Partia Demokratike ka akuzuar të afërmit e deputetit socialist në Tepelenë, Dashamir Kamberi, se kanë kërcënuar me vdekje gazetarin e RD-së, Telnis Skuqi. Sipas PD-së, kjo ka ndodhur për shkakun se Skuqi kishte bërë një shkrim për emërimin e vajzës së deputetit si zëvendësdrejtore në spital.
“Partia Demokratike denoncon kërcënimin e drejtpërdrejtë dhe brutal që të afërmit e deputetit socialist të Tepelenës i kanë bërë dje korrespodentit të Rilindjes Demokratike, pas një shkrimi që ai kishte publikuar lidhur me emërimet nepotike në administratë.
Një ditë më parë, korrespondenti Telnis Kuqi, kishte raportuar në gazetë për një nga rastet nepotike, që është emërimi i vajzës së deputetit të Tepelenës, Dashamir Kamberi, në postin e nëndrejtoreshës së spitalit të këtij rrethi.
Dje në darkë, bashkëshorti i nëndrejtoreshës, vajzës së depuetit Kamberi, ka telefonuar gazetarin dhe për më shumë se një minutë, i është drejtuar me kërcënime të tipit; do të të zhduk, je në gjak me mua, do të të vras, etj.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë kërcënim ndaj gazetarit, ndaj medias, ndaj fjalës së lirë. Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të bëjë punën e saj, dhe të hetojë për këtë vepër penale të dhëndrit të deputetit Kamberi.
Ne i kërkojmë deputetit socialist dhe mazhorancës ta dënojnë këtë ngjarje, dhe të distancohen nga kërcënimet dhe shantazhet ndaj medias së lirë dhe opozitare”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
jeni qesharak.
jane genjeshtra, ngelen nje e dy duke dale ne deklarat per shtyp kta se skan cbejne tjeter, jane edhe opozite konstruktive pale
keshtu eshte kur behen bashke njerezit demokratik edhe gazeta demokratike
eshte kallzim puublik pa lidhje fare, sdo te thote gje qe kane publikuar emrat e emerimeve nepotike dhe deputeti na kercenoka me jete gazetarin
ja filluan shpifjet prap keta
keto jane shpifjet e berishes qe i detyron te dalin ne deklarata per shtyp kot me kot
ja media e lire thote kjo kur RD eshte e politizuar fare demokratike
ore po ketaa skane cbejne tani dhe dalin me akuzime te kota a si eshte puna
Me siguri i kane provokuar dhe ju tani e quani sikur i kane kercenuar me vdekje.
A ka emer ky kunati i shokut Xhemal o Laura,
Apo vazhdoni akoma si ne kohen e Enverit ju, me biografi?
http://goo.gl/ZoQwOH
KOKACI HAHAHAHAHAHA
Nuk e di nese gazeta Rilindja Demokratike eshte gazete e pavarur apo e varur plotesisht nga PD?
Ne demokraci shtypi I cfardolloj duhet te jete I pavarur.A nuk perben ky akt shkeje drejte per drejte te mendimit e shkrimeve te pavarura nga partite politike ne kete rast nga pd?
po o dele te kuqe meqenese qenka gazetar i RD te varur politikisht mos duhet kercenuar gazetari?
Ne jug spara perdoret ‘je ne gjak me mua’
Po c’jane keto shpifje te ndyra nga kjo parti e ndyre? Le qe e emeruara nuk eshte vajza e deputetit, por dhe nese eshte, ajo nuk paska te drejte te punoje.
Harruan keta se te afermit e tyre, nuk bente vaki ti punesonin neper rrethe, por vetem neper ministri dhe ambasada.