Pas takimit pak ditë më parë me Kreshnik Spahiun, Spartak Ngjela është takuar gjatë ditës së sotme me kreun e FRD-së, Bamir Topi. Ngjela ka thënë se ky takim është zhvilluar për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend.
“Po goditet korrupsioni, por ende nuk po shohim një reformë në drejtësi. Natyrisht me Topin kemi qenë bashkëpunëtorë politikë me njëri- tjetrin”, ka thënë për News24 Ngjela.
“Lamë të kuptonim se do vazhdojmë me tryeza të gjera, ku do të ketë pjesëmarrje dhe të palëve të tjera. Nuk ka asgjë politike pas, veç po mundohemi të përmirësojmë klimën politike në vend”, vijoi ai.
Por ndërkohë, Ora News raporton se Spartak Ngjela rrezikon që të humbasë licencën e avokatit.
Shkak për këtë është bërë një padi nga një klient i Ngjelës.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka nisur procedimin displinor për avokat Ngjelen, pasi nuk ka plotësuar marrëveshjen e firmosur me klientin e tij, Josif Niçka, raporton Ora News.
Sipas kësaj marrëveshje, Ngjela zotohej se do të zgjidhte një çështje gjyqësore në Dhomën e Këshillimit të Gjykatës së Lartë, në favor të këtij shtetasi.
Madje për këtë ka edhe një mandat pagese i datës 15 shkurt 2012, ku Josif Niçka ka kryer një parapagim prej 200 mijë lekësh të reja, ndërsa 100 mijë të tjera do t’i paguante kur të mbaronte gjyqi.
Por ajo çka e bën me interesante këtë histori është se në Dhomën e Këshillimit të Gjykatës së Lartë nuk ka palë, pasi trupa vendos në bazë të shqyrtimit të dosjes së dorëzuar për rekurs. Vendimi i Dhomës së Këshillimit i përbërë nga 5 gjyqtarë nuk ka qenë në favor klientit.
Pas kësaj klienti i është drejtuar me një ankimim Dhomës së Avokatisë, ku kërkon kthimin e dokumentacionit dhe kthimin e shumës prej 2 milion lekësh të vjetra.
Për këtë ankimim është njoftuar edhe avokat Ngjela, ku i kërkohen shpjegime me shkrim përprara komisionerit, lidhur me këtë ankimim.
Madje mes komisionerit dhe studios së Ngjelës ka patur edhe një komunikim elektronik, ku i është bërë e ditur ankesa. Ndërsa i është kthyer përgjigje se pretendiim është i pabazë dhe për këtë ka një vendim të Gjykatës së Tiranës, i cili ka rrezuar kërkesën e Josif Niçka.
Për më tepër ai nuk është paraqitur vetë për të tërhequr dokumentacionin, i cili ndodhet në arkivën e zyrës. Avokat Ngjela është njoftuar dhe pritet të dalë para komisionerit dhe më pas pritet një vendim nga komisioni për heqjen e licencës, apo do të kemi një dënim me të lehtë.
Topi punon sipas rekomandimeve te Rames,te mbaje nen kontroll ata me te cilet Rama i ka prishur punet Ngjelen,Spahiun,…ndersa keta te fundit jane si gomari ne enderr,…
linda
po te flete truri apo llapa?
Ka rregulla te forta ne Shiqepestan,Ngjela duhet te pergjigjet qoftese
dhe me masa me te forta.
keta te dy jane politikane te deshtuar koke e kembe.
Do merret vesh se si kane qene lidhjet. Do dali edhe i zoti i Kreshnik Spahiut. Me duket se eshte Bamiri.
Jo treshe ta bejne keta por edhe peseshe, nuk dalin dot mbi partite e medha PS dhe PD. Sa per LSI nuk kam cfar te them, ajo nuk parashikohet, kur mendohet se zhduket, ajo shtohet, ndoshta kur mendohet se shtohet , ajo zhduket.
Por Ngjela e filloi lojen: Sha Ilir Meten. Kete pune do bej ky tani per 4 vjet. Pergatitini veshet per kete pune.
Ja dhe kunderpegjigjja e Metes…nxorri Josifin per ti bere shantazh Ngjeles…
Nxirreni ne pension kete klloun anglosakson te tranzicionit.
Kush bon dyshe me Liken eshte i fituari, te tjeret rrine ne opozite.
Nerastese Bamir Topi do te pranoi bashkpunim me nje afije (spiun} te SALIUT,SI kreshnik SPAHIU,te cilit i ben naften njeres me mend e me vlera ,kur e kuptuan qellimin e tij ,do te jet nje ulje pristigji dhe mosbesim te Bamir Topi. BASHKIMI me KOSOVEN eshte duke u realizuar ne fushen e ekonimise ,arsimit,shendetesise…….. te tjerat behen vet pa patur nevoje per propagane e thirrje te kota si dikur Kreshniku i maleve,qe do grumbullonte 1000000 manifestues ,por nuk i erdhen as 100. Per ngjelen nuk ka nevoje te flitet,pasi ai shkon ne cdo parti……
per keta te dy rroft saliu se nuk do i kishte njoh kush ……….
dalengadale do ja fusin gishtin saliut dhe lulushkes tek e djathta topi me ngjelen.
Une mendoj se Avokat Ngjela eshte person shume i zgjuar dhe trim. Kurse Z.Topi hiqet si i drejte po e ka me te futur. Nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes, te pakten me cfar dime ne , qe ish Presidenti i republikes te futet ne zgjedhje me parti te re dhe te dale pa asnje deputet. Ketu zoterinje jane dy partite e medha dhe zoti Meta ne mes. Kete radhe populli shqiptar ne forme plebishitare votoj PS dhe Edi Ramen. Gjendja dominante e ketyre dy te medhajave shkon gjate sic duket puna me Bamirin, Spartakun e Kreshnikun.
Zoterinj komentues shikoni se lepuri fle tjeter kund. Problemi eshte nisma e Ngjeles per antikorrupsionin. “Pislliku” hillet ne sulm e ku tjeter vec aty ku eshte me i perqendruar. Ne sistemin e drejtesise e kryesisht ne Ministrine e Drejtesise aty ku jepen licensat e avokateve. Po perse pikerisht aty tek prokurori i Enverit Naco? Se eshte prekur padrinoja Ilir Floriri.Nuk ma lejon fjalori se Ngjeles i rr… vetem k…….
Do shikojme se si do te reagoje qeveria nese realisht Rama eshte peng apo vertete eshte Kryeminister. Shqiptare zgjohuni nese keni femije apo mendoni qe te lini femije ne ate vend qe quhet Shqiperi.
Spartk Ngjela opozitari i perjetshem i duhet demokracise e lirise ne Shqiperi pradaj o shqiptare ngrihuni e bashkojuni kauzes se Ngjeles kunder korrupsionit jo per Ngjelen por per veten tuaj per familjen tuaj per femijte tuaj.
Lavdi zotit femijte e mi po shkollohen ne perendim por une jam me JU Ngjela se e dua Atdheun tim .
dy fetyrat mete dhiera ne politiken shqiptare servil qe shesin bythen pernje karrike por shyqyr qe tani jan vetem qytetar te thjesht edhe perse kanvjedhur qytetaret shqiptar sidomos ky topi sa ishte persident fetyra te dhiera
politikanet me te suksesshem ne shqiperi jane ata qe arijne te mashtrojne sa me shume veta ,dhe kta te fundit pasi mashtrohen per kater vjet rresht , arrijne te klasifikojne kush politikane jane me te suksesshem ,me popull idiot sme kane pare syte ne rajon , se ne bote jo e jo
Bamiri eshte bere si Shaban Memia qe me porosi te Berishes ofrohej per te spiunuar dhe mbajtur ne kontroll cdo politikan qe shfaqte disidence ndaj Berishes. Ndersa per nga ana e vlerave Ngjela eshte me lart se Topi, nga morali perseri sepse Ngjela edhe kur shkon me femra eshte i justifikuar si beqar qe eshte ndersa Topi kryen tradhti bashkeshortore.
Josif Nicka qenka kokrra e trapit.
S’e paska marre vesh se cfare avokati eshte Ngjela?!
Lerini te punojne deri sa te kene energji. Askujt si prishin pune, OJQ jane…
Avokati eshte unik ne shqiperi.une sdi pse mileti po qe se je I zoti dh emendje hapur te bombardojne me te shara.po te jesh I dobet perseri keshtu bejne.Ngjela eshte mbi te gjitha njeri.nuk eshte barthare se eshte rit e di vete ai a mire…po njohe I teorive etj…avokatit I japing sh hs respekte dhe dashamiresi.nje grup qytetaresh nga pallatet e aviacionit ne tirane.
Ngjela eshte nje mashtrues shekullor! Ta gezoje Topi me shoke!