Ekstradimi i Ben Qimes fut në betejë Gjykatën e Shkallës së Parë me Apelin

7 Prill 2014, 19:04Politika TEMA

Arben Isufaj, i njohur edhe si Ben Qimja, duket se ka futur në një betejë të pazakontë dy gjykata, Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe Gjykatën e Apelit.

Qimja kërkohet nga drejtësia italiane, pasi është dënuar në këtë vend me 30 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë e la atë në burg pa afat.

Por avokatët mbrojtës e apeluan vendimin në Gjykatën e Apelit dhe gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila e kishte liruar më parë Qimen, vendosi të kufizojë masën e arrestit me 30 ditë.

Në mbrëmje, pasi ajo bëri të ditur se koha ishte e kufizuar dhe kështu Ben Qimja mund të lirohej, u mësua se dosja kishte mbërritur në Italia.

Por këtu nis një tjetër betejë.

Gjyqtarja Fatime Deçoli deklaron nisjen e procedit për ekstradimin e biznesmenit fierak drejt Italisë.

Por avokati mbrojtës i Ben Qimes kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen, duke tentuar kështu që të kalojnë ditët dhe Qimja të lirohet.

Por prokuroria bëri një lëvizje surprizë, duke kërkuar një tjetër masë sigurie për 45- vjeçarin.

Kështu, në mesditë, gjyqtari Neritan Cena i Gjykatës së Shkallës së Parë vendosi që të lërë në burg Arben Isufajn, duke i ndërprerë masën e parë të sigurisë, që parashikonte lirimin e tij të mërkurën.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Gjykata e Apelit, në rast se do ketë një ankimim nga avokatët.

Më datë 15 prill pritet që Gjykata e Tiranës të vendosë po ashtu nëse procedura e ekstradimit është e rregullt dhe të hapë dritën jeshile për dorëzimin e Arben Isufajt tek drejtësia fqinje.

9 komente në “Ekstradimi i Ben Qimes fut në betejë Gjykatën e Shkallës së Parë me Apelin”

  1. tfgs says:

    hahahahaha,ne ”lufte” per nje ….Qime!!!!

  2. fieraku4u says:

    NORMALE QE DO DALI BEN QIMJA NGA BURGU, SE KA PAGUAR FATMIRA HAJDARIN PER TA NXJERR ME TE PAKTEN 200-500 MIJE EURO.

    FEMIJET E FATMIRA HAJDARIT SI DJALI DHE VAJZA BEJNE SHKOLLEN NE AMERIKE. SHKOJN NE SHKOLLA TE SHTRENJTA QE KUSHTOJN NGA $50,000 NE VITE. JETOJNE NE APARTAMENT NE MES TE QYTETIT, KU VETEM QERAJA MUJORE ESHTE $6,000, SHPENZOJN MBI $1,000 CDO FUND JAVE NEPER KLUBET E NATES, DHE BLEJN RROBA TEK NORDSTROM DHE SAXS FIFTH AVENUE

    E KU I GJETI FATMIRA KETO PARA ME NJE RROGE 1 MILION LEKE NE MUAJ, QE KA NJE GJYQTARE NE SHQIPERI…??

    1. yug says:

      Nuk del ky nga burgu se ka paguar Hajdaren, nuk me mbushet mendja jo. Po nuk dha driten jeshile LSI ose PS nuk del ky nga burgu – transaksioni nuk kryhet, harrojeni. Se pse keta qe jane ne pushtet duan ta lirojne pastaj, le ta trajtoje Z.Baze me editorial

    2. Anastas says:

      Nga i di ti keto dhe nese jane te verteta, pse nuk reagon prokuroria?

  3. al, paci says:

    gjynah ky eshte babaxhan njeri nuk te le kurr ne rrug, ka ndihmuar shum njerez ne fier.

  4. Tironc Tropojani says:

    Iku koha kur ne pushtet ishte shpellari, berisha, dhe keta liroheshin per nje here. Tani dhe gjygjtaret apo avokatet mbrojtes, duhet ta pyesin bythen e tyre mire, se cdo gje tash e tutje do te monitorohet nga strukturat e huaja te drejtesise. Mbasi cdo vendime do te kontrollohen rreptesisht.

  5. Hmmm says:

    Nuk eshte vetem Fatmira Hajdari hale ne ate gjykate. Peshku qelbet nga koka…

  6. fieraku4u says:

    O ANASTAS, PROKURORI PËRGJIGJSHHËM LLALLA NUK LIDHË DOT KËPUCËT E TIJA, E JO MË DO HETOJ AI FATMIRA HAJDARI APO BEN QIMEN. LLALLA VETËM MBAN FJALIME.

  7. moisiu says:

    Ju lutem mos e pergojoni Z.Llalla,ai po meret me etiken e prokuroreve qe eshte me e rendesishme sa kapja e krimineleve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje