Nis trajnimi i administratës publike/ Rama: E nevojshme një qasje e re me qytetarin dhe biznesin (VIDEO)

3 Prill 2014, 18:21Politika TEMA

Një pjesë e administratës publike që ka lidhje direkte me sipërmarrjen dhe qytetarët nisi sesionin e parë të trajnimeve. Administrata publike është një nga prioritetet e integrimit të vendit dhe për këtë qëllim, vëmendja e qeverisë është fokusuar në ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, për krijimin e një administrate etike, profesionale dhe të përkushtuar në shërbim të publikut.

Në këtë sesion të parë iu nënshtruan trajnimit drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Inspektorati Qendror Teknik dhe të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural.

“Në këtë proces ku ndodhet sot Shqipëria, trajnimet tuaja janë me të vërtetë shumë të nevojshme, për një arsye thelbësore, sepse vërtet në muajin qershor, ne kërkojmë statusin kandidat, por shumë shpejt Shqipëria do të hyjë edhe në procesin e negociatave ku kërkohet ekspertizë dhe profesionalizëm. Ndërtimi i institucioneve shqiptare do të jetë edhe prioriteti bazë, që do të na bëjë ne, nesër, një shtet të sigurt, me standardet evropiane, atë që kërkojmë të gjithë sëbashku ta ndërtojmë sot”, u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën e një qasjeje ndryshe në marrëdhënien e administratës me biznesin e qytetarin, ndërsa e konsideroi kualifikimin e vazhdueshëm, një vlerë të shtuar në këtë drejtim dhe besimin në këtë proces, një investim për suksesin.

“Të gjithë ju që jeni këtu, jeni drejtuesit e asaj pjese të shtetit, e cila ka të bëjnë drejtpërdrejtë me biznesin. E asaj pjese të shtetit që, për fat të keq, për arsye të traditës dhe jo prej fajit të asnjërit prej individëve, për shkak të sistemit që është ndërtuar dhe të natyrës së marrëdhënieve që janë krijuar dhe jo për faj të njërit apo të tjetrit, ka një qasje tërësisht të gabuar ndaj sipërmarrjes. Një qasje që ne duam ta ndryshojmë me çdo kusht. Nuk e krijon mirëqenien qeveria. Në një sistem si i yni, mirëqenien e krijon në radhë të parë biznesi. Nuk i hap vendet e punës qeveria, vendet e punës i hap biznesi. Nuk i rrit të ardhurat qeveria, të ardhurat i rrit biznesi. Në qoftë se po bëni shumë punë, atëherë, për të njëjtën energji që po harxhoni mund të bëni dyfishin e rezultatit. Në qoftë se do të jemi në gjendje, që të gjithë këtë proces ta kthejmë në një proces kualifikimi të të gjithë administratës, në qoftë se do të jemi në gjendje që të gjithë atyre që vijnë te dera e administratës doganore, tatimore apo të tjerave si vartësit tuaj, t’i japim mundësinë të ndjehen të dobishëm. Është një histori e tërë që duhet të ndryshojë dhe të jeni të sigurt që mund të ndryshojë vetëm nëse ne e besojmë këtë proces, vetëm nëse investohemi në këtë proces. Kjo do të bëjë që profesionalisht, secili prej jush të rritet,”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, sjellja e administratës si një skuadër rrit performancën dhe mundësitë për sukses. “Në qoftë se nuk funksionon si skuadër e gjithë administrata, në secilin sektor, nuk ka sukses”.  Duke iu referuar një studimi të BE-së, Kryeministri Rama nënvizoi se “kompanitë e trajnuara apo që investojnë për trajnimin kishin rritur të ardhurat e tyre mbi 40%. Kompanitë që nuk kishin investuar për trajnimin kishin rënë në 22%. Shtetet që trajnojnë më shumë kanë performancë më të lartë. Shtetet që trajnojnë më pak kanë performancë më të ulët. Shtetet që lindin të trajnuar dhe që nuk mendojnë më kurrë se kanë nevojë të trajnohen, rrinë në fund dhe bëjnë sikur janë të parët.”

9 komente në “Nis trajnimi i administratës publike/ Rama: E nevojshme një qasje e re me qytetarin dhe biznesin (VIDEO)”

  1. tarrasi says:

    perse nuke ethoni hapur o zoti kryeminister do hapim kurse kualefikimi gjoja per administraten perjuu ber vende pune militantve qe votuan pere nipat e bllokmenve administrata eshte kualifikuar njeqind here esht sit saher keni dashur populli nuk ihan keto mashtrime qe sot egjith diten vetem pomerrni ne pun nipat mdesat dhendrrat shoket errethit te oborrit te juaj te partis komuniste erinovuar parti socjaliste por nje dit edhe oborri ijuaj do tronditet dhe keta militante do hiqen nga kjo administrat qe sot po enderton ti me militante ekomisjonjer partish easpak perfesjonist

  2. kompasi says:

    A me rrofsh o trim.Vazhdo mbai kelyshet e sales ne pune se do tua shohesh hajrin.

    1. yug says:

      Nga eskperienca ime der me sot them me bindje qe keto trajnime s’kane asnje vlere. Trajnim ku nuk ka provim te fshehte me shkrim per te provuar njohurite … eshte thjesht si ajo kafja ne orarin e pushimit te punes

  3. hahha says:

    Shume projekte dhe asgje, po mire o zoti kryeministe a i
    keni marre leje Ilirit te LSI per keto projkte se po nuk
    e miratoi iliri te pushon nga puna ai, se sic e din edhe vete
    qe je i punsuar i ilir metes.

    1. @hahha says:

      Ne demokraci qeveriset me shumice. Shumica ka vendosur qe Edi te qeverisi bashke me Ilirin. Per kete nuk e ka fajin Edi por ata qe ja dhane votat Ilirit.
      Tung!

  4. hajdari says:

    Edi po Likja c`thote per keto seminare trajnimi apo derisa nuk ka emerime te reja eshte dakort , kur te fillojne emerimet pastaj i shkon ti atij ne zyre.

  5. ZERO says:

    Nuk behet politika me fjale, me fotomontzhe dhe me prezentacione, por me vepra.

    Nje zhgarravine apo nje vere ne uje di t’a beje kushdo.

    Deri me sot ZERO.

  6. aldo says:

    Se cilen administrate po trajton nuk e di.vendet e punes i ka zene lsi,kryetaret e lsi-se kane punesuar njerez pa patur nevoj per arsim.jo vetem kaq po nuk kane lene njerez ne fis pa e punesuar.kane filluar te shesin testen e lsi-se me euro per tu punesuar ,ose per te ndenjur ne pune.simpatizantet e ps-se sillen pas deputeteve,dhe grupit te famshem te punes. dhe nuk po i pjerdh njeri.

  7. aron says:

    Mua me çudit fakti ,kur paska qene e mire kjo administrate ,fjale kazani paskan qene ato te tahirit,Braçes,balles,DRITAN PRIFTIT etj per korrupsion! Po kur ishte e mire kjo administrate dhe ajo qeveri pse e hoqem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje