Kuvendi është përfshirë nga debatet mes deputetëve, ku nuk kanë munguar as fyerjet reciproke mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, gjatë diskutimit të p/ligjit mbi marrëveshjen e huasë mes Qeverisë shqiptare dhe FMN-së për marrjen e 331 milionë euro.
Deputeti socialist Anastas Angjeli, i cili mori i pari fjalën në këtë pikë të rendit të ditës, sqaroi se huaja e marrë nga FMN është shoqëruar me dokumentacionin përkatës “për të rritur transparencën për grupet e interesit dhe për publikun.”
“Vendimi për huamarrje erdhi si pasojë e bisedimeve mes Qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të FMN-së, që vlerësuan se ekonomia kishte nevojë për një shtysë në mënyrë që të ketë rritje”, tha Angjeli.
Në vijim ai shtoi se janë dy elementet që e dallojnë këtë hua nga huatë e mëparshme të marra nga FMN-ja dhe organe të tjera financiare, interesi i ulët dhe afati i maturimit.
Por, deputeti i PD-së Sherefedin Shehu akuzoi Qeverinë se e ka mbajtur të fshehtë marrëveshjen me FMN-në. Sipas tij, qeveria ka vënë taksë edhe për kalimin e kufirit, ndërsa është marrë angazhimi për rritjen e çmimit të energjisë.
“Me presionin e opozitës dhe të grupeve të interesit, qeveria e solli këtë marrëveshje për diskutim. Kjo është një marrëveshje e përgatitur në errësirë, kjo është një marrëveshje e negociuar që në dhjetor 2013 dhe e firmosur në mars 2014 pa u konsultuar me asnjë person, institucion, etj”, tha Shehu.
Sipas tij, “qytetarët duhet të dinë që ky nuk është një borxh institucional dhe se Qeveria ka keqpërdorur emrin e FMN, duke mbuluar paaftësinë e saj, duke thënë se ne na pranon dhe po na jep borxh FMN.Ajo që shihet shumë qartë, janë taksat e rritura. Mes këtyre taksave është edhe ajo e kalimit të kufirit. Qeveria angazhohet në këtë marrëveshje për rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët dhe uljen e çmimit të blerjeve nga koncesionarët”, u shpreh ligjvënësi demokrat.
Pas fjalës së deputetit demokrat Shehu, Kuvendi u përfshi nga debatet nëse po diskutohej mbi një marrëveshje apo një p/ligj. Opozita pretendoi se Kuvendi po diskutonte mbi një marrëveshje ndërkombëtare, pasi sipas deputetit Eduard Halimi Qeveria nuk mund të marrë një hua 350 milionë dollarë pa asnjë marrëveshje.
“Pa një marrëveshje nuk mund të merret 5 mijë lekë dhe jo 350 milionë dollar. Atëherë kemi të bëjmë me një marrëveshje, madje ndërkombëtare, pasi njëra nga palët, FMN, nuk është shqiptare. Në këto kushte diskutimi i çdo deputeti duhet të jetë 20 minuta dhe jo 10 minuta”, theksoi Halimi.
Por për Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ajo që po diskuton Kuvendi i Shqipërisë është vetëm një p/ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë votash.
“Ky dokument në asnjë rrjesht të tij nuk thotë se është marrëveshje apo që ti kërkohet Kuvendi ratifikimi i marrëveshjesh. Kemi të bëjmë me një p/ligj”, theksoi Braçe.
Debatet e shumta mbi këtë pikë, u shoqëruan me akuza ndaj drejtuesit të seancës, vangjel Dule të cilin ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cilësoi injorant. Injorancë u konsiderua edhe nga deputeti Halimi mënyra sesi po vepronte mazhoranca parlamentare ndaj dokumentit të paraqitur, nëse ishte nj p/ligj apo një marrëveshje.
Deputeti Taulant Balla duke iu drejtuar ish-Kryetares së Kuvendit Topalli kërkoi prej saj që ti kërkonte falje drejtuesit të seancës.
“Nuk ka të drejtë që ish kryetarja e Parlamentit ti drejtohet spikerit të parlamentit me fjalën ‘injorant’. Të të vijë turp moj zonjë që ke qenë dhe kryetare parlamenti. Duhet ndëshkuar në bazë të rregullores së Kuvendit”, tha Balla.
Por në një kundër-reagim, Topalli u shpreh, “nuk u kthej fjalën atyre që marrin fjalën për të sharë e për të fyer. Unë e marr fjalën mbi një eksperiencë timen mbi të cilën është bazuar në rregullore. Të respektojë ato që janë miratuar nga populli dhe nga Kuvendi në këto 23 vite dhe për këtë kemi të bëjmë në një marrëveshje Të veprojmë sic ka ndodhur në 23 vite në parlament.Nuk dua tju këshilloj as t’ju sugjeroj si kryesues i Kuvendit, lexoni kushtetutën dhe rregulorem në qoftë se gjeni një nen apo një pikë, unë ju kërkoj ndjesë, por më gjeni një referencë kushtetuese apo ligjore. Ky është rregulli. Kjo është kushtetuta dhe ju keni për detyrë ta zbatoni”.
Drejtuesi i seancës, Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule në përgjigje të deklaratës së Topallit u shpreh, “sigurisht kemi konflikt interesi për të thënë se kur është drejtuar më mirë parlamenti në legjislacionin e kaluar apo tani. Nëse doni ta dini si ka funksionuar më parë, lexo raportin e ndërkombëtareve ku ta kanë sqaruar”.
Në vijim, Dule i ka kërkuar deputetëve që të mos përdorin etiketime dhe fjalë fyese port ë kenë respekt për Kuvendin dhe zgjedhësit që i kanë votuar.
Debatet e plota në seancën palametare, Topalli –Ballës: E merr rrogën si sharës me pagesë – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=50106&k=71#sthash.qeFqeI9n.dpuf ,, me bo dhe topalli ,oral ky eshte kulm
Ehu keta kane hall se e lane buxhetin ne nje vrime qe skishte njeri qe e nxirrte dhe tani qe i dha nje gomone FNM-ja qeverise se Rames keta jane c’mendur … duan me doemos ta prishin kete kontrate me FNM-ne qe ta lene qeverine te marrin fund dhe keta te marrrin perseri pushtetin
O fellqesirat e PD-se o kriminela o ish-agjente te UDB-se mbaroi festa behuni gati per hotelin pa qera dhe ushqim falas se po nuk e beri qeveria Rames do ta bej ajo qe vjen. Juve do ju dali shpirti nga bytha per gjynahet qe keni bere.
E kam thënë dhe herë tjetër, po e them prapë: Sinqerisht i qaj hallin, burrit të Xhozefinës…Ai duhet “të shpërblehet nga shteti” njëlloj si të dënuarit politikë…(?)
nuk ekuptoj pse e mbroni edin.flas me njerez ne shqiperi dhe jane te pakenaqur jane ne pune akoma njerez te pd dhe ska bere asgje per te ndimuar te ps u ka premtuar pune dhe asgje u thone qe si heqim dot te pd se ka rregulla.taksat i ka ngritur njerzve po ua marrin token me force dhe mbi te gjitha nje servil i madh i europianve ben ca i thone ata pa marre parasysh qe ca kerkojne ata jane kundra intresave te popullit nuk ishte i mire sala po ky doli me keq sinqerisht ka zhgenjyer nje 40 perqind te elektoratit te ps ne zgjedhjete ardhsme se ka te gjte vetem po i vodhi
per lakuriqin…
nese ti je vertete i sinqerte, jam me ty…
Eshte e vertete qe duhet te te vije keq per burrin e kesaj bushtre.
I shoqi i kesaj, nuk e njoh personalisht por cfar eme kane thene, eshte burre zotni. shume njeri i mire, por kjo eshte nje lavire
A eshte parlamenti” Nje salle e madhe,me gazra helmues e mbytes,ku mblidhen njerezit e “zgjdhur” dhe bejne eksperimente mbi racen e tyre?Kete pyetje bente Fan Noli ne vitin 1925,A jane njelloj edhe keta te viteve 1990-2014?