuarin.

Kete vendim e ka kundershtuar i gjykuari.

Kolegji i Gjykates se Apelit konstaton se vendimi i gjykates nuk eshte i justifikuar per te vendosur masen e sigurimit arrest ne burg. Ngjarja ka ndodhur me daten 08.04.2013, kurse denoncimi eshte bere me 20.01.2014. Si shkak i deklarimit te te demtuarit ka qene se ai, ne kete kohe, eshte ndjere i lehtesuar, mbasi i gjykuari ishte arrestuar dhe se ai, nuk e kishte me ndihmen e policisë, prokurorisë dhe Gjykates Bulqize. Ky perfundim i arritur dhe nga organi i akuzes dhe i pranuar nga gjykata, nuk eshte i drejte dhe nuk mund te merret si prove qe sjell dyshimin e arsyeshem, se i gjykuari mund te jete autor i vepres penale. I Demtuari, nuk del qe te kete patur ndonje konflikt me te gjykuarin. Edhe ne deklarimet e tij, ai nuk nxjerr ndonje te dhene qe te kete patur konflikte me te gjykuarin. Perkundrazi, ai, ka patur konflikte dhe te ashpra me persona te tjere. Po keshtu, ai deklaron se i gjykuari ka patur perkrahjen e policisë, Prokurorisë dhe Gjykates Bulqize, nderkohe qe ne Bulqize nuk ka as prokurori dhe as gjykate. Por dhe Policia eshte e organizuar ne nje komisariat qe varet nga Drejtoria Rajonale Diber dhe i demtuari eshte plagosur ne Tirane dhe jo ne Bulqize. Te gjithe personat e pyetur kur ka ndodhur ngjarja, nuk kane dhene asnje te dhene ne lidhje me te gjykuarin. Perkundrazi, si i demtuari dhe dy shoket e tij te ngushte, kane deklaruar se nuk kane asnje dijeni per autorin. Kurse, mbasi ka bere kallzim te ri, i demtuari dhe keta, kane dhene shpjegime qe jane kontradiktore. Si Alban Hyseni dhe Shkelzen Leka kane deklaruar se i gjykuari ka qene ne krahun e  nje makine te bardhe, kur ka kryer vepren penale te plagosjes. Kurse roja i parkingut, qe ka qene dhe deshmitar i afert, ka dhene shpjegime se autori ka qene ne krahun e  nje makine te kuqe dhe se ai, e ka pare mire dhe si fytyrë dhe mund ta njohë po qe se i paraqitet per ta pare. Dy deshmitaret e tjere, qe jane shoke te te demtuarit, kur jane peytur me pare, kane deklaruar se nuk kane patur asnje te dhene per autorin e ngjarjes dhe se dhe vete i demtuari u ka thene se nuk e ka njohur. Mbasi eshte bere ridenoncimi nga i demtuari dhe keta e kane ndryshuar deklarimin.

Organi i akuzes nuk ka sqaruar pse keta te dy nuk kane deklaruar krimin e kryer ne kohen e duhur, kur ata, sipas tyre, kane qene okularë ne vendngjarje.  Marrja e provave te tilla dhe sjellja e personave per gjykim ne keto kushte, do te krijojë preçedentë te rrezikshem dhe pasiguri, si per persona, por dhe per organet kopetente. Nuk del qe si i demtuari dhe dy deshmitaret e tjere, te jene vene para pergjegjesisë per moskallzim krimi ne kohen qe ka ndodhur.

Kolegji i Gjykates se Apelit krijon bindjen se provat e sjella nga organi i akuzes nuk krijojne dyshimin e arsyeshem per t’u marre kjo mase sigurimi ndaj te gjykuarit. Ne kushtet kur ka nje veper qe eshte kryer dhe ka te dhena se edhe i gjykuari mund te jete autor i vepres penale dhe per te ndihmuar hetimin ndaj te gjykuarit, duhet te vendoset masa e sigurimit “detyrim per t’u paraqitur ne Policinë Gjyqesore”, qe te jete ne dispozicion te hetimit i gjykuari. Por mbajtja e tij ne gjendje arresti me keto prova qe ka paraqitur organi i akuzes, nuk krijojne dyshim te tille, qe te justifikojë nje mase te tille.

Ne keto kushte, vendimi i gjykates duhet te ndryshohet, duke i dhene te gjykuarit si mase sigurimi, ate te “detyrimit per t’u paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata e Apelit, pasi pa dhe Nenin 249/6 te K.Pr.Penale:

 

Ndryshimin e Vendimit Nr.288 Akti, date 10.02.2014 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne kete menyre:

Caktimin si mase sigurimi per te gjykuarin Gjin Ali Nika, ate te “detyrimit per t’u paraqitur ne Policinë Gjyqesore”, prane Prokurorisë Tirane, çdo te Hënë, ora 12.00.

Urdherohet lirimi i te gjykuarit Gjin Ali Nika, nga dhomat e paraburgimit, po qe se nuk mbahet per tjeter veper penale.

Ngarkohet prokuroria me zbatimin e ketij vendimi.

          Tiranë, 25.02.2014

ANËTAR                              ANËTAR                                KRYESUES

 Gramoz LEVANAJ           Fatmira HAJDARI                 Edmond GOGO             

                dv.                                       dv.                                                 dv.

                                      Vertetohet njesia me origjinalin

                                                Kancelari  / Altin GJANA

69 komente në “VENDIMI/ Ja si e liroi Gjykata e Apelit një vrasës që kishte kapur shtetin në kohën e PD (Fatmira Hajdari firmosi gjithashtu)”

  1. skodrinon says:

    Si hiqet kanceri? Procedura esht e gjate dhe e dhimbshme por mund tia dilet. Duhet vullnet dhe perkrahje.

    1. olta says:

      Ka nevojë për reforma te thella dhe sa me shpejt.

      KA SHUME RASTE TE TILLA!

      1. Pilo Lala says:

        Ne keto kushte vetem duhet pritur edhe pak.
        PD mezi po pret qe PS te mundohet te shkarkoje Presidentin.
        Por PS nuk do ta beje kete gje, dhe PD-se po i hyn frika.
        Ne fund te fundit dosjet jane ne zyrat e Qeverise, ata mund ti cojne ne Prokurori edhe vitin tjeter.
        Taktika e PS eshte me largpamese se injoranca e Presidentit Eunuk i tredhur.

        1. Sokrati says:

          Pilo i lexoj komentet tuaja dhe sinqerisht me vjen keq per pafajsine tende,pafajesi idioti.
          Ti shoku Pilo je nje nder loqet e ketij forumi,kjo gje nuk bie shume ne sy mbasi ka plot Pilo tjere qe thurin e çthurin komente e nuk ndryshojne sens.
          Shoku Pilo thone se ju idiotet asnjehere nuk dyshoni ne ato qe thoni,keni sigurine maksimale.

        2. Juli Kongoli says:

          Nuk mund ta kuptoj se si Shqiptaret akoma flasin dhe komentojne me emocione politike edhe kur vjen fjala per ceshtje qe nuk ja kane haberin.Pse e fusni PS apo PD edhe ne keto ceshtje???kete nuk kuptoj une!
          Ky vendim qe ka dhene kjo gjykate me cfare une lexoj ketu ne vendim dhe arsyetimin e vendimit,eshte shume i drejte.Gjykata nuk eshte polici dhe as prokurori.Gjykata gjykon mbi baze provash dhe mbi bazen e ligjeve ne fuqi qe mbrojne edhe te pafajshmit qe mund te arrestohen pse i teket Policit apo Prokurorit,ose sepse ato nuk dijne si te bejne detyren per te cilen paguhen.
          Ne cdo vend te botes,por te pakten ketu ne Amerike jam shume i bindur qe cdo gjygjtar qe do ta merrte kete ceshtje do ta lironte ate Niken,qe ne realitet mund edhe te kete qene kriminel ose vrases ose jo,por qe ne fakt prokuroria nuk ka paraqitur fakte.Nese nuk ka fakte,le te jete edhe krimineli me i madh ne realitet nuk ka pse te denohet.Fajesia duhet provuar,ndryshe rrezikohet liria e te tjereve te pafajshem qe mund te kerkohet te denohen per te pastruar prokuroria pisllekun e tyre duke mos bere ate qe duhet te bejne,te sigurojne fakte pastaj te kerkojne mase ndeshkimore.Kjo eshte drejtesia….po chyn ketu PS apo PD nuk e kuptoj une???????Ehhhhhhhhhh edhe skeni buke te hani edhe akoma vazhdoni me politike……ne vend qe te cirrni zerin per te drejtat tuaja,per te siguruar pune dhe mireqenje..beni llap a llap me politike vend e pa vend.Qeveria e cfare do force poltike te jete,duhet te punoje per mireqenien e popullit pa dallim politik.Kesaj i thone demokraci.

    2. xhonson says:

      Kush i ka bere si “PERENDI” keta gjykates,qe i marrin aqpo i japin jeten NJERIUT???
      Pse u kane dhene kaq kompetenca???
      Si mund te kete me shume KOMPETENCA Gjykata Kushtetuese e emeruar nga KUVENDI I SHQIPERISE,se sa vete ky KUVEND???
      Keto jane BUDALLALLEQE ME OKE,qe vewtem HITLERI MUND T’I ZGJIDHTE!!!
      Pse kesaj i thoni ju DEMOKRACI???
      Na del nje FATMIRA HAJDARI me “hajdar” ne dore dhe ben DIELLIN DHE HENEN!!!
      PSE U JEPNI KAQ KOMPETENCA KRIMINALE KETYRE NJEREZVE???
      Kush i kontrollon keta gjykates e prokurore kur bejne GABIME,FAJE APO KRIME???
      Pse nuk DENOHEN GJYKATESIT kur ne GJYKATAT E SHKALLEVE TE LARTA U HIDHET POSHTE VENDIMI I TYRE???
      Nuk keni degjuar asnjehere,qe nje gjykates u DENUA se vendosi te MBROJE KRIMINELIN DHE TE NDESHKOJE VIKTIMEN!!!

    3. adri says:

      Keta te tre Gjyqtare duhen derguar urgjentisht per ndjekje penale. Sidomos ai Gramoz levanai dhe edmond goga.

    4. Sokrati says:

      Tamam si rasti i videos se Ilir Metes,gjykata e nxorri te lare.

  2. hasani says:

    Titull shum i bukur Valle ku po na con kjo drejtesi Po.po ku po na con A mos valle nuk shte kjo drejtesi qe nxorri te pafajshem Ilir Meten dhe sot partneri kryesore i qeverise socialiste Ado te denohet Ilir Meta ,a do te perseritet gjygji i tij Nqs se do te hapen letrat e Metes ,Bashes se rrugeve,Imamit ETJ ATEHERE DO TE VIHET DREJTESIA atehere ne shqiperi do te te kemi lirine ,frymarrjen ATEHERE NE THEMI SE DUAM EVROPEN DHE SE E VROPA N APRANON -POR MA DO MENDJA KJO KLASE POLITIKE NUK ESHTE E INTERESUAR QE NE TE HYME NE EVROPE ,SE PO QE SE NE HYJME NE DO TE MONITUROHEMI HOLLESISHT DHE KJO GJE KESJ KLASE POLITIKE NUK I INTERESON SE NUK MUNDET ME VJEDH TE PAKTEN ME TE DYJA DUART-

    1. Prec Ulaj says:

      Kupa mbushet e mbushet, dhe ne fund zbrazet – thote populli.
      Fatmira Hajdari e ka mbushur kupen, edhe eshte gati te derdhet.
      Por cila eshte e derdhura e kupes se Fatmires? Do e shkarkojne?
      Kjo eshte mrekulli per te.
      Fatkeqesia eshte qe pala e demtuar vjen nje dite dhe e kupton qe nuk ka armik Niken, por Fatmira Hajdarin.
      Keshtu qe ka ardhur koha qe Fatmira Hajdari ta provoje ne kurrizin e saj dhe te familjes se pergjysmuar, cdo te thote te falesh nje vrases.
      Fatmira vriste e priste, mbushte edhe valixhet nen rregjimin e Berishes.
      Deri kur do vazhdoje kjo “Zonja me te zeza” te vrasi e presi ne kundershtim me Ligjin, te mbroje kriminelet hapur? Po per viktimat dhe njerezit e tyre i shkon ndonjehere ne mendje Fatmires?
      Cfare “gjembi” kerkon kjo zonje e zeze ti hyje?

      1. Juli Kongoli says:

        Bobooooooooo…..cfare injorance …..Ore po une nuk kuptoj si mund te flitet ne kete forme per nje gjygjtare????Po pse ore ne doren tuaj ka mbetur drejtesia ta gjykosh ti o truthare Ulaj?
        Degjo,mus as qe me behet vone se kush eshte kjo Hajdari qe permend ti ketu,mua me acaron menyra se si ti shkruan ketu,per nje gjygjtar.Ky koment or ti Ulaj po te shkruhet diku ne perendim zotrote do ta shihje vehten pas hekurave sa hap e mbyll syte sepse kjo qe ben ti eshte veprim me dashje per te rrezikuar jeten e nje gjygjtari. Po si ore injoranca juaj nuk ka kufi? Po a ke pyetur ndonjehere veten a ke buke ne shtepi,a ke femije qe kerkojne edukim,apo shume gjera te tjera qe i nevojiten nje familjeje,per te cilat te ulesh dhe te shkruash,sepse keto ne fakt duhet te shkruash dhe jo te gjykosh ti nje gjygjtar i cili e ka merituar ate vend pa e kane vene aty dhe nuk mund ta gjykoje nje injorant si ty qe mundohet te krijoje vrasje te tjera.O i shkundur shiko hallet e familjes tende o i mjere pa gjygjtaret ka kush i gjykon…

        1. emilio says:

          Ti qenke krejt injorant. Ajo gjyqtare ka liruar kriminel o traaaaaaaap….

  3. Chicago 14 says:

    Me I lumte dora atij qe e ka vrare..nje hale me pak. Radhen e ka sale kolera….

    1. ardi says:

      Juve te Amerikes dhe politika ju duhet. Shikoni te gjeni ndonje pjate per te lare. Plus pastaj qe jeni te gjithe pa dhembe ne goje,prisni ndonje rruge Shqiperie per ti gatitur.

      1. Prec Ulaj says:

        E bukur kjo Ardi.
        Pershkruaj edhe ndonje emigrant nga Greqia dhe Italia, se me keta te Amerikes i ke rene pikes.

      2. Chicago 14 says:

        Zoti Adi, varet per cilet shqipetare te amerikes e ke fjalen. Mbase fisi yt? Ose provincialet qe hoqen cizmet me balte e bajga

        dhe veshen atletet e punojne nga 4 pune me 7$ ora.
        Per mua qe jam lindur e rritur ne tirane ne nje familje intelektuale ne breza amerika me ka dhene mundesine te punoj ne zanatin tim dhe te bej aq para sa dhembet ti bej ne amerike dhe te vi ne shqiperi per te nxjerre mall in e vendit tim gje te cilen amerika nuk mund te ma jape. Por me vjen frike te vi se ftyra te shemtuara,fshatare, provinciale, hajdute e lajm kane uzurpuar vendin tim te dashur.
        Zoti Uke, me ti heq 7 lekure qytetar s’ behesh kurre.
        Jam krenare qe kryeministri eshte djal tirane dhe modern qe ne kohen kur sala I blinte me dore shkurreve te vicidollit per tu mastrubuar. Ukeeee pjatat ti kam lene ty ti lash dhe dhembet I kam dirixhi se kam dentist ku shkoj cdo muaj I kontrolloj.
        Sa per salen e compani ne malet e shpellat nga erdhen do te perfundojne.
        Pershendetje nga Chicago ardi & ukeee. Mos ia qani hallin kaloresit se I varen kembet. Edhe njehere nje hale me pak. Ia befte zoti hallall atij qe qeroi nje bajge.

        1. Chicago 14 says:

          Me falni Prec not Uke….

        2. Juli Kongoli says:

          Ore chicago……po kujt ja thua keto mo????? Jo hale qe pastron ketu ne amerike por edhe me keq dhe nuk ke si ta mohosh sepse ky eshte realiteti ketu.Dhe sa per ate qe thua qe Amerika te ka dhene mundesi te punosh ne zanatin tend,me ngadale njecik mos genje kaq hapur ……amerika nuk i njeh zanat askujt nese nuk i nenshtrohesh edukimit ketu qe te rikualifikohesh….por nuk ma do mendja qe je nga ato xhike zotrote sepse duket qarte si komenton ketu.Ndersa sa per dentist mos genje kaq hapur jo.Po na thua qe paske dentist….po pse ore cfare siguracioni paske zotrote qe shkoke ke dentisti cdo muaj kur vete amerikanet e lindur nuk e kane kete privilegj.Zoteri une jetoj ne Amerike dhe e njoh mire sistemin e shendetesise e sidomos per dentist qe eshte me i shtrenjti dhe i paperballueshem.Te gjithe ne Shqiperi shkojne or mik se vetem atje mund ta perballojme ne te gjithe,edhe ti sepse nuk ma merr mendja kurre qe zotrote e ke rrogen 30$ ora…..:) ? qe edhe po ta kesh prape nuk te del te shkosh tek dentisti cdo muaj.Kjo eshte e keqja e ne shqiptareve,mburrja vesi me i poshter.Me thuaj cfare zanati paske zotrote te te them se sa here shkon tek dentisti……ja pra edhe une u futa ne kete rrjedhe….te komentoj budalliqet e injoranteve.

      3. Juli Kongoli says:

        Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Ardi cme ke bere te qesh me te madhe…pikes i ke rene.Une e di qe i shoh ketu ne Amerike,jo pjata ore jo,po edhe halet lajne dhe kam lare edhe une qe te mbijetoj derisa mbarova nje shkolle.Po e di ti qe midis pak intelektualeve qe kane ardhur ne amerike shumica jane injorante dhe fodulle qe vetem mburren dhe bejne politike kur skane parapanice te qendronin ne vendin e tyre dhe po te donin le te benin politike.Po duket sa injorante jane saqe kur shajne PS os PD nuk vene emrin e tyre por vetem pseudonime.Ja ku po e them dhe une nje fjale ne nivelin e ketyre: O shqiptare, mos beni llap a llap kot dhe per gjera qe nuk keni takat ti komentoni,por beni ate qe duhet te beje kushdo te ngriheni per te drejtat tuaja,per mireqenien tuaj,se Sales apo Rames i hani me nder ate m…ollen ju nese vazhdoni keshtu.Atyre gjemb nuk hyn ne kembe me kete popull…..dhe domosdo qe nuk i hyn gje sepse shiko cfare beni ju!!!per cfare komentoni….kur duhet te komentoni per veten tuaj.Pa ky me emrin chicago ketu…..shko shko pastro noi hale te chicagos ti ate bej,se politikanet shqiptare do te bejne si i do qefi me tipa si puna jote…

    2. tirona says:

      bravo edhe une i bashkohem komentit tend chicago, 1 me pak.

  4. alec says:

    Kur drejtesia kishte nevoje per mbeshtetje nga “njerezit”, keta ju gezoheshin menyrave te fitimit dhe jeteses qe ju servirnin politikanet. Kur sot kane njerezit nevoje per drejtesine, ajo po ben ate c’ka njerezit kane bere perpara tyre.

  5. katarakti says:

    Ka edhe nje rruge tjeter. Ndaj pjeses kriminale te shoqerise: Antikrimi. Kur sistemi gjyqesor eshte i korruptuar ose gjykatesit kane frike nga kriminelet, shteti mund te gjeje dhe perdore rruge te tjera… Dhe sidomos nuk duhen gjetur dhe arrestuar ata qe vrane sot kriminelin. Neser ndofta kete fat duhet te kene edhe gjyqtaret e paafte ose qe marrin para per te lene te lire kriminelet. Dhe do te shikoni se si do te pastrohet vendi nga “plehrat”. Dhe mos u skandalizoni. Ne Ameriken e viteve ’30 te kohes se Al Kapones keshtu u veprua. Ishin sherifet e famshem qe e “pastruan” territorin nga kriminelet me borsalino.

    1. Juli Kongoli says:

      Po e drejte katarakti…..kjo eshte historia dhe keshtu ka ndodhur ketu ne Amerike.Ajo qe thua ti eshte shume e drejte po kush do ta beje se?kjo eshte pyetja.

  6. petrit says:

    “Drejtesia“eshte nje nyje e vertete gordiane ketej nga ne,prandaj e vetmja zgjidhje e saj eshte me nje te rene te shpates,duhen qeruar kokat.

  7. lakuriq me duar në xhepa says:

    Drejtësia nuk reformohet, pa “u reformuar” më parë Saliu…Kjo “drejtësi” që kemi, do të na çojë me preçizion matematik,(bile na ka çuar) në mesjetën e hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë, që ëahtë “ligji” i shpellarëve…

  8. tabako says:

    Deri tani e ka çuar ne hale,tani e tutje do ta çoj ne MUT.

  9. adriano says:

    Duhet bere shtet dhe kjo nise nga ligji ne qofte se nuk zbatohet do rrijme aty ku jemi vend e numero dhe me çfare shohim nuk ka asnje drite jeshile eshte semafore i kuq duhet nisur me majen e ajsbergut dhe te shkoje deri ne baze po ngeli korupsioni morri fund

  10. Naimi nga Cikago says:

    Me kete klase politike nuk ka drejtesi “te drejte” !
    Kush do ta beje reformen Sala, Meta, Rama, Mejdiu, apo kulishet e tjere si Basha, Balla, Velia, Monika, Aldoja, Ruci, Tahiri, Haxhinastoja, Spartak Brahoja..ect, ect.?
    Budalla ishte Sala qe i ndryshoi te gjithe kreret e institucioneve te pavarura ?
    Ky-Edi Karagjozi nuk heq dot nje polic kufiri nga puna se i bertet ambasadori Francez, nuk heq dot nje oficer ne DPPSh se i bertet ICITRAP-i, pa le te heqe nje gjyqtar apo prokuror qe per 24 ore vjen Fylja ne Tirane, ect.
    “Rastesisht” Ben Qimen e gjykon Fatmira qe e liroi heren e pare !!!!
    Perfundimisht, me keta qelbesira politikane dhe me kete klase hajdutesh ne sistemin e drejtesise, nuk behet Shqiperia!

    1. Juli Kongoli says:

      Ehhhhhhhhhhhhhhhh mor Naim….ke shume te drejte por kujt i thua se.A marrim vesh ne populli shqiptar?????

  11. ismeti says:

    pa e larguar per gjithmon kancerin shqiptar ,,sali ram berishen ,, as ska drejtsi as ska reform as ska qetsi ,do ket vetem krim ,vrasje tritol ,plaqkitje ky idiot asht sinonim i te gjitha te kqijave te shqipris

  12. Denonco says:

    nese nuk do te jete sistem drejtesie do te kete korrupsion dhe vetgjyqesi, nese Rama nuk ben gje ne kete drejtim harram e paste besimin qe i dhame e ato 1Mil vota…, ndoshta do te duhet Rrevolucion, nje gijotine e egzekutim pa gjyq te pushtetareve, gjykatesve e prokuroreve te korrupotuar qe e kane ngritur e po e ushqejne kete kancer

  13. Jupteri says:

    HASANI! Ka te drejte ne komentin qe bene,se futja e vendit ton ne BE do te thote kontroll i imet dhe pak vjedhje.Lulezim Basha i sufluar nga Saliu thote e bertet se do fusim vendin ne familjen evropiane,por kjo nuk eshte vertete se ai nuk e do kete gje.Hyrjen ne be te shqiperise e ka penguar PD-ke per te patur duaret e lira,vjedhin aq sa i kane çuar parat ne vendet e botes,ne banka te besueshme.

  14. Athena says:

    Drejtesia ne Shqiperi nuk ka nevoje per fjale e per pershkrim. Si mund te rimekembet eshte pyetja kryesore. Pa paragjykuar studentet qe kane mbaruar juridikun ne ne Shqiperi, sugjeroj te mblidhen kokat me te mira te juristeve qe jane jo vetem diplomuar por qe kane edhe eksperience pune ne perendim, e te vihen ne sherbim te drejtesise shqiptare. Vetem ata (te diplomuar per juridik ne perendim dhe me eksperience pune po ne perendim) mund tia heqin namin e keq drejtesise ne ate vend.

  15. Nase Beni says:

    Shoqeria si organizem gjalle vetpastrohet ,

  16. cimka says:

    pse na ben si i ndershem edi ai e ka ne qeveri videon me meten he pra fute ne burg pse se ben?apo ishte cimke.si te pd si te ps njesoj jane kush te vjedh me shume. te donte edi te luftone drejtesine e fillonte nga iliri ata 4 njerez ne 21 janar per videon u vrane

    1. - homeri- says:

      –pa u denuar META per vjedhje dhe BERISHA per vrasje nuk ka drejtesi … nuk ka europ …. nuk ka demokraci … te kthehemi atje ku ishim…keshtu genjejme veteveten

  17. . says:

    ————————————————————————————————–

    Z.Rama,

    Urgjent shkarko gjithe Drejtesine e Korruptuar

    qe krimieli s-Ali Bisha ka ngritur qe te mos preket

    Ai dhe Oborri i tij.

    Keta kane bere shume krime dhe vjedhje Shqiperise.

    Drejtesia eshte mbushur me veriore-maloke dhe

    Juriste me 6 muaj kurs.

    ————————————————————————————————-

  18. basta says:

    drejtesia do reformohet! rilindja punon me hapa te shpejt…kryeministri fle-s’fle 2 ore ne dite nga ankthi i madh per drejtise. me kto ritme te shpejta qe po ecim ka munsi qe mrena 100 vjecarit te pare te qeverise imami te shkoj ne gjyq. bravo Rilindja! Perpaaraaa!

  19. Niko says:

    Vendin ton nje Enver e mblodhi ska burr nene ta beje zap kete komb.

  20. LAKU says:

    Prandaj ja le drejtesin Ilir Kryemadhit qe ta reformoje EDO apo se dije atere tani qe ta tha Merkeli emesove.Boll me dengela do veproni apo jo se do te boj hajduti Skraparit si vetja

  21. albana says:

    Kush e njeh sadopak ligjin e di mire qe Ministri I Drejtesise kontrollon raste te tilla shkeljesdhe nese e kontaton, eshte I vetmi qe kerkon shkarkimin e gjyqtareve. Mos harroni qe per ministrin dhe shefin e tij politik (kryeparlamentar) kjo drejtesi ishte e pavarur kur votoi per pafajsine e Metes. Ju kujtohet rezultati I votimit (5 me 0)!!!!!
    Gjithe lufta eshte per ti vene gjyatRet nen sherbim dhe kjo ezhte e thjeshte sa kohe qe atyre ju intereson kjo gje.

  22. fidaho says:

    Kush do ta beje drejtesine,Politikanet!!!
    Po, ata jane hajdutet me te medhenj ne Shqiperine e fishkur.
    Ka hajdute qe te doje Drejtesi serioze!!!!!
    Nuk besoj te kete,e gjithe “rilindja” e drejtesise do te jete, hiq “veglat” e Saliut dhe vendos “allatet”e Rames.
    Me “allate” behet Drejtesia!!!
    Me e shumta do lind nje “gomarice” drejtesi per Shqiptaret e fishkur, qe vrapojne pas “vegave” te Saliut,”allateve” te Rames dhe “sumes”Ilirit.

  23. RROTA says:

    Shqiperia eshte repuplike parlamentare dhe te tera institucionet shteterore kushtetuese e qeverisese ngrihen dhe funksionojne nen atoritetin e parlamentit te Shqiperise.
    Kryetari i parlamentit e bashkekryetari i qeverise z Meta harxhon qindra mijra Euro ne nje darke qeveritare pasi marrin pjese tere qeveria e nje pjese e opozites e mediave dhe askush nuk piptin se ku i ka marre parate dhe ne anen tjeter flet per kalbje te sistemit te drejtesise eshte me shume se tallje k…. me shqiptaret e varfer te shumte te Shqiperise.
    Sistemi i drejtesise qe nga gjygjtari e prokurori me i thjeshte e deri tek me i larti emrohen e duhet te kontrollohen nga politika d.m.th Parlamenti, Presidenti, e Qeveria
    Pra realisht sistemi politik eshte i kalbur dhe i inkriminuar . Kete mendoj se e kane kuptuar shqiptaret. Tani qe krejt sistemi politik duhet kaluar ne skanerin e votes se popullit besoj se nuk ka medyshje nese realisht shqiptaret duan te shkojne ne drejtim te Europes.
    Ndonjeri thote po ne sapo i votuam.
    Mendoj se nuk eshte e nevojshme te thuhet se te tre kampet kane perdorur pushtetin dhe parane per te konfiguruar ate parlamet qe kemi. Se dyti vete rama ka pranuar se ndryshimet kushtetuese te 2008 kane qene gabim. Pra te tera te dhenat cojne ne nje parlament ilegjitim. Nese sistemin e drejtesise politika deshiron ta trajtoje me vete atehere te tere funksionaret e larte te sistemit te drejtesise e krejt keshilli i larte i drejtesise te votohen nga populli me kandidatura alternative duke ju dhene mundesine qe te konkurojne figura publike dinjitoze e me integritet edhe nese nuk jane jurist.
    Zgjohuni shqiptare e mos e leni politiken te vazhdoje t’ju haje gjalle si hienat

  24. LULI LESHI says:

    A i kini pare gjykateset sa arrogante jane ne gjyq? (copat e mishit dhe injorantet) Vetem hetimi i pasurive u a ben gropen, po kush ta bej hajdutopolitikanet ?
    POPULL BYTHEJASHTE.

  25. john Tirana says:

    Nje EULEX per Shqiperine kjo eshte zgjidhja. Mjaft me krenari boshe. Ky sistem drejtesie eshte i kapur dhe i vdekur. Persa kot qe nuk ka gjykates te afte dhe te pakorruptuar kot qe harxhohen taksat me polici, prokurori, SHISH, avokat populli, KLSH etj pasi hallka e fundit gjyqesori po i nxjerr jashte loje keto institucione. Nuk ka demokraci pa gjykata te paanshme dhe te lira nga korrupsioni dhe injoranca. Shoqeria civile dhe populli te kerkoje referendum per ndryshimin e kushtetutes qe te beje te mundur nje gje te tille mos prisni vetem nga mazhoranca. Te filloje nje levizje popullore per kete qellim e te detyroje te gjitha partite politike dhe parlamentin te kaloje ndryshimet kushtetuese sa me shpejt. Mungesa e nje sistemi gjyqesor eshte me e keqe se cdo arme kimike qe mund te vinte ne Shqiperi dhe nese populli nuk ngrihet per kete ckuptim ka qe doli per armet kimike. Ku eshte ajo shoqeri civile qe doli per armet kimike? Le te dalin perseri per nje kauze shume here me te madhe. Pese dite manifestime masive duhen dhe kjo pune merr fund. Cdo njeri qe perkrah kete nisme te postoj ne kete faqe dhe ne te gjitha mediat si dhe Twitter, Facebook, sms miqve tuaj, familjareve etj. Vetem disa seconda do harxhoni per kete kauze te madhe. Mesazhi qe duhet te coni eshte: Drejtesi Sot! Le te behet kjo motoja e levizjes se ndryshimit pa dallim partie, krahine, feje, gjinie. Ne dhe femijet tane meritojme me shume se Hajdarkat e majte apo te djathte, injorante dhe te korruptuar. Cohu popull shqiptar nga gjumi dhe kerko drejtesine qe te takon.

  26. john Tirana says:

    DREJTESI SOT! DREJTESI SOT! DREJTESI SOT!

  27. john Tirana says:

    Z.Baze ne momente historike ketu ne SHBA gazetaret dhe liderat e vertete te shoqerise kane bere histori duke u shkrehur me akte simbolike per ceshtje te medha. Nje akt i tille do ishte botimi me germa te medha ne faqen e pare te gazetes tuaj ne ditet ne vijim te fjaleve DREJTESI SOT! Do benit histori Z.Baze. Keto fjale flasin shume dhe nuk ka nevoje per asnje koment. Mbetemi me shprese se ju do ebeni nje gje te tille dhe te na beni krenar ne lexuesit e rregullt te gazetes tuaj dhe gjithe popullin shqiptar. Ta kuptoje bota qe ne vete e kerkojme nje sistem drejtesie dhe jo vetem na e imponojne per te na futur ne BE.

  28. fieraku4u says:

    KETO JAN LLAFALLOGJI O NJEREZ. U THA, ME THA, U LA, E LANE. KETO JAN GJERA PA VLERE.

    EDI RAMA VOTAT I KA PLOT 85. BLEN EDHE CAMET E PA BESE PA ASNJE PROBLEMI DHE VEN 90. E HEQIN JARIN ME MUSTAQE PA PROBLEM DHE VISHON BASHK ME TE.

    PAS JARIT, FILLON REFORMA E THELLE NE DREJTESI DUKE NISUR NGA KLD EDHE DERI TEK GJYQTARET.

    PO NUK U RREGULLUA GJYQESORI NE SHQIPERI, HARRONI EVROPEN. NUK EVROPE DHE AMERIKE PA DREJTESI. BOTA PERENDIMORE KU DUAM TE SHKOJM FUNKSIONON ME LIGJE DHE DREJTESI.

  29. Naftetari says:

    Po ca prisni drejtesi nga gjyqtare tip Fatmira ky eshte sistemi i korruptuar i gjykatave.

  30. Albani says:

    av.Petrit Serjani ia doli te “binde” gjykaten! A thua te kene guxuar gjyqtaret te marrin para?! Mendoj se jo. Z. Seriani eshte Av i z. Meta. E ka nxjerre te pafajshem z. Meta perpara Gjykates se Larte. Eshte mik personal i tij. Konkluzioni eshte i thjeshte: ka qene vetem aftesia e z. Seriani si ne rastin “meta” ashtu edhe tani!!!!!!

  31. Albani says:

    Dy Gjyqtaret e nderuar ( Goge & Levanaj) nuk anojne fort nga e djathta!
    Njeri nga Berati tjetri nga Permeti!!!!!
    Fajin e ka sigurisht Fatmira Hajdari!!!!!
    Kush e beson???!!!

  32. Albani says:

    2 Gjyqtaret e nderuar ( Goge & Levanaj) nuk anojne fort nga e djathta!
    Njeri nga Berati tjetri nga Permeti!!!!!
    Fajin e ka sigurisht Fatmira Hajdari!!!!!
    Kush e beson???!!!

  33. Fillim says:

    Kam nje pyetje te thjeshte, sa here ka gjygje qe lidhen me pergjegjesite e ish pushtetareve, Berishes e familjes se tij, Bashes, Imamit, Mzatit etje, apo ushtaret e vrases te Saliut, e sigurte se gjygjtare do jete Fatmira Hajdari, Shefkije Demiraj, Bese Hoxha dhe nje shpure qe vetem ne drejtesi nuk duhet te jene. Si ka mundesi qe ky komb i eshte nenshtruar te keqes qe e ka emrin Sali Berisha. Deri kur do vazhdohet qe te vuajne breza te tere per kete kryehajdut dhe matrapaz qe per pushtetin e vet ka vrare e djegur dhe ka ngjashmeri vetem me Esat Toptanin dhe Zogun ne pjesen e keqe te tij ate te vrasjes se kundershtareve. Si munde te lejohet Fatmira Hajdari e cila u shperblye per denimet e te pafajshmeve per Gerdecin dhe leshimin e milirdereve qe e organizuan dhe e sollen Gerdecin me miratimin e Berishes dhe Ministrave te tij. Si ka mundesi qe kjo moster gjendet ne te gjitha gjygjet dhe opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme nuk thote asnje fjale, pavaresisht se kjo eshte me kriminele se kriminelet qe leshon me vendimet e saj. Apo e edhe Fatmira eshte familje deshmoresh…….. dhe mund te beje cte doje ne kete vend dhe vetem te ece ne karriere. Jepjani pagen ne shtepi dhe kjo moster qe nuk e meriton te ishte gruaja e Azem Hajdarit te mos e ndote drejtesine me teper. Mjafte ke bere krime por nje dite zoti do ti gjykoje te gjithe ata gjykates qe veprojne pa drejtesi dhe ata politikane qe moren 1 milion vota dhe rrine duke qare… se nuk na len Evropa. Bejuni vetem nje dite te ndershem dhe hapni konkurs per 200 gjykates te rinj dhe ketyre qe jane jepni pagen per 3 vjete dhe te punojne ne nje zanat tjeter. Duhet pastruar qe te lind nje bare i ri qe eshte i painfektuar. Cdo vit prodhohen 6000 juriste. Mjafte me Vepro tani mazhorance, vetem nje here beju e ndershme……

  34. Labi-Boston says:

    Mere nje injorante si Fatmira hajdari dhe beje gjykatese,cfare do presesh nga drejtesia.Drejtesia e shokut Sali duhet shkatruar,nqse duam qe shqiperia te ndryshoje ne te mire te popullit shqipetare.Keta kriminel qe eleminohen cdo dite jane njerzit me te degjeneruar dhe me injorant te kombit shqiptare,jane ata qe u mbeshtet qelbesira Sali per te shkatruar kete vend.

  35. gege toske says:

    Drejtesi sot,drejtesi sot,drejtesi sot

  36. tan says:

    Te gjithe gjyqtre jane kthyer ne bande dhe banditet duhet te shkojen atje ku e kane vendin banditet,keta jane bere te papermbajteshme Sali Berisha nuk thote asnje edhe nje fajle per banden e tij ,po perse ??

  37. Aldo says:

    Kush eshte gangster do te dali nag situate.

  38. babakrraba says:

    rraca e poshter e hajdarit vazhdon te mbjelle vdekje e tmerr, i hangsh ato leke qe ke marre e do marresh kondoma se do te duhen me shume tani se qimja ate pune ka, ha ha ha ha ha ha ha

  39. Jimi says:

    Ne nje shtet normal perball kesaj situate i vetmi veprim qe munde te be

    hej do te ishte kallzimi penal per tre gjykatesit e gjykates se apelit
    me akuzen:per rezikshmeri te larte shoqerore nga mos kryerja korekte e detyrave kushtetuese:

  40. shpetim says:

    PER: athenan

    Ti ke te drejte.
    Por problemi eshte se valle ata juristet qe kane studjuar e punojne ne perendim, a kane aftesi ti fitojne ato konkurset farse qe organizon RAMA ,me shume show dhe shume tam-tame; te cilave po u del boja cdo dite ?

  41. shpetim says:

    shif komentin e mesiperm dhe mos e mbaj ne pritje

  42. iski says:

    Te gjitha gjerat keputen kur hollohen. Zollumi keputet kur trashet.

  43. qytetari shqiptar says:

    e lexova vendimin e gjykates dhe mu duk i drejte .. gjykata denon ne baze provash (me deshmitare, shkresore, ekspertizat ligjore, etj).. deshmia e personit te demtuar, ose me sakte, ndryshimi i theneieve te tij, nuk perben prove te mjaftueshme per rihapjen apo e çeshtjes sepse vete deshmitari eshte bere i pabesueshem me deshmite e tijte ndryshuara .. un nuk po i hyj nje analize te holle, por ky artikull nuk eshte denoncim i te keqes por nxitje e te keqes duke u shperlare trurin njerezve me trakte .. çeshtja e gjin nikes eshte me e thelle dhe nuk ka te beje me PD .. gjin nika praktikonte fene islamike te formes ekstremiste dhe eshte nje nga te rekrutuarit e atyre qe praktikojne dhe perhapin fene ne kete forme .. te tjerat merrini vet me mend ..

  44. nivle says:

    prandaj ja futi koqen e plumbit gentjani – gjinit, se skishte me besim tek gjyqtaret e tha me mire po e heqe une qafe tani se sa te me heqi ai mua. kushedi ska me fat prape

  45. lakuriq me duar në xhepa says:

    Ku është KLD dhe “mustaqemiu”, që të paktën të “pushojë” këta gjyqtarë…

  46. Anisa says:

    Si mund te ri gjygjyare fatmra haidri, kjo injorante, fshatare librazhdi, qe azemi e mbante ne vend te buces, kjo fliqesire po liron nga burgu kriminelet me te rrezikshem, ne kembim te shumave te medha te pareve, kjo e pa shkolluar s’mund te rije me ne sistemin e drejtesise, merkeli ja tha troc rames per integrimit ne europe, drejtesieshte me e kopuptuara.

  47. avokati says:

    Nuk njihni Andi Civicin,Hysen Salikon dhe Iliba Bezatin ju,pa flisni,ata te marrin edhe kaposhin e fares,pyesni njehere ne vlore pa te shihni

  48. arben says:

    Per aq kohe sa drejtesia ne Shqiperi do te ngelet ne doren e njerezve te koruptuar nga kriminelet apo te zene per gryke nga mafia politike kurre nuk kemi per tu cliruar nga makthi I nje shteti rumpalle dhe krimi ka per te sunduar kudo.Ka ardhur koha qe edhe gjyqtaret, prokuroret dhe te gjithe ata qe sipas ligjit duhet te mbrojne ate por qe ne realitet jane te perzjere me krimin, te perfundojne pas hekurave te burgut dhe te marin denimet kapitale per te pastruar vendin nga ky kancer qe po na merr shpirtin dhe qe po mbyt foshnjen demokraci qe diten kur lindi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje