PD: Tre persona me precedentë penalë u rikthyen në radhët e Policisë së Shtetit (VIDEO)

4 Prill 2014, 14:17Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama për dështimin më të madh të 23 viteve në fushën e rendit dhe sigurisë. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi gjithashtu akuzoi Qeverinë se ka rikthyer në polici njerëz me precedentë penalë dhe të përjashtuar më parë.

Në këtë kuadër Vorpsi theksoi se “së fundmi janë emëruar në Policinë e Shtetit Rrustem Mazreku, i përjashtuar nga policia për falsifikim të dëftesës së shkollës së mesme, i proceduar penalisht për këtë vepër, u vendos shef i komisariatit të Hasit, Ilir Roka, i përjashtuar nga policia për ngjarjen e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 21 qytetarë, është emëruar shef i qarkullimit në Vlorë dhe Alban Elezi, i dënuar me 4 vite burg për përfshirjen në një vrasje, është emëruar së fundmi në njësinë e autostradave”.

Në vijim ajo paraqiti bilancin mbi ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë kësaj jave, ku përmendi 2 tonë marijuanë me origjinë nga Shqipëria është kapur dje në jug të Italisë, dy të vrarë mbrëmë në Tapizë, në një atentat mafioz, gjetjen e një kufome të një personi të vrarë e të torturuar në lumin e Vjosë, vrasjen e një biznesmeni në Shkodër, goditjen me armë të policisë në Sarandë, shpërthimin me tritol të një makine në Berat.

13 komente në “PD: Tre persona me precedentë penalë u rikthyen në radhët e Policisë së Shtetit (VIDEO)”

  1. . says:

    ———————————————————————————————–

    Moj buze-fryre me gjelpera dhe

    pistolete ne brez,

    Keto nuk jane pune Partie …. por

    thashetheme dhe muhabete kafeneshe.

    ———————————————————————————————–

  2. genti says:

    Vetm kaq keni mundur te sajini sot ju. Jeni shume kot

    1. kristina says:

      Opozite leshi kjo e jona se ke per gje

      1. gesi says:

        Rendi dhe siguria jane vene ne vend. Sa per ato qe keni renditur ne kohen tuaj shifrat dhe te dhenat ishin shume me keq.

        1. ornela says:

          Si nuk i late njehere keto genjeshtrat ju.

  3. andoni says:

    Ku jane socialistet,pse nuk komentojne ?

  4. olizana says:

    Po ju cfare bete per rendin dhe sigurine kur ishit ne qeverisje. Te pakten qeveria Rama ka marre masa dhe ka bere nje pune shume te mire. Ne kohen tuaj rendi dhe siguria ishin skandal.

    1. klaudia says:

      IIIII doli prap kjo e padurueshmja. Lerini more keto dhe lereni qeverine te punoje dhe perquni sadopak te bashkepunoni me te. Mbetet te shpifjet ndryshoni ndonjehere deklaratat.

  5. Agimi says:

    Jam kurioz te di ” po Ilir Meta a konsiderohet me precedent penal”?

  6. Blue Jasmine says:

    Likja jone, eshte i “paster”, vetem nje video per qef ka bere. Ajo nuk quhet ?

  7. klara says:

    Jo vetem kaq,sa thote Laura,por une kam pare te udhetoje ne unazen e Tiranes,nje person me biografi te keqe….

  8. A.J.Vlora says:

    Hani mut se ju ben mire o te shpelare.

  9. sajmir ik says:

    pordhicet e MIRI drogaxhiut ordiner te kombinatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje