VIDEO/ Merkel flet në tubimin e CDU për takimin me Ramën: Ajo që kemi arritur në Ballkan është e mrekullueshme

5 Prill 2014, 18:30Politika TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur në një takim të Partisë Kristan Demokrate, përpara zgjedhjeve parlamentare europiane, përmendi takimin me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se është e mrekullueshme ajo çka është arritur në Ballkan, duke shtuar se paqja në këtë rajon do ishte e pamundur pa perspektivën europiane.

“Çfarë është realizuar në këto 100 vjet, na jep ne arsyen për të votuar më 25 maj. Ne drejtohemi nga motoja themeluese e Unionit Kristian Demokrat “Me besim të plotë te Zoti, ne dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët dhe nipërit tanë, një të ardhme të lumtur”.

Çfarë guximi, të dashur miq, çfarë vizioni. Ne u jemi mirënjohës atyre që ndërtuan këtë kohë të ndritshme për ne. Ata tejkaluan varret e Europës, mirënjohje për Konrad Adenauer deri te Helmut Kohl. Shumë faleminderit për këtë vizion dhe guxim.

Çdo brez ka sfidat e tij. Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Europë. Pastaj përjetuam në vitet ‘90-të luftërat e tmerrshme në Ballkan.

Këtë javë ishte në takim me mua, kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri- tjetrin si kryeministra, me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, cdo gjë është e drejtë. Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë, dhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri-tjetrin.

Pa perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor, kjo do të ishte e pamundur, dhe kjo është çka ne kemi arritur/krijuar në vitet e fundit, të dashur miq, dhe kjo është e mrekullueshme”, tha Merkel.

29 komente në “VIDEO/ Merkel flet në tubimin e CDU për takimin me Ramën: Ajo që kemi arritur në Ballkan është e mrekullueshme”

  1. Tetovari Ch says:

    Beavo Edi

    1. raimond vlonjati says:

      Edi i ka dhene kesaj nje pikture me ngjyra roze,
      duke mbuluar ptoblemet me te cilat vuan populli shqiptar ne Maqedoni, Serbi e Mal te zi…
      Edi kerkpn te beje moderatorin e Ballkanit perendimor ne kuriz te vuajtjeve te shqiptareve duke mbyllur syte perpara krimeve c’njerezore te sllaveve e grekeve ndaj njerezve tane

      Kjo politike e Edit eshte e rezikshme dhe antikombetare,sepse ligjeron barbarizmat e fqinjeve ndaj nesh, kur ai ne fakt duhej ta shteonte problemin sic eshte ne realitet, dhe te kerkonte zgjidhjen e ketyre problemeve nen frymen e standarteve te EU-se

    2. tironsi says:

      Cfare merite ka Edi ketu??!!
      Merkel e perdor Edin dhe kryeministrat e tjere te rajonit tone thjesht si “garniture” per t’i dhene shije dhe dhe zbukuruar “steak-un” e gatuar prej saj dhe paraardhesve te saj gjermane (Adenauer dhe Khol). Ajo thote se bashkepunimi rajonal ne Ballkan (garnitura) eshte resultat dhe merite vetem e BE-se dhe e perspektives europiane qe BE-ja ka hapur per vendet e Ballkanit (steak-u). Nese Merkel heq steak-un nga pjata, Edi dhe kryeministrat e tjere te rajonit, as garniture nuk mbeten, por vetem nje sallate jeshile.

      1. Prokoilo Llalaala says:

        Pse nuk e permendi edhe Salen ajo? Ti o mik Tironc punoke kamarjer, perderisa i ben krahasimet me pjata e me sallata. Nga Anglishtja qe fut aty-ketu me duket se punon ndihmes Kamarier.
        Harrova qe Salen e tallte Berluskoni sa here qe e komentonte.

    3. Ton says:

      Shqiptaret e Shqiperise gjithnje e kane pasur mire me te gjitha vendet e Ballkanit!

      Gjatovina nuk di te hape gojen per ndonje gje me te mencur pervecse per shkarravina dhe flet budallalleqe duke ulur shqiptaret sikur kane qene armiq te vendeve te Ballkanit!

  2. Uji i ftohte says:

    Gjermanet arsyetuan aneksimin e Krimese nga Rusia,pra keto jane pordha sovjetike.

    1. ilo says:

      O uji krimea ka qene ruse…google it icik pastaj arsyto!!!

  3. arsen says:

    Respekte Angela!
    Respekte popullit punetor gjerman!
    Respekte displines dhe zbatimit te LIGJIT ne Gjermani!
    Falemnderit per shembullin qe na jepni!
    O Zot! Silli ne terezi shqipetaret te bejne sa gjysma e gjermaneve !
    Shqipetare!
    Mesoni te ulni koken dhe te respektoni mendimin e vellezerve te te njejtit gjak

  4. Pra Rama ka propozuar Jugosllavine e Re.

    1. Une says:

      Du muss nach Haus du Arschloch. Das hast du verstanden.

  5. Treviso says:

    Shikoj nje hap perpara per politiken e jashtme te Shqiperise.

  6. arbeni says:

    O titulliiiiii. A keni mendje ne koke?? Nuk e ka fjalen per ca ka arritur edi por ca ka arritur ballkani me llafet e edit

    1. the Punisher says:

      Une kujtova se mos e kishin fjalen per hidrauliket. Sipas titullit me tuba, tubime..

  7. Tony uk says:

    @arben,o beni ecen vete po dhe titulli ate thote!!!

  8. shpetim says:

    UROJME QE INTERESAT GJERMANE PER VENDIN TONE TE KONKRETIZOHEN ME BASHKEPUNIMIN NDERMJET NESH DHE INVESTIMET GJERMANE NE EKONOMI.

  9. agostin says:

    Kur flasin gjermanet:te tjeret duhet te degjojne ne qetesi,dhe vemendje.
    Une e shohe si nje drite shprese per shqiperine .

  10. Claus says:

    Nje samit bajat, me fjalime bajate, per nje parlament bajat, ku njerez „skaduar“ ne skenen politike te vendeve te tyre formojne nje ushtri te tere per tu ulur ne Bruksel dhe te merrenpastaj me cingerima te bezdisshme qe te duken dhe ata, qe ja edhe ne punojme.

    Me 25 Maj do te behen zgjedhjet ne Parlamentin e Europian, nje palo zgjedhje qe nuk i merr seriozisht njeri ne Europe, perkundrazi. Dhe ky samit ishte samiti si te thuash i perzedhjes se kandidatit ne krye te listes ne Gjermani, si perfaqsues i CDU se Merkelit.
    U treguan historira plot mallengjim, tregime nga takime si kjo me Ramen, u kujtuan ish-kancelare per vizionet e tyre te medha dhe te tjera tollumbace si keto, qe edhe vete delegatet i beri t`ia merrnin nje sy gjumi.
    U fol me tone patetike per kete Europe „plot shkelqim“, per femije qe do te rriten mes te mirave, per te ardhmen e ndritur qe i pret gjeneratat e ardhshme etj.
    Folen dhe cfare nuk folen.
    Po kush foli per koncentrimin e kapitalit ne duart e disa njerezve, kush foli per papunesine ne vendet e Europes Jugore, per politikat bujqesore te BE qe e kane cuar bujqesine ne prodhuese qe vetem natyrale nuk mund te quhen, kush foli per politikat bankare te BE te diktuara nga vendet e fuqishme kunder interesave te vendeve me te dobeta?
    Ne disa vende po rritet ne menyre te vrullshme faktori politik i ekstremit te djathte si ne France, ne Greqi, ne Itali, ne Holande etj vetem si pasoje e politikave te verbera dhe qesharake te BE. Nga aprovime ligjesh jo vetem qesharake, por edhe ne dem te popullsive te vendeve te vecanta, PE eshte kthyer ne nje organizem pa vlere qe ka bere te aktivizohen forcat e djathta.

    E dini zoterinj, qe EU ka aprovuar nje ligj se si duhet ta kene pamjen dhe shijen picat „Margherita“ dhe „Napoletana“ dhe pervec recetes se gatimit theksohet qe;…pica duhet te konsumohet menjehere pas pjekjes!!!!
    Ja me keto merret parlamenti europian ne Bruksel.
    Ka dhe shume te tjera, por sot po e le me kaq.

  11. TOMAS says:

    o EDI perpara sete niseshe per ne gjermani thash o EDI kujdes bej kosh por koshi juaj ishte tre pikesh pra luj fort qe te fitosh. Veshtir te fitosh te pakten BARAZIM.

  12. Albani says:

    Në intervistën që ne pamë në emisionin ‘Opinion’ të z. Blendi Fevziu gjatë gjithë minutazhit prej 20 minuta që ai u mor me “ABC News”, ne pamë që e vetmja përgjegjësi që ai mori përsipër ishte fakti që do të bëhet baba, kurse për gjithë problemet, dilemat, dështimet, dyshimet apo gabimet, të cilat drejtuesi i emisionit ia vuri në dukje, ai përgjegjësinë e delegoi diku tjetër

    1. arsen says:

      Tamam….shoku
      Kryeminister i mire eshte ai qe detyrat e veta ua delegon te tjereve.
      Jo si Saliu qe edhe hyrjen e Shqiperise ne NATO ja atribuoi vehtes ?
      Te jesh qytetar i mire, duhet te jesh ne radhe te pare familjar i mire. Mese e drejte qe kjo eshte pergjegjesia me e madhe e njeriut. Kryeminister nuk je i perjetshem. Aty te kane zgjedhur te tjeret.
      Me vjen keq….por te keshilloj te ndrosh qendrim ne drejtim te asaj qe quhet pergjegjesi familjare, ndaj asaj qe eshte kontrate pune.

  13. Vizionari says:

    C’ka eshte arrit ne Ballkan e kane paguar Shqiptaret gjithmone dhe shume shtrenjte . Paqja mbahet ne kurrizn tone . Keshtu qe Obama i Ballkanit (Rama) mjaft foli si artist kozmopolit ne vend qe te flase si kryeminister i Shqiperise dhe i Shqiptareve !

  14. petrit zela says:

    Zoti vonon por kurre nuk harron..Thenijet e tij po vertetohen me se miri;;Kur evropa e 1919-vendosi per ta shperbere totalisht shqiperin,
    amerika I tha Stop-shqiperija duhet te mbijetoi.Gjith bota e din,se popujt shqiptar,jane popujt me te vjeter ne kontinentin evropijan,por ne saj te SHBA-se sot ne shqiptaret po mbijetojm..
    Shqiperija gjate gjith histories,ka vuajtur jasht mase me problemet
    e politikes se jashtme.Se kapacitetet politike dhe ato qytetare kane qene ne nivelin me te ulet..Por 2014-ta sic duket eshte viti I hapsirave te te pakufizuar persa I perket politikes se jashtme te shqiperise..Shkurtimisht qeverija -Rama- me punen e saj te perkushtuar po vlersohet,kenaqshem nga bota sidoemos nga shteti me I fuqishem ekonomikisht ne kontinentin evropijan sic eshte Gjermanija..

  15. tarrasi says:

    pirdhni se liroheni o temjer qeskeni siguri te fleni gjum ne shtepin rehat jan vetem mashtrime politike dhe medjautike poju hedhin hi syve pushtetar dhe medja te lidhur me mafjen

  16. Bravo i nderuar Edi Rama !
    Njeriu qe rrembeu me forcen e punes se papare titullin :Boteror :

    Kryebashkiaku numer 1 ne bote,ose me i mire ne bote , nuk e ka
    problem te behet , kryeministri me i mbrekullueshem ne Europe !
    Leri qente e forumit dhe te rrugeve qe te lehin ,dhe ti vazhdo
    dhe bej shtet ,dhe rregulloje kete rrangalle qe lane pas antishqiptaret
    Qe Shqiperise ,ti therrsin prape ;Zonje e rande !

  17. shpetim says:

    shif me siper komentin ne pritje

  18. Vlora says:

    Merkel flet sikur Ballkani eshte prone e saj! Me vjen cudi se ku e gjen kete konfidence kjo zonja Gjermane. Ndoshta e konsiderojne Ballkanin si Afrike apo lindje e mesme, qe ka nevoje per pronar. Ose ndoshta ka pas nje plan dhjetra-vjecar, qe te shkaterrohet dhe varferohet Ballkani, per ti bere vasale. Fajin e ka Ballkani, sepse kane gjetur edhe bejne!

  19. Malo says:

    A eshte stermbese e Bismarkut Kjo? Mos keni besim se e ka me sinqeritet. Do shtyj ndonje vend tjeter te dale kundra dhe perseri do perpiqet te na “mahnis”.

  20. liqeni says:

    Rama bej detyrat e shtepise dhe lere evropen se shqiperia hyn edhe pa ty e pa “integruesin” e madh Meta ne te.Zoti e krijoj shqiperine nga ana gjeografike ne mes te ketij kontinenti dhe skane ku ta cojne.Te takosh politikane perendimore nuk do te thote qe u bere shenjt brenda nates.Jane takuar edhe diktatore dhe drejtues shtetesh biles disa dite para se te likuidoheshin po nga perendimi.Pra lere propaganden populiste se vetem mendjet naive mund te bindesh me keto takime.Perendimoret e dine si erdhe ne pushtet dhe me ke po qeveris pushtetin.Ke shume gjera per te bere qe jane me te rendesishme se keto reklamat qe ben ti:mbro shtetasit shqiptare qe po ti vret greku dhe po ju shkul edhe zemrat,vendos shtetin ne Lazarat se po shkaterrohet rinia shqiptare me helmin e saj,lufto korrupsjonin.Kur deshe te beheshe kryeminister the qe don te lesh gjurme ne histori koha po kalon pervec disa stallave pa pronare si dhe te nje pallati me “pronare” qe hodhe ne ere dhe ju pagove edhe “pronen” me taksat e shqiptareve nuk ke bere gje tjeter.Me keto veprime as nuk genjen Evropen as qytetaret e ketij vendi!

  21. shpetim says:

    Pamvarsisht nga gjithcka thuhet nga komentues te ndryshem, permendja e takimit me Kryeministrin e Shqiperise nga ana e Kancelares Merkel duhet pare me pozivitet.Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevoj per pak shprese, se ndofta dicka do te permirsohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje