FOTOT/ Vdes në moshën 25- vjeçare Peaches Geldof

7 Prill 2014, 20:09Lifestyle TEMA
FOTOT/ Vdes në moshën 25- vjeçare Peaches Geldof

Prezantuesja televizive, Peaches Geldof, vajza e dytë e muzikantit të njohur Bob Geldof, vdiq në moshën 25- vjeçare duke lënë pas burrin dhe dy djem.

Babai i saj konfirmoi vdekjen duke thënë se dhimbja i ka shkatërruar.

“Si është e mundur që nuk do e shohim më atë,” tha Geldof.

Policia, e thirrur në vendin e ngjarjes, thotë se vdekja ishte e papritur dhe e pashpjegueshme.

Geldof ishte 11 vjeç kur i vdiq nëna e saj, Paula Yates. Ajo humbi jetën si pasojë e një overdoze.

E lindur në vitin 1989, Peaches nisi karrierën e saj në media kur ishte 15 vjeç, pasi kishte një kolumnë në revistën Elle.

Ajo u largua nga shtëpia e saj në moshën 16 vjeç dhe nisi një karrierë në disa media britanike.

Ishte e martuar me muzikantin Thomas Cohen dhe kishte dy djem, Astala, një vjeç dhe Phaedra, që do mbushë 1 vit më 24 prill.

Mesazhi i fundit i saj në Twitter ishte një foto e saj me mamanë, kur Peaches ishte bebe.

1 komente në “FOTOT/ Vdes në moshën 25- vjeçare Peaches Geldof”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje