FOTOT/ Tjetër masakër në bazën ushtarake amerikane të Fort Hood

3 Prill 2014, 10:28Politika TEMA
FOTOT/ Tjetër masakër në bazën ushtarake amerikane të

Katër persona mbetën të vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën në bazën ushtarake amerikane Fort Hood, që u bë e njohur në mbarë botën pasi në vitin 2009 u vranë 13 persona.

Autori i krimit është identifikuar. Ai është specialisti 34- vjeçar, Ivan Lopez, që mendohej se vuante nga çrregullimet e stresit post- traumatik pas shërbimit në Irak.

Ai hapi zjarr në një ndërtesë mjekësore të bazës.

Lopez i ktheu armën vetes pasi një oficere e policisë ushtarake iu afrua 15 minuta pasi kishte nisur që të qëllonte, duke mbetur i vdekur në vend.

Autori i krimit ka shërbyer në Irak për katër muaj dhe ishte duke u trajtuar për depresion dhe ankth.

Ai kishte me vete me vete një pistoletë, e cila nuk ishte e regjistruar.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në bazën ku më 5 nëntor të vitit 2009, një major i quajtur Nidal Hasan hapi zjarr, duke vrarë 13 persona, përfshi një ushtare shtatzënë.

Ai u qëllua nga forcat e policisë ushtarake dhe mbeti i paralizuar nga brezi e poshtë.

Ai u tha hetuesve se e kreu sulmin për të mbrojtur rebelët talibanë në Afganistan.

Gushtin e shkuar ai u dënua me vdekje.

5 komente në “FOTOT/ Tjetër masakër në bazën ushtarake amerikane të Fort Hood”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    Këta amerikanët, që llapin kaq shumë për të tjerët, le të rregullojnë më parë shtëpinë e tyre…

  2. Frasheri says:

    Pergjegjesite e medha kane dhe sakrifica te medha. Ngushellime

  3. Historiani says:

    Ngushellime familjareve te viktimave. Kombi amerikan eshte dhe ka per te mbetur komb vital, fale Amerikes bota eshte me e mire dhe e pergjegjeshme. Lum kush e ka mik Ameriken.

    1. Wendy-B says:

      Ngushellime familjareve. Eshte e vertete qe jane patriote dhe ne momente fatkeqesie i gjenden njeri tjetrit. Por nuk do te thosha se prej tyre bota eshte me e mire. Boll e bene policin e botes, ka ardhur koha te shohin punet e tyre.

  4. ATEISTET JANE SHOK TE DERRAVE DHE MAJMUNEVE says:

    Gjithmon mbasi kryejne ndonje akt keta amerikanet dalin te semure, por gjithmon mbasi i kryejne se pa i kryer aktet jane ne pune biles dhe ne lufte. Hajde ushtri hajde jo vetem keta po gjith perendimi kur leshohen neper fukarenje i derrmojne sepse shumica jane o te droguar , alkolizuar, homoseksual, pederaste etj, etj vetem me njeri tjetrin sja u bane por fillojne e lepihen te zderlaqur. Me rusin e njejta gje, tani duhet te mbledhin shume shoke se vetem asnjeher sja ka mbajtur se e pa ne vjetnam kur beri masaker vetem mbi popullsin civile. Perandoria me e dobet duket se eshte Amerikani , vetem 100 vjet sundim ne bote, kur perandori te tjera te kohes kan sunduar me shekuj por dhe mijvjecar. Kjo ishte ngritja dhe mbas saj fillon renia. Hajt me ngushellime, mos qani se shum kemi qare ne, per Rusin dhe Stalinin, per Kinen dhe Maon, megjithse keta na LANE prap sna ndodhi gje , Ne , Shqiperia jetojne. Prap do te jetojme edhe kur te na lere Amerika prandaj ju keshilloj te mos qani se edhe une me perpara qaja per Ameriken se nje nacionalist i KEQ isha, por tani e ndjej qe e dua me shum vendin tim dhe MA KANE CAKTUAR DETYRE TE JAP DHE JETEN PER TE KUR TE KET NEVOJE dhe jo si ju qe e doni vetem per ta vjedhur dhe SHQYER COPA COPA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje