Turqia ka vendosur të heqë bllokadën ndaj rrjetit social Twitter.
Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë.
Vendimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e quajti një bllokim të tillë si të paligjshëm.
Edhe presidenti Abdullah Guel pati kërkuar që t’i jepet fund sa më shpejt kësaj bllokade.
Rrjeti social ishte bllokuar pas frikës se qeverisë se po shërbente si platformë për të nxitur protesta.
Ndërkohë një lajm interesant vjen nga agjencia Associated Press.
Një hetim i tyre ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një rrjet social me qëllim nxitjen e trazirave në Kubë.
Rrjeti social quhej ZunZuneo dhe ishte mbiquajtur “Twitter-i kuban”.
Në kulmin e tij, rrjeti social kishte 40 mijë anëtarë.
Projekti zgjati nga viti 2009 deri në vitin 2012, kur mbaruan edhe paratë e projektit.
SHBA më pas i fshiu të gjitha lidhjet me këtë rrjet.
ZunZuneo ishte fokusuar kryesisht në mesazhe telefonike, pasi interneti është i kufizuar në Kubë.
Kubanëve iu lejua celulari vetëm pas vitit 2008.
Që prej vitit të shkuar, në mbarë vendin janë 137 pika publike për internetin.
Por një orë online kushton rreth 4.50 dollarë, që është thuajse një e katërta e një rroge mujore.
Populli kuban eshte shume I zgjuar dhe I vetedishem
I zgjuar si populli grek dhe Hirresia e tij Anastasi qe ju qofshim fale!
thone…..se ‘hiresia’ i ka oret e numeruara….shume shpejt te gjithe se bashku do te jemi deshmitare te nje lajmi qe do te gezoje te gjithe shqiptaret pa dallim feje…le te bejme edhe pak durim sepse ne fund do te shkoje haka tek i zoti….
Babe Edrogani nuk e paska shtire ne dore Gjykaten Kushtetuese? O burra nje miting mbeshtetjeje per reforme ne Drejtesi ? te tregojme ne te paret qe e dum baben