Kuvend/Deputetët e PD i bashkohen protestës. Halimi: Do rikthehemi në debatin për marrëveshjen me FMN

3 Prill 2014, 10:49Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit vetëm kur të nisë shqyrtimi i Marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit dhe iu bashkuan protestës që po zhvillonin të larguarit nga administrata publike. Deputeti demokrat Eduard Halimi theksoi se mazhoranca duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese përsa i takon Nënpunësit Civil, ndërsa garantoi protestuesit se ligjvënësit e PD do të jenë në krah të të larguarve nga puna derisa ato të rikthehen në pozicionet e tyre.

“Qeveria duhet të zbatojë vendimet e gjykatave dhe të rikthejë menjëherë në vendet e tyre të punës ato që kanë një vendim gjykate”, tha Halimi, sipas të cilit numri i të larguarve nga administrata është 7 mijë.

Në fillim të seancës plenare, Halimi bëri të ditur se ligjvënësit demokratë do të jenë të pranishëm në debatin parlamentar mbi marrëveshjen me FMN me synimin e vetëm për të mos lejuar Qeverinë dhe mazhorancën për të livadhisur mbi financat publike. “Ju kemi kërkuar transparencë për marrëveshjen me FMN, ju kemi kërkuar një debat të shpejtë parlamentar mbi këtë marrëveshje që po shkakton masa shtrënguese ndaj qytetarëve. Qëndrimi ynë mbetet i qartë ndaj këtij Kuvendi që ka shkelur Kushtetutën dhe po i jep të gjitha pushtetet atij që është në krye, duke rrezikuar që vendi të rrëshqasë në diktat”, theksoi Halimi.

Sipas tij, Kuvendi në vend që të ishte institucioni ku zbatohej ligji, u kthye në institucionin që po shkel Kushtetutën.

“Jashtë kësaj salle me mijëra njerëz u hodhën në rrugë për shkak të arrogancës së Kryeministrit dhe luftës së klasave. Kjo është një dramë që po çudit gjithë botën, që e shkaktoi ky Parlament. Gjithçka u shkaktua për shkak të arrogancës dhe etjes për pushtet. Kthimi i Kushtetueshmërisë në Kuvend dhe institucionet e vendit është kërkesë sublime e opozitës”, theksoi Halimi.

15 komente në “Kuvend/Deputetët e PD i bashkohen protestës. Halimi: Do rikthehemi në debatin për marrëveshjen me FMN”

  1. zamira says:

    Sikur tha ndonje te re Halimi dihej qe dhe sot do e bojkotonin parlamentin nuk dine te bejne gje tjerer pervecse te bojkotojne punimet e seances parlamentare.

    1. artur says:

      Turp per opoziten qe ben veprime te tilla ne parlament dhe shfrytezon dhe perdor protesten qe zhvillohet jashe kuvenit. Perdorin situatat se tjeter gje te re nuk dine te bejne.

      1. jana says:

        Ik ore mashtrus se nuk po te vjen shume keq as ty e as partise tende per ata qe protestojne jashte parlamentit,thjesht po shfrytezoni situaten e tyre duke bere si te mire.

        1. ornela says:

          PD- ja keshtu do jete ne krah te protestuesve. Genjeshtra se po te ishit ju ne qeveri akoma sdo i kishit lene te protestonin as para kuvendit. E mbajme mend se si reagonte PD-ja kur kishte protesta nga qytetaret.

          1. gest says:

            Mire bete qe u larguat se kush rri dhe ju degjon ju se nuk duroheni dhe nuk shiheni me. Pervec deklaratave boshe, shpifjeve,bojkotit nuk keni asgje te re per ti dhene parlamentit.

        2. enxhi says:

          Edhe opozita duhet ti pergjigjet kerkesave per dialog nga mazhoranca.

      2. azom says:

        Po ne qe na kane hequr nga puna, zoti Halimi, kur ishit ju ne pushtet?! Dhe me CV shume me te mire se drejtuesit e juaj qe i kishit te gjithe o krushq o militinate qe silleshin sikur ishin ne pronen e babait me postin qe kishin.
        Dhe kur kerkonim drejtesine neper gjykatat qe vareshin nga ju,qe vetem drejtesi atje nuk gjeje kurre, talleshit dhe na shkelnit me kembe dhe shikonit nese ishin te kuq apo blu, apo sa paguanim….
        Cuditem, si keni dhe goje dhe flisni per drejtesi apo shkelje te drejtash te atyre qe jane larguar nga puna, kur te gjithe e dime dhe provuar ne kurriz, paaftesine dhe korrupsionin e administares tuaj.
        Per ata qe do te mbrosh ti flet vete realiteti. I ka ikur koha mashtrimit dhe propagandes…..

    2. xhonson says:

      Te larguarit e PD-se nga puna pas 23 qershorit,do te futen perseri ne pune,PASI TE FUTEN 35 mije te LARGUARIT E PS-LSI-se,qe hoqi vete PD-ja,qe nga 2005-sa e deri me 23 qershor!!!
      Pastaj hajdeni e flasim se si jane TE KORRAT!!!
      Kjo eshte qe t’a PROVOSH NE KURRIZIN TEND ATE QE I KE BERE TE TJEREVE ME PARE!!!

  2. Treviso says:

    Deri dje kuvendi ishte institucioni ku zbatohej ligji i Leke Dukagjinit.

  3. antu says:

    Ku e njohin ligjin dhe kushtetuten keta tani po e mesojne se deri dje sa i ishin nuk bene asgje ne perputhje me ligjin dhe kushtetuten.

  4. Uji i ftohte says:

    Fakt eshte se dje shkileshte ligji,por sot qeveria nuk duhet te shkel ligjin,pikerisht shqiptaret me 23 qershor votuan ashtu siq votuan.

  5. Tosun Baçi says:

    Edwib Rama, Fyle fyelli ta tha hapur, pa burgosur korrupsionin dhe kriminelet politikane nuk ka europë.
    Fillo, ça po pret. Filloje direkt me plakun Mere te viçodolit

  6. Kane te drejte deputetet e PD per zbatimin e ligjeve.
    Para se gjithave te zbatohen ligjet kunder korupsionit te cilat krerete pd I kane shkelur me te dy kembet.Te vihen para drejtesise ish kryeministri bashke me antaret e kabinetit te tij per krime ekonomike,per vrasjet e Gerdecit ,per vrasjet e 21 janarit,per vjedhe dhe pasurite e tyre te jashte igjeshme,e per shume abuzimeve te pafund qe ata kane bere.
    Per keto gjera me shume rendesi populli I rrezoi ata nga pushteti me 23 qershor.
    Qeveria te mos hezitoje me.Kjo eshte kerkese imedjate e popullit gjithashtu dhe e BE e SHBA .
    Keshtu do te plotesohet edhe deshira e PD e cila ankohet per dite per zbatimin e ligjeve nga qeveria e RAMES.
    Eshte koha per veprime konrete.Veproni sa nuk esthte vone.

  7. lakuriq me duar në xhepa says:

    “Forcat e errëta”, nga jashtë e nga brënda, po bashkohen dhe po organizohen. N.q.se kjo Qeveri nuk shpejton…nesër do të jetë vonë…

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Deputetet e PD dolen per te shtuar numrin e protestusve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje