Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit të Shtetit Jonathan Moore shpreh mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë, duke vënë në dukje se kjo i shërben zhvillimeve pozitive në të gjithë rajonin. Në ditën e 3-të të vizitës në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ky i fundit gjatë takimit theksoi se Kuvendi do t’a mbështesë Qeverinë në kryerjen e të gjitha reformave të nevojshme që kërkon vendi dhe që i shërbejnë përmbushjes së prioriteteve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se bashkëpunimi me SHBA në këtë kuadër ka një rëndësi të veçantë.
Meta dhe Moore ndanë bindjen se qytetarët shqiptarë kërkojnë zgjidhje konkrete dhe mesazhe pozitive për të ardhmen, dhe në këtë drejtim të gjitha forcat politike duhet të përqendrohen në mbarëvajtjen e një bashkëpunimi konstruktiv, veçanërisht për çështje të rëndësisë kombëtare.
Gjithashtu Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe theksoi se “në këtë 5 vjetor të anëtarësimit në NATO, është momenti të vlerësojmë arritjet dhe të reflektojmë të gjithë për forcimin e mëtejshëm të dinamikës së marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe mbi avancimin e axhendës euro-atlantike të rajonit të Ballkanit”.
shqiperia nga hera mbeshtjen merr kurse greku mekun rumania bullagria i futen serbi me malin e zi jane me afer se ne greku mori kestin e radhes ndesra ne si gjithmone mbeshtjen deri ne fund
Mor po atë Taçin e Milanit s’e takoj ky Moore.