INTERVISTA/ Rama: I lumtur që do bëhem baba. Fëmijën me Lindën e donim të dy

4 Prill 2014, 08:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehu dje publikisht për herë të parë gëzimin, me të cilin ai po pret trashëgimtarin e ardhshëm. Duke folur në intervistën e tij në “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, Rama se nuk kishte preferenca për djalë apo vajzë.
Në jetën tuaj po vjen një fëmijë. Doja të dija më shumë, ishte vendim? Donit që të kishit një fëmijë?
Ishte një dëshirë e madhe që u kurorëzua si një lajm i mrekullueshëm dhe që tanimë është mes nesh si një hapësirë tërësisht e re dhe shumë tërheqëse. Ju keni parasysh që të gjithë ata që kanë kaluar nga një histori dashurie, e materializuar në një krijesë që pritet të vijë, është diçka që është zor të gjesh fjalët për ta përshkruar.

Do të jetë djalë apo vajzë?
Nuk e dimë këtë gjë dhe kemi dëshiruar që të mos e mësojmë.

Cila është preferenca juaj?
Unë në këtë rast që gjëja është konkrete nuk di të zgjedh, por në të gjitha rastet, qoftë vajzë, qoftë djalë…

Ishte dëshira juaj apo e bashkëshortes?
Kjo është një dëshirë që s’mund të jetë veçse tërësisht e përbashkët.

Si ndiheni tani që do bëheni prind për herë të dytë, duke pasur parasysh që raporti juaj me familjen nuk ka qenë kaq i mirë në të kaluarën?
Është shumë e vështirë, besoj e pamundur që jeta private e dikujt të mund të gjykohet nga jashtë, sepse askush nuk mund të ketë një gjykim të drejtë kur e shikon nga jashtë dhe për këtë arsye mendoj që në jetën private vendosen shumë gjëra që nuk mund të racionalizohen tërësisht të para nga jashtë. Por një gjë është e sigurt, që ky është një lajm i gëzuar dhe që e bën të tillë edhe gëzimi i Reas dhe i Gregut. Duke pasur një vajzë apo një djalë është shumë bukur të kemi një shumicë apo një pakicë.

Do doja të hyja në pjesën më politike të çështjes. Shumë fëmijë do vijnë në jetë në Shqipëri dhe do jenë më të varfër. Do ketë rritje taksash nga marrëveshja me FMN. Kjo marrëveshje me FMN ekziston apo jo?
Së pari, përshtypja se Shqipëria do jetë më e varfër është një përshtypje që s’ka asnjë bazë, jo për arsye se unë jam sot kryeministri i Shqipërisë dhe Shqipëria qeveriset nga një aleancë e dy forcave të majta, që sot unë e përfaqësoj këtu në këtë diskutim, por për faktin se nuk ka asnjë indikacion apo arsye objektive të mendohet që Shqipëria do të jetë më e varfër.

Sa do të jetë rritja ekonomike?
Minimumi 2%, por ndoshta edhe më shumë.

A ka një marrëveshje me FMN që ju kërkon rritjen e taksave?
Marrëveshja me FMN është bërë para miratimit të buxhetit dhe ne nuk na detyron asgjë çfarë të bëjmë me këtë rrugë. Nëse një shtet falimenton, atëherë duhet të gjejë rrugë për të shpëtuar. Por ne nuk e kemi këtë situatë. Ne jemi në kushtet kur tkurrja rrënuese e ekonomisë ka mbaruar dhe më e keqja ka kaluar.

A do të kërkoni rivendosjen e TVSH-së në arsim?
Ne nuk do kërkojmë asgjë nga këto, përsa kohë ne i kemi burimet e mjaftueshme.

A ka rritje të taksës mbi makinat e përdorura?
Janë të gjitha në marrëveshje si opsione alternative në kushtet kur burimet ekzistuese mund të mos japin rezultatet e duhura. Por situata na bën që të mos u referohemi burimeve shtesë. Edhe në muajin mars ne e kemi kaluar të ardhurat.

A do aplikoni futjen e një taksë për hyrje-daljet e shtetasve në Shqipëri?
Nuk janë shpikje për Shqipërinë, por janë forma taksimi në shumë vende. Ne jemi që të mbajmë një ekuilibër të plotë me konsumin. Rritja e fuqisë blerëse është qëllimi ynë.

Do rritet mosha e pensionit në 67 vjeç?
Ne jemi në kushtet si vend, kur për shkak të papërgjegjshmërisë së një klase të tërë politike dhe për shkak se çdo qeveri e ka shtyrë më vonë çështjen përballemi me një deficit të papërballueshëm. Nga ana tjetër jemi vendi që kemi një raport kontributor me përfitues që nuk gjendet në asnjë vend të Evropës. Në vendet e Evropës kemi 7 persona që kontribuojnë dhe 1 që merr pension sot te ne kemi 1 që kontribuon dhe 1 që merr pension dhe shtesën e fut shteti. Vjen një moment që kjo bëhet e papërballueshme. Nuk është se do rritet mosha e pensionit dhe çdokush që është në prag të pensionit duhet të presë moshën. Mosha e pensionit do fillojë të rritet plotësisht për ata që janë 40 vjeç dhe kjo nuk është e përcaktuar plotësisht. Jemi në punë dhe do të dalim me platformën e plotë, të cilën po e punojmë me ekspertë. Kush është sot në prag pensioni nuk do të vuajë një shtyrje të menjëhershme të pensionit duke pritur.

Ju i keni dërguar këto ditë një letër kryetarit të opozitës. A doni të bëni një reformë territoriale vërtet me opozitën apo doni ta përdorni si fasadë?
Po, patjetër. S’kemi arsye ta përdorim si fasadë.

Shefi i opozitës ju ka vënë para një sfide. Jeni apo për një konsensus?
PD 71 vota për të qeverisur i bëri para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve?

Keni fituar 82 vota të dhe keni trafikuar 3 vota…?
Po të jetë puna për moralisht, ne kemi dalë me 85 vota dhe 2 i kemi humbur në procese krejtësisht të diskutueshme dhe ky nuk është argument. Nuk është argument as pretendimi për konsensus në sallë. Konsensusi bëhet në komision. Ne kemi kërkuar të ulemi bashkarisht dhe çdo produkt ta votojmë konsensualisht. Nëse në komision nuk gjendet konsensusi, atëherë duhen lexuar arsyet pse nuk është arritur konsensusi. Ne kemi detyrën t’i japim fund një farse 20- vjeçare, e cila e ka penguar Shqipërinë…
Ne i themi opozitës ‘eja ulemi, mos paragjykoni procesin, të vendosim kriteret. Nuk mundet më që shqiptarët t’i paguajnë 80 milionë dollarë një sistemi që i çon në drejtim të paditur. Ne nuk mund të na kushtëzojë dot opozita. Kjo është një çështje e vullnetit të mirë. Ne nuk mund të rrimë peng i opozitës, do bëjmë reformën me konsensusin kushtetues.

Nëse opozita refuzon, do ta bëni vetë reformën administrative?
Pa as më të voglin dyshim.

Në një nga seancat parlamentare ju keni përdorur një fjalor jo etik. A keni shkelur etikën?
Unë e thashë pjesën time dhe besoj që edhe në këtë pikë nuk e teproj që jam shumë i qetë në raport me shqiptarët, sepse kur njeriu gabon, duhet të kërkojë ndjesë dhe kur një kryeministër gabon, duhet të kërkojë dy herë ndjesë. Ndjesa ishte tërësisht e ndjerë. Unë nuk kam asnjë arsye të ndihem mirë në rast se shoh një gjë të tillë. Kjo është pjesa hileqare e një shtypi të investuar.

A i keni kërkuar falje ju personalisht ish-kryeministrit?
Nuk kam asnjë arsye t’i kërkoj ndjesë, sepse nuk ju drejtova as atij dhe as atyre, por e përsëris ishte shprehja e një mbarsjeje emocionale që buroi nga një lumë vandalizmi që ne e kemi në parlament çdo të enjte. Ai nuk është diskurs publik.

Opozita ka bërë një sërë denoncimesh lidhur me emërimet që janë bërë në administratë…
Një kryeministër që ka kërkuar ndjesë publike Shqipëria e ka sot dhe nuk e kishte deri dje. Shqipëria dje kishte kryeministra që e kanë shkatërruar. Kishte kryeministër që i vrau njerëzit në bulevard dhe i akuzoi për puç. Dhe nga ana tjetër, Shqipëria nuk e ka pasur më përpara një qeveri që kur ballafaqohet me fakte, të mbrojë një të vërtetë. Ka pasur vetëm 3 raste që janë larguar nga puna.

Premtimin për legalizime falas nuk e keni mbajtur?
Legalizimet janë falas. Janë nja 5 tarifa që janë hequr komplet. Kjo është e rëndësishme, sepse kjo do të thotë që kur ne e kemi anonçuar këtë gjë, të gjithë kanë stopuar dhe presin daljen e ligjit se kjo ishte një barrë e madhe për çdo familje. Unë di t’ju them që shpenzimet administrative kanë variuar nga 400 mijë lekë në 2 milionë dhe deri në 10 milionë lekë. Sepse ka familje që i kanë paguar nga 4 herë. Dal garant që sot për legalizimet nuk paguhet asnjë qindarkë korrupsion. Në momentin kur shtëpia është ngritur mbi truallin e familjes, nuk paguan asgjë. Kemi ndryshuar tërësisht praktikën e punës. Nuk shkojnë më familjet te ALUIZNI, por është vetë ALUIZNI që shkon tek familjet. Kur toka nuk është e familjes, por është e shtetit apo e pronarit, ne nuk kemi asnjë të drejtë që këtë tokë ta japim falas dhe nuk ka asnjë interes që këtë tokë ta marrë falas, sepse merr në kurriz një konflikt. Kush do të paguajë menjëherë, vetë çmimi i tokës do të jetë shumë i ulët. S’ka tokë me çmim tregu.

A ka ndërhyrje selektive nga INUK. A është normale që policia të veprojë si rasti në Mallakastër?
Askush nuk mund të bëhet barrikadë njerëzore për të mbrojtur diçka që është në kundërshtim me ligjin. Do të shemben të gjitha godinat pa leje që ndërtohen në rrugë nacionale. Ndërkohë që me ato që janë ndërtuar do shikohen rast pas rasti, në funksion të rrugëve, sepse ka raste kur mund të hapet një rrugë e re. Për ndërtimet pa leje që janë me qëllim fitimi që do të ngrihen këtej e tutje do të ketë vetëm një përgjigje: ruspën dhe përtokë.

Kthehemi te problemi i krimit në vend…
Krimi i vrasjes ka rënë me 30 e kusur % më pak. Kanë dalë zotërinjtë e opozitës dhe kanë thënë që janë 50% të vrarë.

Ministri i Brendshëm ka thënë se shefi i SHISH-it nuk e ka informuar. Ndërsa presidenti e ka përgënjeshtruar. Ju kë besoni?
Unë i besoj ministrit të Brendshëm dhe jo presidentit. I besoj ministrit të Brendshëm 100% për këtë deklaratë dhe për ç’ka deklaron, se nga njëra anë kam një admirim për punën që po bën, që Shqipëria do t’ia shikojë hajrin në vitet në vijim. Kam vite që e njoh ministrin e Brendshëm dhe është një nga politikanët më të përgjegjshëm që ka vendi. Presidenti është gabim në këtë rast.

Ju si i keni raportet me zotin Ajazi?
Ia kam thënë në sy shefit të Shërbimit. Problemi është niveli profesional, që lë shumë për të dëshiruar.

A është e vërtetë që kanë rifilluar negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë?
Kemi një diskutim tërësor për të gjitha çështjet që duhen zgjidhur mes nesh e Greqisë. Kemi një sërë çështjes dhe ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojnë. Për ne që nga çështja çame deri tek toponimet janë një sërë problematikash që duhen zgjidhur një herë e mirë. Edhe për marrëveshjen e detit. Besoj që nga pala tjetër ka një mirëkuptim dhe ka edhe një vetëdije që Qeveria shqiptare të kërkojë të forcojë miqësinë, por nuk cenon në asgjë nga ato që janë çështje që ne nuk i harrojmë dhe nuk i lëmë dot pas krahëve.

Zoti Rama në burgun grek Ilia Kareli u rrah në mënyrë barbare dhe humbi jetën. Ka reagim shteti shqiptar?
Unë mendoj që ka një reagim mjaft me vend të Qeverisë shqiptare përmes Ministrisë së Jashtme, por ka edhe një reagim të Qeverisë greke, që nuk ka qëndruar indiferente dhe ka marrë masa të rrepta, duke bërë një sërë arrestimesh se ajo që ndodhi ishte barbari.

A keni ndërmend të bëni ndryshime në kabinetin qeveritar?
Nuk kam asnjë arsye të bëj ndryshime në kabinetin qeveritar. Askush të mos presë ndryshime as sot, as mot. Ndryshime mund të ketë vetëm në rast në rast se një ministër shkel ligjin apo kontratën tonë me popullin shqiptar. Kjo është skuadra më e mirë qeverisëse që ka pasur Shqipëria në 23 vjet.

“Një skuadër fëmijësh” tha Avokat Ngjela?
Avokati është në ligën e veteranëve dhe nuk diskutohet që ka të drejtë të thotë që kjo është një skuadër fëmijësh. Është njësoj sikur Platinia apo Maradona, është njësoj sikur flet Sul Mema për Tironën e djeshme.

Si ishte takimi me juaj me zotin Ngjela?
Kemi biseduar dhe çfarëdo që të bëjë dhe të thotë avokat Ngjela, ai është një mik i imi dhe pa as më të volit ndryshim është një pasuri e debatit publik.

Ilir Meta për ju është shok, mik apo aleat?
Është pa asnjë dyshim një partner strategjik, që i ka të gjitha ato cilësi që duhet të ketë për të garantuar një partneritet të suksesshëm në të mirë të vendit. Në aspektet njerëzore dhe personale dita-ditës edhe në aspektin e marrëdhënieve njerëzore jemi gjithmonë e më pranë.

47 komente në “INTERVISTA/ Rama: I lumtur që do bëhem baba. Fëmijën me Lindën e donim të dy”

  1. Mira says:

    Ditë të zeza po vinë….! Po si mo maskara do të taksosh emigrantët që hyjnë e dalin në Shqipëri…!? Kokën hëngsh me këto politika !

    1. Sosialisti says:

      Perse akuzohet Klani per miliona reklama te mara. Pse Rama merret zvarr per by… dhe ulet ke tavolina e fevziut? ke strofkulla e djathte pastaj rri aty ter siklet ne ate tavoline. Ky eshte nje kryeminister kukull katovice. Ai eshte thjesht nje aktor rrogtar i vene aty nga byroja e kupoles qeverisese qe eshte ajo qe ka qen gjithmon. Socialistet e thjesht me naivitet enden zyrave te punes.

      1. dorjeta says:

        Rama u perpoq te informonte publikun per te gjitha pyetjet, por fevziu si gjithmone nuk e lejonte te fliste, vetem e sulmonte.
        Gjithsesi, sic tha ai, ata qe kane shtepi per tu legalizuar, jane juristet me te mire te kesaj fushe dhe e kane kuptuar se do behen falas dhe jane hequr 5 tarifat, e kupton apo s’do ta kuptoje fevziu.

        1. greiss says:

          Gjeja me e mire qe mund te beje, eshte te sjellesh nje Agjensi Nderkombetare per te vleresuar institucionet arsimore, se ketu gjithmone do dali miku e shoku dhe asnjehere nuk do reformohej rrenjesisht arsimi.
          Urojme qe kjo reforme te perfundoje sa me shpejt, sepse eshte mese e nevojshme.

          1. ndryshe says:

            Per vleresimin e institucioneve arsimore eshte nje gje per tu pershendetur gjthmone nese nuk rrin vetem si ide

            1. Tigri says:

              o bo bo sa budalla eshte ky lepurushi blendushi pfffffff te lodh me budallallekun dhe do doja shume qe ta tallte pak EDI

              Per sa i perket drejtimit te qeverise dhe puneve te bera e te nisura, nese ecen keshtu, ej ne rruge te mbari z.Rama

          2. Rustemi says:

            Sa i perket intervistes se mbremshme ishte nje Edi Rama brilant.

            Sa i perket premtimeve te mbajtura BRAVO.

            Sa i perket vizionit, KEmi besim

            1. Andi says:

              Populli mbreme e kuptoi mire se ska opozite dhe ajo eshte si goja e fevziut.

              Kjo ska me pike dyshimi dhe Rama vetem dueht te punoje sic e ka nisur pasi eshte ne rrugen e duhur

              1. Ina Muca says:

                ah ju demokrate te flakte si nuk zute mend njehere te vetme qe ai saliu sishte per kryeminister po po ju vje plasja qe Zoti RAMA po ben ndryshime dhe filloni shani por kur tju vijne mend ju demokratve sju hajne as qente pfffff demokrate te gjalle ju

                1. Urani says:

                  Z. Kryeminister ! Deshiroj t’ju them qe cdo hap qe keni ndermare deri tani shikohet me pozitivitet te plote nga ana ime dhe te moshatareve te mij , qe do te thote nga e ardhmja e ketij vendi… Te lutem shume mos na zhgenje ( megjithese kjo eshte nje fjali pa kuptim per mua sepse nuk mund te jesh mashtruesi i radhes ne kte vend , pasi ata qe na shkelen me kembe deri dje e kane mare denimin nga populli )

                  1. Besimi says:

                    Shume lart mbreme zoti Rama. Perpos pyetjeve cinike te Fevzos, ishe ne nivelin e duhur per ti treguar popullit se si jane te vertetat qe PD i deformon

                    1. Berti says:

                      I madh si ngahera Rama mbreme ?

        2. arditi says:

          opozita thote o si themi ne, o hic fare, ky nuk quhet bashkepunim, as konsensus, ky eshte presion, por edhe nuk eshte ne kushtet per te bere presione, ne kushtet kur ka mbetur nje opozitcke.

          1. Selmani says:

            Ke marre nje detyre te veshtire mbi supe,aq te veshtire sa shumica e ketij populli nuk e di qe shteti ka ligje dhe te gjitha ligesit dhe fatkeqesite qe i kan bere ketij vendi barbaret serbo sllave te sali fazllicit e kan bazuar ne ligj,cdo koncesion ne kurriz te SHQIPTAREVE do pak kohe qe te zhbehet nga qeveria e EDI RAMES.Dhe mbasi te zhbehet te futen ne burg te gjithe ata qe,nga koncesionet e tyre po bejne qe ky popull te vuaj shume ne nje keq jetese te trasheguar nga cmimet e larta.BESOJME TEK TY

      2. xhoi says:

        Po kjo nuk eshte nje media qe i sherben informimit te publikut, eshte nje media qe i sherben nje partie qe eshte kunder publikut, qe shikon vetem interesat partiake dhe po ben cmos per te penguar integrimin e Shqiperise, eshte antidemokratik.

    2. Ollga says:

      Fantastik mbreme Rama. Njeri me vizion te qarte.

      Mbreme te gjitha premtimet u pane se si po mbahen. Se si qeveria po punon per se mbari.

      Me jep shume shprese ?

    3. @mira says:

      cfare taksash moj per emigrantet thua?
      Ai po perpiqet te vendose marredhenie te mira me fqinjet per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve kudo qe jane?
      Emigranteve po u krijohen kushte qe nese do te duan te rikthehen, te investojne ne vendin e tyre.

    4. inatcori says:

      e paska planifikuar me Endri Fugen per arsye PIARi me duket ?

    5. emigrant 20 vjet says:

      Po cfare dite te zeza thua moj qe po vine ,e paguaj me gjithe qejf taksen e hyrjes vetem te mos perfundojne ne xhepat e policive dhe matrapazeve ,po te shkojne ne duart e atyre qe nuk kane

      1. Drita kunder erresires says:

        Duam sherbime shteterore? Detyrimisht qe duhet te paguajme taksa. Dhe ne kete rast i paguajme me sigurine se do shkojne ne buxhetin e shtetit dhe jo ne xhepat e Shkelzenit. Te gjithe duhet te paguajme. Kush ka me shume, duhet te paguaje me shume, te tjeret me pak.

    6. Epirioti II says:

      Mira komenton e para ose e dyta ne cdo artikull per Ramen. Vigjelon gjithe diten mbi Teman kjo vajze ?!!!
      Flet vetem helm te zi ose shpifje te pastra. Cfaredo qe te te kete bere Rama moj vajze mos e ul veten kaq poshte, per vetem pakez hakmarrje qesharake ?!
      Thjesht po demton veten se nuk te merr njeri seriozisht. Ngushellime se e lexum qe ishe merzit shume sot me artikullin kunder Xenit.

  2. Frasheri says:

    Urime zotit Rama! Te punoje per Shqiperine edhe te femijes qe do sjelle ne jete.

  3. antikrimi says:

    Te lumte Edi Rama,
    Vizionar europian,
    Pasuri kombetare e shqiptareve!
    Pergjgje te sakta i ke dhene “Uriah Hipit” te neveritshem,me emrin Blendi Fevziu.
    Ky lepires kazanesh dhe kazan gazetar !

  4. antikrimi says:

    O Mira,
    Berisha taksoi,rropi,vodhi,grabiti per 20 vjet me rradhe dhe zotrote nuk u ndjeve.
    Emigrantet jane gati te paguajne,te gjithe,per nje Shqiperi te re,demokratike,ligjore…

    1. Mira says:

      Ku e di ti se çfarë hallesh kanë emigrantët…!? Po e bëri këtë gjë ai do të humbasë shumë….! Emigrantët dhe droga mbajnë me bukë familjet e shqiptarëve dhe politikanëve të korruptuar.
      Nuk nxirret dhjam nga pleshti….!

      1. xxxxxxx says:

        Dhjam nga pleshti????

        Dritan Hoti me pseudonimin Mira vazhdon neper keto portalet per te manipuluar mendjet e njerezve????!!!!

  5. Dorian says:

    ky fevziu vetem e sulmonte dhe nuk e la te sqaronte asnje fjale.
    legalizimet, kjo plage e shoqerise me ne fund do te behen falas. une vete kam shkuar te Aluizni, dhe nuk me kane kerkuar asnje leke, te pese tarifat ishin hequr dhe po pres konfirmimin per legalizimin.
    Injoranca me e madhe e Fevziut, qe thote, token qe s’e ka te veten falja, po e drejta e pronareve mbi ate toke?????

  6. Bend says:

    Po Fevziu pse se ben pyetje se cdo te behet me kompanite private te naftes qe po u marrin jeten njerezve dhe vjedhin parate shtetit…ne me keto pasuri ndertuam nje shtet te forte nga hici,sot pse dalim me humbje!
    Dhe per pasuri si kromi dhe te tjera pse nuk i ben pyetje…nuk kan sy keta te shikojne?sapo u vra nje biznesmen kromi (ramet paste) qe ishte vetem 36 vjec dhe me 8 klase shkolle.Nga keta shpreson shteti jone te menaxhojne pasurite kombetare???

  7. Selmani says:

    Ke marre nje detyre te veshtire mbi supe,aq te veshtire sa shumica e ketij populli nuk e di qe shteti ka ligje dhe te gjitha ligesit dhe fatkeqesite qe i kan bere ketij vendi barbaret serbo sllave te sali fazllicit e kan bazuar ne ligj,cdo koncesion ne kurriz te SHQIPTAREVE do pak kohe qe te zhbehet nga qeveria e EDI RAMES.Dhe mbasi te zhbehet te futen ne burg te gjithe ata qe,nga koncesionet e tyre po bejne qe ky popull te vuaj shume ne nje keq jetese te trasheguar nga cmimet e larta.BESOJME TEK TY

    1. Tiku says:

      vetem kaq di te them une 8 vjet ne qeveri pd ne vend qe te nirrte qimen nga qulli futi dhe shume qime te tjera ne qull inshallah ju Edi do i nxirrni tashme keto qime nga qulli dhe ti tregoni vendin ku e kane pas kaq shume vitesh nen petkun e qullit.Ju pershendes.

      1. Tomorri says:

        I nderuar kryeminister si qytetar i shqiperise me gezon mikritja e shtetit gjerman ndaj jush pasi kjo tregon jo vetem seriozitetin tuaj dhe qeverise por dhe ngritjen e prestigjit te shtetit shqiptar ne arenen nderkombetare…

        1. Sara says:

          edi.. the best….blendi …gazetari me patetik qe sulet si grabitqar ne replikat e tij me ju ….ne funksion te partise kopshtare .. qe perfaqson me ne krye edukatorin dinjitoz dhe besnik …ne pushtetin e rrenave

          1. Vespa says:

            Po ia merr kalanë atij që theu qafën më 23 qershor. Popullit I dhimbnin sytë kur dilte ai qoftëlargu në ekran, kurse tani nxitojnë para ekranit për të pare e dëgjuar Edi Ramën që mbjell ëndrra e rrit shpresa për Shqipërinë.

            1. velo says:

              ler te lehin qenet o i pa lodhur veten e tyre digjenerojn cdo te enjteje vazhdo keshtu o maestro se ke popullin me vete te lumet rrespekete o gjigand

  8. lleshi says:

    dite me te veshtira do vijne me Edi peden.socialistet do ta hane sa krahu

  9. lleshi says:

    bravo Edi je i Madh

  10. sunline says:

    m’duket se femija i kesaj shterpes do i ngjaje me shume saliut se sa EDIT

    1. Drita kunder erresires says:

      O Tema, ju lutem kontrolloni etiken ne komente.

      1. Nardi says:

        Jane shume dhe nuk kane njerez mjaftueshem per t’i kref te gjitha

  11. Tom says:

    Edvin, nuk fshihesh dot pas gishtit, se gjynahet i ke super gjigande. Populli qe te votoji do ta haj sa krahu. Menduan se ishe zgjedhja e duhur, dhe zgjodhi ujkun (ty) qe te rruash kopen (popullin)
    Po si mor plako, i harrove ato arrogancat e tua skizofrenike…., cnjerezore, dhe te pamoralshme? Vetem ti, nuk ke goje te flasesh per familjen. I ke menderosur tenden dhe te babait tende, tani kerkon te na hedhesh hi syve, Jo plako, je i mbaruar!

  12. plaku says:

    Kjo interviste ishte nje prove me shume, qe Fatos Lubonja u prish me Edin, kur ky vendosi te hyje ne politike. Te jesh politikan e ke shitur shpirtin dhe ndergjegjen ne funksjon te karriges.
    Une jam akoma nje fans i Edit, por me duhet te them se Edi thote shpesh budallalliqe, si thenia se NUK KA TOKE ME CMIM TREGU. Sic duket Edi, per tju shmagur nje pyetje te veshtire thote edhe budallallieqe te Tilla qe nuk i beson as vete, por qe eshte i detyruar ti thote per Konsum te brendeshem. Ne se nje budallallek te tille do tja thuash nje investori te huaj ai ngrihet nga tavolina dhe hiken.

  13. BENI says:

    Perpara. dhe je me i miri,leri Pedeistat dhe servilat e atij regjimi te flasin,vetem injorantet presin qe per 6-7 muaj mund te ndodhe mrekullia,pa harruar ku na coj Saliu dhe Regjimi i tij Vrastar,Fevziu ul si gjithmone aksionet e veta me menyren e te berit moderim ne ate emision se servil i Berishes,edhe tani qe

  14. . says:

    ————————————————————————————————

    Z.Rama, je teper i edukuar dhe kulturuar.

    Ju flisni per “ligjin” dhe “rregullin”

    qe ka sot mbare rajoni.

    Verioret-shpellare dhe Sali Krimineli nuk duan

    ligjin por rrumpallen dhe hajdutllekun.

    ————————————————————————————————

  15. tigri says:

    Te lumte Edi,jam besimplote ne permisimin e gjendjes ne te cilen ndodhet e ekonomia dhe instuticionet e shtetit.Ju perqafojme.

  16. ARUSHA says:

    LINDA ESHTE NJE DELE RUD

  17. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Mire qe te punonka komandant.

  18. tarrasi says:

    hajde kryeminister hajde gallad emadhe se linda naqenka shtatzan hhhhhhhhhh kujt iplasi mjer populli qe jan pabuk epapun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje