Forcat speciale qëlluan protestuesit në Kiev/ Prangosen tre prej tyre

3 Prill 2014, 11:11Politika TEMA

Forcat speciale të policisë kanë qëlluar për vdekje dhjetëra protestues anti- qeveritarë në Kiev në shkurt.

Kështu thuhet në një raport hetimor të qeverisë.

Sipas BBC, ministri i Brendshëm, Arsen Avakov u tha reporterëve se 12 anëtarë të njësitit special Berkut janë identifikuar dhe tre prej tyre janë arrestuar tashmë.

Hetimi kishte për qëllim të zbardhte vrasjen e 76 personave në qendër të Kievit gjatë periudhës 18- 20 shkurt.

Protestat sollën rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych dhe provokuan një krizë në Krime.

Avakov dha detaje të raportit në një konferencë për shtyp.

Ai tha se tetë prej viktimave janë goditur nga e njëjta armë automatike.

Ai tregoi edhe një seri fotosh që se nga kanë qëlluar snajperët e policisë.

Avakov tha se është identifikuar numri i atyre që kanë qëlluar.

Ndërkohë, Shefi i Sigurisë në Ukrainë, Valentyn Nalyvaychenko tha se operativët e FSB, shërbimit sekret rus, janë përfshirë në operacione kundër protestuesve.

Ai shtoi se FSB ka dërguar tonelata me armë dhe eksplozivë me avionë në Ukrainë.

4 komente në “Forcat speciale qëlluan protestuesit në Kiev/ Prangosen tre prej tyre”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    “Përralla me mbret”…”pas barjamit”, po na servirin një “omeletë të ftohtë”…

  2. Limi, Kosove says:

    E zbardhi ngjarjen qeveria demokratike e pavarur pro-perendimore anti-ruse

  3. Atila says:

    Bilanci i Opozites se ardhur ne pushte ne Ukraine: 76 te vrare dhe shume te plagosur(ku sipas disa burimeve te inteligjences eshte bere edhe nga vete opozitaret),Krimea e humbur,Lindja me mundesi te larta shkeputjeje,Humbje e favoreve ekonomike nga Rusia dhe nje shtet drejt falimentimit dhe kaosit. Opozite me “patriotike” nuk mund te gjesh.

  4. socialisti i vicitolit says:

    Mungojne vetem thikat me helm çadrat pistolet dhe bombat atomike ne forme celulariqe te kompletohet hetimi, por siç duket harruan te keshillohen me demokomunistin e viçitolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje