INTERVISTA / Gazetaria nuk është një biznes që “po vdes”!

6 Prill 2014, 17:21Kulturë TEMA
INTERVISTA / Gazetaria nuk është një biznes që “po

Z. Baker, ju keni pesë vajza. A do i këshillonit sot që “t’i hynin” gazetarisë?

Po, do ta bëja. Nuk ka shumë profesione që mund të joshin më shumë. Gazetaria ka një të ardhme të madhe dhe një vlerë të pabesueshme për shoqërinë.

Tirazhi dhe të ardhurat nga reklamat kanë rënë prej vitesh, sidomos në SHBA. Vetëm miliarderët janë të tërhequr prej gazetave këto kohë: Jeff Bezosi i Amazonit bleu “Washington Post”-in, investitori John Henry mori “Boston Globe” dhe Warren Buffet po blen gazeta lokale pa fund.

Investimet e tyre tregojnë që gazetaria nuk është një biznes që po vdes! Ata shohin qartë që ka vlerë tek lajmet dhe e ardhmja do të jetë dixhitale. Asnjë gazetë nuk do i mbijetojë tranzicionit nga versioni i printuar në versionin online – dhe disa nuk do të mbijetojnë fare. Por kjo nuk do të thotë që vetë gazetaria është e destinuar të marrë fund. Përkundrazi: Nuk ka patur asnjëherë nevojë më të fortë për informacion të besueshëm. Një pionier i internetit si Jeff Bezosi ka të drejtë të besojë që në këtë biznes ka shanse për të fituar para.

A jeni i sigurtë se baronët e shtypit të shkruar nuk janë thjeshtë në kërkim të trofeve, për influencë apo për një imazh më të mirë?

Nuk i di arsyet e Bezosit apo Buffetit, sigurisht. Por unë i dëgjoj dhe besoj atë që thonë: Që ata nuk po i bëjnë për arsye të kota, apo që kjo gjë u jep ndonjë kënaqësi jo-financiare.

Si ndryshojnë këta pronarë të shtypit të shkruar, nga Rupert Murdoch, i cili e bleu “Wall Street Journal” shtatë vjet më parë nga familja Bancroft?

Eshtë e thjeshtë: Rupert Murdoch ka investuar shumë në gazetari për më shumë se 60 vite, jo vetëm për një vit, dhe ai ka një seri suksesesh në këtë biznes. Eshtë një angazhim i vazhdueshëm.

Vitin që kaloi, ai shiti 33 gazeta rajonale, duke argumentuar se nuk bënin më pjesë në strategjinë e kompanisë. Sa kohë do të ketë vend “Wall Street Journal” në strategjinë e “News Corp”? Në fund të fundit, tashmë Murdoch i ka ndarë bizneset e tij më të suksesshëm të televizionit dhe filmave.

Vetë Rupert Murdoch ka thënë shpesh se Dow Jones dhe “Wall Street Journal” janë absolutisht qendrore për kompaninë. Unë do të thoja që janë shtylla kurrizore e kompanisë 9 miliardë dollarëshe, për shkak të përmasave si dhe shtrirjes globale që kemi.

Si e ka ndryshuar Rupert Murdochu “Wall Street Journal”-in?

Ne jemi një gazetë më e mirë. Kemi zgjeruar shtrirjen e “Wall Street Journal”-it, kemi shtuar mbulimin e politikës, sportit, argëtimit, modës dhe kulturës. Kemi shtuar rubrika të reja dhe një revistë – ndërkohë që e kemi ruajtur pikën e fortë, atë të mbulimit të biznesit dhe financës. Baza jonë e të abonuarve po rritet. Në të njëjtën kohë, jemi bërë më të fokusuar tek lajmi, më të shpejtë, i kemi bërë më të arritshëm lajmet. Kemi më pak nga ata lajmet shumë të gjatë që i keni gjetur tradicionalisht tek “WSJ”.

Kritikët do të thoshin që kjo është një prej arsyeve përse “WSJ” ka fituar vetëm 2 cmime “Pulitzer” që kur Murdoch e bleu kompaninë shumë vite më parë.

Unë nuk e gjykoj suksesin e “WSJ” me numrin e cmimeve “Pulitzer”. Nuk thonë asgjë për cilësinë e gazetarisë.

Falë Jeff Bezosit, “Washington Post”-i ka më shumë para për të investuar. A ju bën nervoz?

Jo, është gjë e mirë për ne, që pionierë të suksesshëm të epokës dixhitale, si Bezosi demonstrojnë që besojnë në gazetari. Ndoshta do të bindë disa njerëz në komunitetin e investimeve, të cilët e kanë menduar si të mbaruar tashmë biznesin e gazetave, se ka shumë arsye të mira për të investuar. Për këtë, të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës Bezosit. Tingëllon si klishe, por konkurrenca është e mirë, na mban zgjuar, i bën gazetarët tanë edhe më ambiciozë.

Publikimet në internet, si “Business Insider”, “Politico” apo “The Intercept” – që u nis kohët e fundit nga themeluesi i “eBay”-t dhe miliarderi Pierre Omidyar – të gjithë kanë lajme ekskluzivë me impakt, dhe e bëjnë të vështirë për ju që të ruani statusin e “WSJ”, si një gazetë që duhej të lexohej patjetër në të shkuarën.

Disa prej tyre kanë lajme shumë të mirë, por deri tani nuk kam parë tek asnjëri prej këtyre atë cilësi gazetarie që e shohim përditë, për minutë tek “WSJ”. Disa prej tyre kanë shumë trafik, por ne kemi më shumë se 2 milionë vetë që paguajnë me qëllim që të lexojnë “WSJ” të printuar, apo në internet, cdo ditë. Pikërisht në këtë lloj audience janë më të interesuar ata që merren me reklama.

Gazetat amerikane kanë humbur më shumë se 50 përqind të të ardhurave nga reklamat në 6 vitet e fundit. Tendenca më e fundit e reklamuesve është “native advertising” – reklama që u ngjajnë artikujve të gazetave. Gjashtë muaj më parë ju thatë se ky është një “pakt Faustian”, por tani “WSJ” po u ofron pikëriisht këtë gjë reklamuesve. Përse po hyni në këtë pakt?

Kam thënë që ekziston një risk: që në kërkimin për të ardhura të reja, ne e bëjmë të paqartë vijën ndarëse mes reklamës dhe gazetarisë. Po ta bëjmë, do humbasim besueshmëri dhe lexues.

Por “native advertising” si i tillë bazohet pikërisht në paqartësinë e vijës ndarëse. A nuk mendoni që është një “terren i rrëshqitshëm”?

Jo, sa kohë që për lexuesin nuk ka dyshim nëse dicka është reklamë apo artikull gazete. Pikërisht kështu veprojmë ne dhe nuk mendoj që dikush mundet të thotë që ne e bëjmë të paqartë vijën ndarëse.

“Los Angeles Times” ka bërë bujë kohët e fundit me robotin e parë që ka shkruajtur një artikull të shkurtër për tërmetin. Sa shanse mendoni që do të ketë robo-gazetaria në biznesin e lajmit?

Disa shkencëtarë po parashikojnë një kohë kur inteligjenca artificiale do të bëhet më inteligjente se sa inteligjenca njerëzore. Eshtë një ide magjepsëse. Inteligjenca artificiale po përparon me një ritëm që bën gjithcka të mundur, dhe sigurisht që informacioni bazë dhe rutinë mund të përcillet me robotë. Por nuk mendoj që në të ardhmen e afërt ne do të jemi në gjendje të zëvendësojmë gjykimin dhe dijen e një qenieje njerëzore në gazetari.

DER SPIEGEL/pergatiti E.Gjini bota.al/

8 komente në “INTERVISTA / Gazetaria nuk është një biznes që “po vdes”!”

  1. Gazetes sa autoreve te kesaj interviste faleminderit. Vertet Gazetaria nuk vdes, ajo eshte shpirti i shoqwrise njerzore a mw sakte FRYMEMARIA e saj.
    Dashamiresi D.

    1. The Global World says:

      Dashamires i dashur shume…
      a me thua dot, ku e gjete ti, mik,frazen qe permendtte “shpirtra njerezore dhe frymemarrje te tyre”?!

      Ky mjeshtri madh wall-street-as me duket se permendtte terma krejt te tjere: sukses, fitime, interesa, ambicie, pra money…!

      Ja, kij parasysh Frangajn, apo Ble-fevzon, apo Çashkun, apo Nkoll Lessi apo binjaku i terhequr Rakipi Yll…keta jane e ardhmja, do s’do ti.

      Harroje perkedheljen soc te njeriut…

  2. Sila says:

    Sigurisht ta thote nje qe paguhet nga wall street miliona, eshte e vertete. Wall Street eshte shnderruar ne varrin e ekonomise amerikane. Nderkohe qe gjithmne e me pak gazetare te lire ka dhe gjithmone e me shume censure ka. E ndikuar kjo nga polituka dhe ekonomia Evropiane apo Shba. Pytja do ishte a ka me Demokraci per gazetarine.

  3. Malo says:

    Artisti i popullit thote se gazetaria po vdes. Jo more i nderuar e i respektuar artist, gazetaria jone ka vite qe ka vdekur. Ata qe merren me gazetari, me ndonje perjashtim, jane nje letyre alla berishiane, nanoiste apo edhe alla Ilir Meta qe vertet mbane marken shqiptare, por qe nuk kane asgje te vertete gazetareske. Gazetaret shqiptar u sherbejne qellimeve dhe ambicjeve partiake te pronareve, ndryshe keta te fundit i flakin nga puna. Deri sa te vazhdoje keshtu nuk ka per te pasur gazetari ne kete vend. Prandaj lum miku te uroje shendet e gjithe te mirat ty dhe te faleminderit edhe per opinionin ne gazete.

  4. dole says:

    Nuk mund te kete demokraci pa barazi.

  5. tanino says:

    gazetaria ne vendet perendimore ka vdekur dhe jo nuk po vdes, sepse cdo media eshte e kontrolluar dhe realiteti eshte nje dicka qe i perket se shkuares dhe nuk egziston tjeter pervec se agjitacion dhe propagande. gazetari do te thote realitet sado i hidhur qe te jete ai pyetje te forta dhe te veshtira dhe jo interes.fatkeqesisht realitet eshte qe gazetaria ka vdekur.

  6. petrit zela says:

    Njeriu qe eshte njeri,nuk jeton per te ngrene,por ushqehet per te jetuar. Per mua gazetat qe me rindjen e tyre, akoma dhe sot vazhdojne
    te jene ushqimi me I preferushem per ata qe duan te dine gjithcka si
    brenda vendit dhe atyre nderkombetare..Por duhet ta pranojm!
    Se sot gazetarija ne arenen nderkombetare po e humbet rendesine e
    dikurshme,ku ter shtresat e popujve ishin te angazhuar,per te ditur
    gjithcka,si ato politike,ekonomike,artistike,dhe ne pergjithesi njohuri
    te ndryshme shkencore,apo dhe enciklopedike…RRezatimi I gazetave sot,
    po e humbet rendesine e saj jet dhenes.Jo vetem qe nuk jane ne gjendje
    te perballen me kokurencen qe ka shperthyer ne cdo cep te globit por
    duhen shpenzime te medha per te mbijetuar,gje e cila shum gazeta falimentojne, ose kalojne nen mvartesin e investueseve te fuqishem duke humbur plotesisht,identitetin e tyre si gazetar te
    pamvarur,duke mos qene me te lire si Dallandyshet…Gazetarija shqiptare,me duket sot se eshte me negativja ne bote,se eshte e mvarur
    kembe e koke nga pislleqet e politikes,te bisnesit,apo te mafijas..

  7. zamo says:

    Gazetaria shqiptare e sotçme normal qe ka Marr fund.
    gjithshka ështe katandisur ne copy&paste nga daily mirror i anglis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje