Qejfli autoritarësh!

7 Prill 2014, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha uroi fitoren e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, duke e njehsuar atë me modelin e suksesshëm të së djathtës evropiane. Nuk do t’ia vlente të bënim politikë duke u shfaqur si miq fitimtarësh, por në rastin e Viktor Orban, natyrisht që ka vend për debat.

Viktor Orban nuk po fiton në Hungari, as si i djathtë dhe as si i majtë, por si një autoritarist anti-evropian, me standarde të përkeqësuara të lirive në vendin e tij, me një media tërësisht të kontrolluar, me një opozitë që e ka shkatërruar dhe një super-mazhorancë që kontrollon sot gjithë institucionet në Hungari. Ai ka miratuar 850 ligje pa debat dhe ka vënë në dilema të mëdha Evropën, nëse ia vlejti hapja drejt Lindjes apo jo, një dilemë që natyrisht prek mbi të gjitha vendin tonë problematik.

Janë këto arsyet që fitores së Viktor Orban nuk i gëzohet as e djathta evropiane, as e majta dhe as ndonjë homolog specifik në Evropë, përveç këtij karafilit tonë në Tiranë. Ai është një model i paparashikueshëm lideri, që mbështet politikat e veta tek polarizimi i skajshëm i shoqërisë, siç bënte këtu Sali Berisha, dhe që ka futur partinë e vet në darën e një rrethi klientelist që ka alternativë të vetme vetëm Viktor Orban. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me shoqërinë hungareze. Vota pro tij, është votë e një shoqërie të lodhur, e cila ka besuar përrallën e fajit evropian për problemet e veta dhe beson tek një nacionalizëm populist, që bën joshëse suksese të përkohshme ekonomike dhe luftën ndaj kriminalitetit në vend.

Por a ka vërtet Lulzim Basha aspiratë të bëhet një Viktor Orban në Shqipëri?

Kjo është një dilemë që vë në pikëpyetje vizionin e tij të vërtetë. Sali Berisha ishte një lloj Viktor Orban i paaftë. Ai i kishte gjithë tiparet që ka Viktor Orban. Ai ishte diferencues në shoqëri, polarizoi shoqërinë pro dhe kundra tij, luftoi pa mëshirë median kritike, korruptoi elitën dhe vuri nën thundrën e pushtetit çdo institucion në vend. Ai iu përkushtua me zell shkatërrimit të opozitës, bëri diversione të pafundme ndaj saj, mbijetoi në pushtet falë aleancave me të majtën, por nuk mundi t’ia dalë. 1 milion shqiptarë votuan më shumë se sa premtimet e Edi Ramës, neverinë nga pushteti i Sali Berishës. Ai mori një votë historike kundër pikërisht për shkak të këtyre tipareve si Viktor Orban, por me një shtesë të dhimbshme, pasi ai merrej vetëm me vizionin e tij shkatërrues dhe nuk i dha vendit asnjë shans zhvillimi. Ai la një ekonomi piramidë në buzë të humnerës, një rend të shkatërruar dhe një parti në pikë të hallit. I vetmi që e vizitoi mandatin e dytë të tij ishte Viktor Orban.

Unë e kuptoj adhurimin e Lulzim Bashës për Sali Berishën, kuptoj mirënjohjen e thellë të tij, që e ktheu nga një emigrant shëtitës në deputet ministër dhe lider opozite, por nuk kuptoj pse Basha kërkon t’i hyjë në zemër Berishës duke lavdëruar dhe duke shpallur si model dhe të ngjashmit e tij, ende të parrëzuar nga pushteti.

Me këtë gjest adhurimi, Basha njëkohësisht ekspozon padrejtësisht opozitën tonë si anti-evropiane dhe zbulon një lloj prirje për të parë Evropën si bezdi. Kjo është një taksë e padrejtë dhe për vetë PD.

Ne nuk presim që Basha të distancohet nga Berisha dhe as të promovojë një model tjetër lideri pro-evropian dhe mendjehapur, por së paku mund të heshtte për Viktor Orban. Është e tepërt të na mbushë mendjen se ai e adhuron këtë model në mënyrë të natyrshme, pavarësisht Berishës. Më e pakta do të ishte të mendonim se ai nuk di çfarë do dhe uron çdo fitimtar. Por realisht ai e uron jo se e do dhe e ndjek si model, por se i ngjan si një “model Berisha”, por fitimtar. Lulzim Bashës ia kemi pranuar adhurimin për Berishën si të vetmen vlerë që ka. Ky adhurimi për Viktor Orban nuk i shton asnjë vlerë kryecilësisë së tij si lider pa identitet. Qejfli autoritarësh, si çdo kalama!

34 komente në “Qejfli autoritarësh!”

  1. Ajet Delaj says:

    Eshte e vertete qe Orban nuk eshte nje shembull suksesi persa i perket lirive dhe te drejtave themelore te njeriut ne Hungari por mendoj se eshte me mire te fokusohemin ne Shqiperi qe nuk i respektojne lirite dhe te drejtat themelore as te djathte e as te majte.
    Duhet thene se nese vazhdohet te vidhet paraja publike kryesisht ne Europe e djathta ekstreme do vije ne pushtet ne shume vende te Europes.
    Njerzit do japin me koshience nga lirite e tyre personale vetem qe abuzuesit e pangopur te perfundojne mbas hekurave.
    Koha ka treguar se te majtet e te djathtet liberale jane bere bashke kur jane perballur me humbjen e privilegjeve te pafundme e nderprerjen e hajnise se pafundme e te pangopur.

    1. Karian Qani says:

      Une them o Mero,
      qe ketij dhenderrit te Kurveleshit ti prenotojme nje vizite te gjate ne TP!
      Kush eshte dakort te ngreje doren :p
      http://goo.gl/wtLaRb

      1. Skypion says:

        Fitorja spektakolare e se djathtes ne Hungari ishte e pritshme.Para pak kohesh pame sesi e djathta fitoi terren bindshem ne France,duke i dhene nje goditje te forte politikes austere te se majtes se Hollande.Por,me pare se keto kemi pare,sesi e majta ne Itali ka humbur gjithashtu terren.Duke shtuar ketu edhe degradimin total te se majtes ne Greqi,behet e qarte se politikat e majta,duke renduar me taksa biznesin dhe shtresat e gjera te popullsise,jane te destinuar te deshtojne.
        Hungaria eshte nje vend demokratik;eshte nje vend anetar i BE-se dhe NATO-s.Eshte absurde te mendosh se BE dhe NATO te kene ne gjirin e tyre nje vend autoritar.
        Me termin ‘autoritar’ cilesohen vendet jo-anetare te BE-se dhe NATO-se,si prsh,Rusia dhe ish-republikat sovjetike satelite ose jo te saj.Prandaj edhe akuza per autoritarizem te Urban jane te pabaza.Keto akuza behen qesharake,tejet qesharake kur vijne nga te majtet shqiptare dhe mercenaret e tyre.Nuk ka vend per nje shtet e udheheqes politik autoritar ne BE dhe NATO.Pike.
        E majta ne Shqiperi,me Edi Ramen ne krye,po ndjek pike per pike ato politika qe kane ndjekur te majtet,ne Greqi,Itali,France etj,dhe qe rezultuan deshtim total.Problemi eshte qeveria-thote urtesia e politikes perendimore;problemi tek ne eshte qeveria socialiste;eshte kryeministri i saj.Te gjithe jemi deshmitar,te nje deshtimi akoma pa nisur mire te “strategjise rilindase”;kemi renie ne pikiade ne gjithe sektoret e ekonomise,pikerisht prej ketyre masave te destinuara te deshtojne;kemi renie te konsumit te pergjithsem,te fuqise bleresve, te eksporteve dhe importeve,te investimeve te huaja dhe vendase;kemi nje humbje te besimit te biznesit tek qeveria socialiste e Rames.
        Koha duket ne mengjes,thote fjala e urte;qe ne fillim po duket edhe qeverisja e Rames,ose me sakte keqqeverisja e tij.Ai eshte i vetedijshem per kete.Pikerisht pse eshte i vetedijshem per deshtimin e tij qe ne fillim te mandatit,ka nisur te shfaqe shenjat e para dhe te qarta te liderit autoritar.Kurre me pare nuk ka ndodhur qe keto shenja te jene shfaqur tek ndonje kryeminister qe ne fillim te mandatit.Edhe Berishen ,qe te majtet vazhdimisht e kane akuzuar(me pa te drejte padyshim)per autoritarizem,nuk e kane akuzuar qe ne fillim te mandatit te tij.Edi Rama ben keshtu nje precedent tejet te rrezikshem ne kete aspekt.Deshtimin e sigurte te qeverisjes se tij,ai mundohet ta kompensoje me grumbullimin e sa me shume kompetencave,e sa me shume pushteti.Prandaj,edhe ka nisur qe ne fillim te mandatit kryqaten frontale ndaj institucioneve kushttuese per t’i shtene ne dore ato.Rasti i djeshem me heqjen e kompetencave te Presidentit te Republikes dhe kalimit te tyre tek Kryeministri nuk do koment.Presidenti edhe keshtu,eshte nje post honorifik;edhe kete prerogative po mundohet t’ia heqe Rama.Nese nje gje e tille do te kishte ndodhur gjate qeverisjes se Berishes,te gjithe do te kishin ulerire me te madhe per “Berishen qe do te behet mbret”.Ironia eshte qe,Berishes as nuk i ka shkuar ne mendje kjo qe po ben Edi Rama sot.Krahasimi flet vet.
        Nje arsye tjeter,se pse Rama po do te grumbulloje pushtet sa te mundet,pervec deshtimit qe thame me lart e qe eshte kryesori,eshte edhe lufta e eger qe sapo ka filluar(anipse e heshtur)brenda llojit.Ka ca dite qe, mediat e kontrolluara nga Rama,ne menyre perfide,po vene ne qender te sulmve Ilir Meten,duke e paraqitur ate si “tumor” ne qeverine socialiste.
        Kjo lufte pritet te behet edhe me e eger.
        Rama kerkon avantazh;dhe kete mundohet ta siguroje duke grumbulluar sa me shume pushtet.Por,ky eshte vetem fillimi;vete Rama ka thene :”prisni prisni se nuk keni pare gje akoma” – keto jane fjale te verteta,profetike;jane nga ato te vertetat qe vetem nje profet apo nje i marre mund t’i thote;Edi Rama nuk eshte profet,ai eshte i marre;nje i marre Kryeminister;nje i marre qe enderron te behet i plotfuqishem i gjithepushtetshem;nje i marre qe do te behet AUTORITAR.

        1. J.N.B. says:

          Skypion —

          Nuk do komentoja pjesen qe i perket Hungarise dhe Urban ( Orban-lapsusi yt ) se ate e ka shtjelluar Editoriali.

          Po krahesimet qe ben me te majtat Greke ,Italiane e Franceze do ndalesha te e majta Greke qe e njohe me mire situaten.

          Renimi i se majtes Greke erdhi se Papandreu luftoi te mirte pushtetin pas Karamanlisit kur e dinte se ne çfare gjendje ekonomike ishte Greqia dhe Ai per ta nxjere nga ai kolaps ( siç deshiron ti ta quash ) thirri ne ndihme dhe FMN e cila vuri masa shtrenguese per te dale nga ajo gjendje . Greket jane mesuar te ushqehen ne livadhe te tjereve ,keshtu qe votuan kunder ketyre masave dhe arriti e majta ne ato shifra.
          Masat qe mori e majta ti kam shpeguar ne nje koment tjeter ,po ti te pelqen te theksosh pasojen dhe jo shkakun.

          Ate trashegoje dhe e majta shqiptare nga simotra e saj greke . Po ndryshimi eshte se e majta shqiptare nuk ka popullin e simotres PD.

          Populli shqiptar nuk eshte mesuar te mare per 19 vjet rrjesht pensionin e babait te vdekur,sindikatat shqiptare jane te vaketa,se simotrat e saj ne Greqi paralizojne ekonomine po ju cenuan privilegjet, e shume jane arsyet ku ndryshojne kushtet e qeverisjes.
          Edhe ti me profecite e tua deri tani kane qene te gabuara.

          Si ekonomist qe je me shifrat e “strategjise rilindase” i ben duke huazuar Saliun ,se ai ka moton : genje ,genje se diçka do ngelet.Ne nje shkrim te E.Zaloshnjes ne nje gazet tjeter nuk vertetojne ato qe thua ti i nderuari analisti une.

          Sa per AUTORITARIZMIN qe kane ,midis Rames dhe Berishes besoj si analist duhet te jesh i bindur se Berisha ne Parti dhe Qeveri eshte nje Enver i dyte , kurse Rama nuk i ben dote zap te tijet, dhe faktet jane kokforta.

          Aftesia qe ke per te shtremberuar faktet e ben dhe kur thua se Rama do te grumbulloje pushtetet.
          Po a mund te qeverisesh me nje President qe kutine postare e ka ne PD, a mund te qeverisesh kur Kryetari i SHISH raportimet i ben te Kryetari de jure i PD-es ,po a mund te qeverisesh kur Kryetarja e ILDKP nuk bente sanje denoncim dhe me largimin e saj behen disa, a mund te qeverisesh kur KLD-ja nuk mer asnje mase per korrupsionin me te larte ne Shqiperi.

          Dhe te gjithe keto ti i quan ,duke imituar Berishen,se Rama do te mbledhe gjithe pushtetet.Nje eshte i afte per kete gje dhe ate e ka etiketuar Editoriali .

        2. black_lion says:

          Lere o Skypion se na mbushe mendjen! Kam pershtypjen se Mero ka parasysh se si do jete komenti yt para se te shkruaje editorialin, duke te nxitur t’i meshosh fort dallimit mes S.B. dhe E.R., qe normalisht nxjerr fitues kete te fundit (per shume arsye).
          Kjo eshte nje politike qe i shkon per shtat qeverise aktuale, por nuk eshte ne te mire te vendit, pasi e ul shume njesine matese te qeverisjes.
          Nuk mund te vazhdohet me duke u matur me te kaluaren! Imagjinoni sikur ne zgjedhjet e ardhshme aleanca aktuale qeverisese te thote: “Na votoni serish ne, se kemi vjedhur me pak se ata te tjeret!”. Do te ishte skandaloze. Performanca qeverisese duhet matur bazuar tek potenciali i vendit, qe nuk eshte pak, duke patur parasysh rezervat e burimeve natyrore, mundesite qe ofron turizmi, koston e lire te krahut te punes etj.

          Mero, me duket se po perpiqesh ta besh L. B. lider me pahir. Njerezit e kane me kollaj te rreshtohen ne krahun e me te dobetit! Nderkohe qe ai nuk meriton as te konsiderohet si opozite, pasi cdo opozicion deri tani e ka bere per te mbrojtur veten nga burgu!

      2. Luli i Arte says:

        Ju i nderuar Mero po i bëni nje nder “Lulit te artë” qe e krahasoni nje neonazist me nje hungarez qe eshte vite drite larg nga ne.

        Lulzim Basha me veprim neonazist duke hequr ne menyrë tepër provokative
        tabelen e 4 shkurtit te viktimave te vrara nga xhaferr deva ne 1944 dhe duke vene ne vend te tij emrin e nipit te xhaferr deves.Pra ky eshte nje akt i paster neonazist dhe lulzim basha duhet krahasuar me Agimin e Arte te greqise se me ate te Hungarise qe eshte lluks per lul domaten

        Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulzim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare. Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë. Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. Tashmë Sali Berisha është angazhuar për të emëruar Bashën kryetar të Partisë Demokratike, me qëllim për ta shpëtuar edhe disa vite nga drejtësia. Duke parë të shkuarën e tij kriminale dhe korruptive, Lulzim Basha e meriton më shumë se kushdo tjetër postin e kreut të PD, i cili do t’i shërbejë si parzmore para drejtësisë. Rivali i tij Sokol Olldashi, mund të akuzohet se luan kumar me paratë e shqiptarëve, mund të akuzohet për afera me tenderat e rrugëve dhe porte, por Olldashi nuk mund të akuzohet për vrasje dhe shitje të territoreve, siç akuzohet Basha.
        Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës

        1. Shitja e detit, Greqisë
        Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

        2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
        Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

        3. 21 Janari
        21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

        4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
        19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
        Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

        5. 7 pasaportat e dyshimta
        Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

        6. Reprezaljet në administratë
        Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.

        7. Mashtrimet si kryebashkiak
        Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe të hekurudhës nga lagjet e banuara, ndërtimin e tramvajin Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimi e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqje e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, heqje nga rruga të fëmijëve që lypin etj. Arritja e deritanishme e këtij njeriu është vënia e Bashkisë së Tiranës në shërbim të kunatit, i cili ka disa firma fantazmë që thith të gjitha fondet e bashkisë.

        8. Plani urbanistik
        Është skandali më i madh i Lulzim Bashës pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. I kamufluar me zgjatjen e bulevardit deri në Paskuqan dhe i trumbetuar nga Sali Berisha si Kushtetuta e Tiranës, plani për kryeqytetin ngërthen në vetvete planin mafioz të familjes kryeministrore dhe të Saliut të vogël në bashki, për të asgjësuar hapësirat e gjelbërta si dhe për të pushtuar Tiranën me pallate shumëkatëshe. Plani kriminal për Tiranën është gatuar me urdhrin e Lulzim Bashës në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Konsultimet me qytetarët dhe me grupet e interesit, ishin një mashtrim dhe fasadë me natyrë po aq kriminale sa edhe parashikimet e planit. Plani është hartuar në mënyrë të errët, klienteliste, të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe klaneve rreth familjes kryeministrore.

        Lulzim Basha eshte xhaferr deva junior pra le ta quajme KETE NEONAZIST “Luli i ARTE” dhe do ta kete vendin ne koshin e historise si dhe Saliu i zi i lugut te zi te tropojes.

        Keni gabuar shume zoti Mero qe po i beni nje nder ketij “lulit te arte”duke e krahësuar me hungarezin.

    2. avni rustemi says:

      Zakonsht spiunazhet e vendeve te medha,gjejne kandidatura te [pershtatshme per ti vene ne sherbim te tyre me synim qe te zene vende kyce,vende burim informacioni per spiunazhin qe i ka zgjedhur e rekurtuar.Ne se do studjohen me vemendje shumica e politikaneve shqiptare jane vene ne sherbim te spiunazheve,kryesisht atij serb dhe grek.
      Jane pergatitur dhe veprojne duke zbatuar detyrat e politikes serbe greke por dhe islamike.Gjithcka ketu te neve,komandohet kryesisht nga spiunazhi serb.
      Detyra e ketyre spiunazheve eshte qe tw pengojne zhvillimin ne Shqiperi,ta dobesojne ekonomine,te thellojne kontradiktat nder partiake,te rritet kriminaliteti,te vriten sa me shume shqipetare.
      Dhe ky Basha eshte lehtesisht I lexueshem.
      Pra cfare ka bere ky mega tradhetar I qujtuar gabimisht “YLL NE QITJE” nga nje ambasdor qe duket si kumbaro I tij PASI KA LENE DHJETRA JETIME RRUGEVE ne 21 janar 2011 ??

      1. LULZIM BASHA AGJENTI I UDB-së i punësuar në Umnik si agjent serb në shërbim të DISA agjenturave të huaja përveç shqiptarëve dhe Shqipërisë .Lulzim Basha i rekomanduar nga UDB-ja sajoi shtëpinë e verdhë në një fshat të Burelit që luftëtarët e UÇK sillnin ushtarët serbë dhe u hiqnin veshka ,zemra….

      2. LULZIM BASHA SI GJITHONË KONTRIBUTI I TIJË ANTI SHQIPTAR, nuk mori pjesë në konferenca e vëndeve Aziatike në Teheran të Iranit më 2008 për lobimin e Kosovës .

      3. LULZIM BASHA PJESMARËS AKTIV NË SHUMË MARVESHJE TË FSHEHTA ANTISHQIPTARE

      4. LULZM BASHA GJAKPIRSI I GJAKPIRSAVE TË POPULLIT SHQIPTAR si mund të flasë ky njeri se ka luftuar krimin ekonomik, kur vetë ka bërë aferën më të madhe që njeh Shqipëria, atë të rrugës Durrës- Kukës 232milion eurove, që është krimi më i madh ekonomik në vend?

      5. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR FIRMOSI PËR SHITJEN E TROJEVE SHQIPTARE PËR COPTIMIN E SHQIPËRISË.

      6. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR MER PËRSHËNDETJE NË TV NGA KOLEGU I TIJË ZËVËNDËS MINISTRI I JASHTËM NGA ATHINA duke përcjellë për ne shqiptarët legalizimin e varrezave të ushtarëve grekë respekt për ushtarët grekë që ranë për të mbrojtur atdheun e tyre!Cili është Atdheu i grekëve ? Atdheun në Përmet, në Korçë ,në Gjirokastër?

      7. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR lejon tre palë varezat e ushtarëve pushtuesve grekë në SHQIPËRI. Çfarë simbolizojnë varezat e ushtareve grekë tokën shqiptare apo PIRAMIDAT GREKE ?

      8. LULZIM BASHA EDHE SËRBË OSE GREK TË ISHTE NUK DO DILTE KAQ HAPUR POR FAKTET KANË VËRTETUAR SHUMË HERË MË TEPËR SE ËSHTË MË SËRBË NGA SËRBI DHE MË MË GREK MGA GREKU.Si është e mundur që për një tubim paqësor brenda regullave në territorin e Shqipërisë të quhet i jashtëligjshëm, aq me teper kur është kërkuar leje, ndërsa një person që ka kaq vjet që merr pagë nga shteti Shqiptar si Vasil Bollano shkruan e bën si të dojë jo vetëm histori të rreme anti-shqiptare për Himarën, por edhe për gjithë zonëne e Labërisë?!

      9. LULZIM BASHA AGJENTI LOBIT ANTISHQIPTAR SERB DHE GREK Ish-Prefekti i Gjirokastër Spiro Ksera, ish ministër i punës dhe i çështjeve sociale më 18 maj 2008 morri pjesë në festimin e 94 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Si gjithmonë Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha nuk dha shpjegime kurrë për Spiro Ksera për aktivitetin antishqiptar .

      10. LULZIM BASHA SKANDALI DH TURPI I MADH I POLITIKËS SHQIPTARE QË I KA DEMASKUAR NË JETË TË JETËVE PËR TRADHËTINË e ndyrë të tyre ndaj Shqipërise, është prezenca ende në detyre e konsullit grek të Korçes, i cili deklaroi hapur në Korçë dhe Greqi qe ”Vorioepiri është Greqi”.Çfarë vërteton heshtja juaj Lulzim Basha paaftësinë apo ortakërinë me grekun?

      11. LULZIM BASHA MAFIOZ MAFIJA E JASHTME KOMANDON MAFIJEN E BRËNDSHME.A mund të akuzonte Beogradi Tiranën për ngjarjen e transportimit të organeve të brëndshme të ushtarëve sërbë në një fshat të qytetit të Burelit( shtëpinë e verdh )
      12. LULZIM BASHA FASHISTI I FASHISTAVE JEP URDHËR MË 21 JANAR PËR TË HAPUR ZJARR MBI PROTESTUESIT SHQIPTAR E URITUR , U MBUSH BARKUN ME PLUMBA.

      13. LULZIM BASHA KRAHU U DJATHTË I KRYETRADHËTARIT SALI BERISHA PJESMARËSAKTIV NË SHUMË VEPRA TRADHËTARE KRIMINALE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR .Lulzim Basha vjen në Tiranë si njeriu që nuk ka parandaluar dot krimin e kontrabandimit të naftës që po shkatërron ambientin dhe ekonominë personale të gjithsecilit.

      14. LULZIM BASHA KRIMINEL I KRIMINELAVE NË SHQIPËRI NUK SUNDON LIGJI POR SUNDON KRIMI për arsye në krye të qeverisë janë kriminelat Lulzim Basha është përgjegjës për rritjen e frikshme të krimit të vjedhjes. Si kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë sulme mbi banka, dyqane dhe individë .
      15. LULZIM BASHA LEJON NË VËND TË GRURIT MBILLET DROGË ME DIJENINË E TIJ BOTET QEVERITARE VADISIN PARCELAT NË LAZARAT. Lulzim Basha është përgjegjës për faktin se Shqipëria përveçse një vend ku kalon trafiku i heroinës, është kthyer në një bazë, të trafikut të kokainës, sipas një raporti të OKB.

      16. LULZIM BASHA E KATANDISI SHQIPËRIA NË VËND TË PARË NË EUROPË PËR AKSIDENTET Lulzim Basha a mbajtët përgjegjësi për ministrinë e Rendit për shtimin e aksidenteve?

      17. LULZIM BASHA TRADHËTAR,KRIMINEL, FASHIST ,AGJENT ME REKUMANDIMIN E UDB-së heq emrin e rrugës ,,Dëshmorët e 4 Shkurtit ,, dhe vendos emrin e Ibrahim Rugova.Me këtë veprim Lulzim Basha ka rehabiliton kriminelin dajon e Xhafer Devën Ibrahim Rugovës duke hedhur baltë mbi 86 viktimat e antifashizmit që u vranë më 4-shkurt 1944

      18. LULZIM BASHA NUK JE VULLNETI I POPULIT SHQIPTAR ,POR POPULLIT SHQIPTAR I IMPONOHET KANIDATURA PËR KRYETAR BASHKIE TI NUK MER ASNË % TË VOTAVE POR I VODHËT NËPËRMJET MANIPULIMEVE ME ATE MENGEPERVESHURIN

      19. LULZIM BASHA I EMËRUAR PËR KRYETAR PARTIE NGA KRYETRDHËTARI SALI BERISHA POR KURRË I VOTUAR

      20. Këto janë vetëm maja e ajzbergut po të hapen kartat marveshjet e fshehta antishqiptare del në dritë tradhëtitë e Lulzim bashes në seri…
      LITARI ËSHTË SHUMË PAK PËR TRADHËTARIN KRIMINELIN E KOMBIT SHQIPTAR LULZIM BASHËN.

      21.KËRKOHET NJE AVNI RUSTEM PER TRADHËTARIN LUL PASH TOPTANIN

  2. Daniel says:

    Me qarte s’ka si te thuhet . Basha del teper naiv ne politike. Perplasje me Europen, pa interes.

  3. Cili jeni ju zoti sorge ! says:

    KUSH ESHTE MASTER SPY-YLLI NE NGJITJE

    Nga të gjitha absurdet që janë ngritur në dëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky është më absurdi. Është një sajesë e ngritur mbi një fantazi të jashtëzakonshme dhe tmerrësisht e dhimbshme. Mund të siguroj gjithkënd, se e gjithë struktura e lartë drejtuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë përjashtim, ka mësuar për këtë “histori” shumë vite pas përfundimit të luftës.
    Tashmë ajo është e njohur . Sipas “ rrëfimit” të Klara del Pontes, pasi kishte ikur nga detyra e saj, dhe më pas Raportit të Dick Martyt, në këtë shtëpi janë bërë operacione të jashtëligjshme, makabre, ndaj robërve të luftës, shumica serbë, dhe organet e tyre jetike janë transplantuar diku jashtë Shqipërisë.
    Pra është një histori e dëgjuar. Nëse UÇK-ja do të kishte pasur mjekë të tillë kaq të aftë dhe pajisje të tilla kaq moderne, dhjetëra e dhjetëra luftëtarë do të ishin ende në jetë, të cilët vdiqën nga plagët e mara në luftime. Të plagosurit e luftës më së shumti janë mjekuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, e kur gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në raste të rralla kjo, është bërë mjekimi i tyre jashtë Shqipërisë, zakonisht në vendet fqinj, por kurrë në Greqi. Mjekët e paktë në radhët e UÇK-së kanë bërë më tepër se sa ka qenë e mundur. Ndonjëri prej tyre si si mjeku i njohur Hafir Shala u arrestua nga forcat serbe, të drejtuara nga një udbash i njohur, Fadil Sylejviçi, qe më pas do të jetë në njëjtën strukturë hetimore si edhe Lulëzim Basha e bashkë-hetues në rastin e Daut Haradinajt, të Fatmir Limës, Idriz Balajt e të tjerëve. Ai do të jetë fabrikuesi kryesor i dosjes “Kiçina”, mbi falsifikimin e së cilës u dënuan ashpër, pa asnjë prove, disa djem të rinj, ish-luftëtarë të UÇK-së.

    Tre persona përmendin Lulëzim Bashën
    Shtëpia e Verdhë lidhet me veprimtarinë e Lulëzim Bashës, ndaj edhe e risjellim sot këtu, por jo vetëm për kaq. Ajo shtrihet edhe më tej se një histori me “isha apo nuk isha”. Lulëzim Basha do të jetë pjesë e ekipit që do të bëjë hetimet në këtë “shtëpi” për të gjetur prova për të ashtuquajturat krimet e luftës. Antropologu Jose Pablo Baraybar – njëri nga ekspertët e atyre që njihen të përfshirë në hetimin e ngjarjeve, saktësisht , të krimeve të luftës, duke folur për historinë e Shtëpisë së Verdhë, do të pohojë se pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, do të ishte edhe Lulëzim Basha. Sipas Baraybar-it, e jo vetëm sipas tij, në ekipin e hetuesve që ka bërë hetime e ka “zbuluar” çfarë mendohet se mund të ketë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, vrasje, rrëmbime e tortura nga ana e UÇK-së, ishte edhe Lulëzim Basha. “Basha e njeh dosjen, ai e ka pasur atë”, thekson ai në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Le Temps”. Basha e përgënjeshtroi këtë. Ngutja e tij ishte e dukshme për të bërë një të tillë, kur aq më tepër, në kohën kur u bë kjo dëshmi, ai ishte ministër. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai njëkohësisht pjesë e ekipit të hetimit, dëshmon praninë e Bashës në hetimet rreth Shtëpisë së Verdhë. Një tjetër konfirmim vjen nga Fred Abrahams i Human Rights Watch, që bën të qatë se “Basha ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ke hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”. Pas dy dëshmive të tjera, zoti Basha nuk reagoi më tej. E përsëris, kushdo që ka pranuar të jetë pjesë e hetimit të ngjarjeve në Kosovë, si pjesë e strukturave të UNMIK-ut, mund të ndodhej në këtë situatë, edhe Basha. Por këmbëngulja e tij për të fshehur këtë fakt, ashtu si heshtja edhe ndaj fakteve të hetimit të luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, ose dolën të pafajshëm ose akuza ishte e ngritur mbi dëshmi të rreme e sajesa absurde. Përse Basha kërkon të fshehë një fakt, i cili edhe ashtu nuk mund të jetë aq i mistershëm?

    Një implikim domethënës
    Janë disa arsye, jo thjeshtë sipas mendimit tim, por edhe sipas analistëve seriozë në Kosovë, të cilët nuk kanë varësi nga dukja e Bashës apo pozicioni i tij partiak e shtetëror. Këto zëra po bëhen gjithnjë e më të shumtë, pasi edhe rrjedhojat e asaj që ka ndodhur po bëhet më e rëndë.
    Së pari, e gjithë statura e akuzës së ngritur rreth e mbi Shtëpinë e Verdhë është sa monstruoze, aq edhe e pabesueshme. Vetëm dikush që kërkon me të gjithë forcën e shpirtit të jetë pjesë e Elitës mund të bëjë edhe thyerjen e ndërgjegjes së tij për hir të një pozicioni më të lartë në strukturat e shtetit. Koha kur filloi hetimi rreth Shtëpisë së Verdhë është njëkohësisht edhe kohë e thyerjes së shumë dëshmive e akuzave kundër UÇK-së. Hetues të përcaktuar qartë, që donin me çdo kusht të gjenin “ fajet e krimet”, ishin të gatshëm të përcaktoheshin edhe për më absurden. Dikush duhej të bënte të mundur gjetjen e fakteve, afishimin dhe deshifrimin e tyre . Të jetë Lulëzim Basha njëri prej tyre: kjo është e mundur. Abuzimi i tij me gjërat që erdhën më pas, janë dëshmi se një njeri që jep urdhër të vriten njerëz të pafajshëm, ai është në gjendje të fajësojë edhe të vdekurit ose mbi vdekjen e tyre të bëjë një ngjitje të re. Së dyti, akuza e Shtëpisë së Verdhë , duke qenë më monstruozja, është edhe më e dashura për bordin serb në Kosovë dhe për bordin serb në Tiranë. Do të ishte gjetja më e afërt për to, nëse, qoftë edhe për disa kohë, qoftë edhe nga larg, do të kishte një njollosje të UÇK-së, si një strukturë egërsie dhe pa asnjë lloj morali kombëtar.
    Së treti, Shtëpia e Verdhë është një nga akuzat më rrëqethëse në raportin e Dick Martyt, raport i cili mund të shtrohet për shqyrtim në verën e ardhshme. Lulëzim Basha mund të jetë dëshmitar i akuzës, pasi ka qenë pjesë e ndërtimit të kësaj akuze. Përbetimet, në këtë rast, do të ishin të pavlefshme.

    Klani financiar i Bogoljub Kariç
    Imazh

    Kohët e fundit, struktura e ngritur nga vëllezërit Kariç, sidomos nga njëri prej tyre, Bogoljub Kariç, ndërmori një gjë të padëgjuar: fabrikimin e dëshmitarëve të rremë, të cilët do të kishin qenë pjesë e ngjarjeve, jo vetëm në Shtëpinë e verdhë. Këto dëshmitarë të rremë, jo vetëm serbë, do të paguheshin mirë dhe disa prej tyre ishin paguar në shpërblim të dëshmisë së tyre. Disa nga këto kishin dëshmuar edhe më parë, por duke qenë dëshmi gjysmake e pa vlerë, ata nuk janë përfshirë në akuzën e Dick Martyt. Pra, në shumicën e tyre, janë anonimë. Cila ishte rruga deri tek ato? Vëllezërit Kariç në Kosovë nuk kanë qenë një bandë e zakonshme. Ata kishin bankën e tyre private, rrjetin e sigurisë, shërbimin sekret, dhe ishin njerëzit më të afërt të Jovica Stanishiçit, dajës së Damir Fazlliçit. Këtu qëndron edhe pikëpyetja e përhershme, e cila kërkon të mos mbetet enigmë: Është në këtë mes edhe një herë i njohuri Fazlliç?
    Revista kroate “Index”, më 16 shkurt 2009, bën këtë përcaktim për Fazlliçin: “Një mik i kriminelëve dhe i politikanëve, nipi i Jovica Stanishiçit, drejtorit të tmerrshëm të sigurimit të shtetit në kohën e Millosheviçit. Fazlliç për 10 vite është i lidhur jo vetëm me kriminelët më famëkeq të Ballkanit, por edhe me disa nga politikanët më të lartë në rajon”. Dhe shton më tej: “Korrelacioni mes Fazlliçit dhe ministrit Basha është veçanërisht interesant për shkak të skandalit të korrupsionit të autostradës së veriut”. Njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi aktualisht, është Lulëzim Basha. Së katërti : në përcaktimin e Fred Abrahams, lidhur me rolin e Bashës në hetimin e ngjarjeve të luftës, bëhet një përcaktim që mund të ketë rrjedhime të tjera: Ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë. Pra, jo vetëm për një vend, por për shumë të tilla.

    Një drenicak i panjohur
    Kohë më parë, ka pasur disa dëshmi nga shqiptarë që tashmë jetojnë larg Kosovës, për ngjarje të rënda psikike e fizike në dëmin e tyre nga luftëtarët e UÇK-së. Flitet edhe për një vend të tillë në rrethinat e zonës së Kukësit, jo larg kufirit. Këto dëshmi janë ruajtur deri më tash si një “As” në duart e hetimeve, për ti pasur si një atu të fuqishme në përcaktimin e provave. Të jetë këtu edhe Lulëzim Basha? Këtë nuk e di, por nga ajo që kam lexuar, është ngritur një ngrehinë e çuditshme , e cila do të kishte rrjedhime të rënda në jetën e shumëkujt. Lulëzim Basha është mburrur disa herë që është me origjinë nga Kosova, drenicak. Sa ishte në Kosovë askush nuk e diti këtë fakt, në gjithë muajt e parë askush nga kolegët jashtë grupit të tij, nuk e dinte se ishte shqiptar, por një jurist i huaj, që bënte një jetë jashtë rretheve të tyre. Befas, një ditë, ai u kujtua se ishte drenicak dhe bëri edhe një vizitë tek të rënët e Prekazit, vendosi një tufë me lule dhe shkoi më tej. Kjo ishte koha kur ai tashmë ishte bërë ministër, njeri i pushtetshëm, dhe kishte filluar odiseja e Rrugës së Kombit. Nga Kosova ai kishte marrë fillesën, të njëjtë me paraardhësin e tij. Por kjo është një histori e njohur për shqiptarët. Ajo që nuk njihej sa duhet qëndronte në enigmën e fillesës së tij politike, enigmë që do shumë kohë e mund të zbardhet, pasi, si të gjitha të këtij lloji, ajo mbrohet nga një furi e një bordi të fuqishëm, që ka zanafillën në zyrat e Prishtinës dhe shtrihet deri në qendrën e Tiranës: BORDI SERB.

    Lulëzim Basha dhe Tirana
    Që nga janari i vitit 2005, Basha u bë i njohur në rrethet e afërta të PD-së, si njeriu që kishte ardhur aty përmes derës së hapur nga Argita Berisha. Do të jetë e njëjta linjë që do e bëjë atë drejtuesin kryesor, de jure, të kësaj force politike, në të cilën, ai ende nuk ka mundur të sjelle asgjë nga vetja, për shkakun e thjeshtë, sepse nuk ka asgjë të tillë. I fryrë nga madhështia, e cila i ra mbi kokë krejt papritmas, ai kujton se është çështje nderi të vazhdojë të ruajë tonin e tiranit, si paraardhësi i tij, duke u thirrur në emër të lirisë.Kopje e keqe e së keqes. Është i njohur fakti se Berisha është një njeri i dehur me të keqen. Ai, duke perifrazuar Shekspirin, nuk është i tillë se ka shkak, por është i keq, sepse është i keq. Berisha shikonte tek paraardhësit e tij atë që ëndërronte të bëhej vetë, por nuk guxonte: monarkun absolut/ edhe de jure. Basha mund ta ketë një ëndërr të tillë, por ajo do të jetë një ëndërr e shkurtër. Ai e di se vetëm marrëveshja e tij me Berishën dhe familjen e tij e bën të mundur të ketë këtë ëndërr të madhe. Ndaj i duhet të jetë kopje besnike e asaj që ka parë, e asaj përmes së cilës është rritur politikisht e, përmes së cilës mendon se do të vazhdojë të jetë në politikë.
    Në katër vitet e fundit familja Berisha mbahej si zonjë e kombit. Për t’ia bërë qejfin asaj parlamentarëtpëdëistë nganjëherë bënin ndonjë vërejtje të përvuajtur, ndonjëherë murmuritnin, por kurrë nuk kundërshtonin. Edhe figura intelektuale me integritet të lartë, si Besnik Mustafaj, e gjetën veten më mirë e më ndershmërisht disi jashtë saj, se të zverdhuar politikisht e moralisht brenda saj. Basha nuk ishte e vazhdon të mos jetë i këtij stofi politik. Por i gjithë nënshtrimi total që ishte ndaj paraardhësit të tij do të zgjojë më vonë iluzione të dëmshme për vetë atë. Toni i fryrë, gjuha e njëjtë me Berishën, pozimi ndaj vogëlsive, imitimi i një zhargoni që mund të jetë i rrugës politike ose i politikës së rrugës, por gjithnjë nën tonin e zotit të tij, kjo e bën atë një kopje të keqe të së keqes që ka marrë përsipër të imitojë.

    Nxënës i shkëlqyer i “Fakultetit Berisha”
    Imazh

    Të gjitha familjet politike në pushtet në 20 vitet e fundit, herë pas here, kanë mbledhur haraçet e tyre, kjo, familja Berisha, ishte e vetmja që i mblidhte çdo ditë. Basha e mësoi shpejt “ huqin” e familjes, por e mësoi rëndë, në Rrugën e Kombit, e cila pasi harxhoi mbi 1 miliard Euro, kur ishte menduar për 600 milionë, jo vetëm që nuk përfundoi, por u avulluan mbi 200 milionë, si për të dëshmuar sa të përkushtuar ndaj kombit isha këto “atdhetarë”, të dalë nga stani i fazlliçëve.
    Lulëzim Basha , në fakt, nuk drejton sot një parti të reformuar. PD vazhdon të jetë një parti e deformuar. Berisha e kthej PD-në në një detashment ushtarak, zotërinjtë e politikës i shndërroi në vasalë; zonjat e politikës i ktheu në robinja e më tej, në burrësimin e tyre, tashmë është një kohë kur shthurja quhet besnikëri, ndërsa serioziteti kryengritje. Basha ishte pjesë e kësaj shthurje, dhe madje, pjesë e rëndësishme e saj. Ai u shndërrua shumë shpejt nga statura e njeriut që mund të pasqyronte besueshëm kthesën ndaj perëndimit, në një jeniçer, që pas betejës merr trofeun e tij.
    Trofeu i parë i erdhi atij përmes Rrugës së Kombit. Ai, aty, mësoi të vërtetën se njerëzit që e kishin filluar politikën si idealistë ishin bërë tashmë mercenarë, dhe meqenëse kishte përvojën e duhur nga mercenarizmi në Kosovë, ai u bë shumë shpejt zëdhënësi i këtij mercenarizmi. Ndryshimi ishte se tashmë ishte një mercenarizëm i buzëqeshur. Basha buzëqesh njëlloj, edhe kur është nën hijen e një çadre me Gadafin, kolonelin e zi, në shkretëtirat e Libisë, edhe kur është në sallat moderne me Dora Bakojanis, zonjën e bukur të politikës së jashtme greke. ashtë buzëqeshur edhe kur bëhet pjesë e trafikut të armëve, edhe kur , pa asnjë lloj qederi shet truallin e vendit të tij, si ndodhi me Marrëveshjen e Detit. Por e gjithë kjo është tashmë e ditur. Tri herë, në tri ministri, ai la vragën e së keqes pas tij.

    Bordi Serb, 2 Prilli, 21 Janari
    Vragën më të madhe, e njëkohësisht të përgjakshme ai e la pas vetes me 21 janar. A ka lidhje mes 21 janarit dhe 2 prillit të vitit 1992? Cili ishte roli i bordit serb në Prishtinë dhe në Tiranë, me 2 prill dhe me 21 janar? Në se në gjakosjen e parë Basha nuk ishte i pranishëm, sa ishte e ndjeshme prania e tij në përgjakjen e dytë? Kjo nuk është analizuar asnjëherë më parë, ndoshta edhe nga një mangësi e padukshme: shumë nga analistët e sotëm nuk kanë qenë pjesë e ngjarjeve të 2 prillit 1992, nuk e dinë se si janë zhvilluar ato, dhe nga ana tjetër, nuk kanë pasur fatin jetësor të jenë pjesë e një lëvizje klandestine, që të bën të mundur të përjetosh ngjarje e dukuri, për të cilat as që ke menduar. Njëra prej tyre është në praninë e shërbimit të fshehtë serb, kurdoherë kur kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Shqipëri. 2 prilli i vitit 1992 është një ngjarje ende e pazbardhur për shumëkënd. Edhe 21 janari është ende një ngjarje e tillë. Me 2 prill u vranë katër demonstrues, vrasësit ende nuk dihen, ose edhe nëse janë të ditur, ende nuk janë dënuar. Edhe me 21 janar ndodhi e njëjta gjë: u vranë 4 demonstrues, vrasësit ose fshehur pas petkut kryeministror, dhe ende nuk është dënuar askush. Ngjarjet e 2 prillit i filmoi vetëm TV i Malit të Zi, i vetmi TV i lejuar të filmonte dhe pamjet e asaj ngjarje nuk janë më të pranishme. Manipulim,i mbi të vërtetën është fshehur pas atyre filmimeve. Ngjarjet e 21 janarit, më mirë se kushdo tjetër ri-filmoi aparatura e vendosur në Kryeministri, pamjet janë zhdukur, askush nuk është përgjegjës për zhdukjen e tyre. Frymëzimi i ngjarjeve të 2 prillit ishte Sali Berisha, frymëzimi i vrasjeve të 21 janarit ishte Sali Berisha dhe deklaratat e një nate më parë të ministrit të Brendshëm, që quhej Lulëzim Basha. Menjëherë pas ngjarjeve të 2 prillit, kur ende nuk dihej numri i viktimave, Sali Berisha deklaroi se ishin vrarë nga sigurimi i shtetit. Më pas raporti parlamentar i mbajtur nga deputeti i PD-së, Emin Musliu, vërtetoi se vrasja kishte ndodhur nga një tjetër drejtim. Dhe nga afër. Me 21 janar, një mjek, i cili ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për falsifikimin e së vërtetës, deklaroi se vrasjet kanë ndodhur nga afër. Kishte ndodhur ndryshe, filmimet tjera dëshmuan se vdekja kishte ardhur nga kryeministria, ku qëndronin pas xhameve të blinduar, kryeministri dhe ministri brendshëm, Lulëzim Basha. Në ngjarjet e 2 prillit asnjëri nga liderët kryesorë lokalë të PD-së nuk ishte në demonstratë, i vetmi që ishte aty, me probleme të shumta, pas debateve të ashpra me Pjetër Arbnorin, do të vritej. Në 21 janar ministrat e PD shpejtuan të deklarojnë për makina me lëndë plasëse, mjete me armë, e deri tek deliri i shefit të tyre për çadra e stilolapsa pistoletë. Pra përngjasimet e jashtme janë të shumta: përngjasimi i brendshëm është vetëm një, ai qëndron tek reagimi i bordit serb në Tiranë. Ngjarjet e 2 prillit kishin pikërisht këtë prapavijë, krijimin e një qendre rebelimi të përgjakshëm, dhe parulla e shkurtër e asaj dite, fatbardhësisht shumë e shkurtër, “Shkodra Republikë”, kishte në vetvete sajesën e një vorbulle politike, pas së cilës dalja do të ishte tejet e vështirë. Para ngjarjeve të 21 janarit, shërbimi informativ serb, përmes medieve të lidhura me të, do të paralajmëronte se shumë shpejt në Shqipëri do të kishte turbullira të përgjakshme, dhe, si parashikohej, një kthim në vitin 1997. Që andej erdhën edhe paralajmërimet se në ngjarjet që priteshin do të përdoroheshin armë të shumta, që nga shpërthyese deri tek të sofistikuarat, dhe pritej me ankth të gëzueshëm se kur do të mund të ndodhte një gjë e tillë. Vërtet urdhri, ende i padukshëm, për vrasjet e 2 prillit ishte një rastësi? Vërtet nuk ka një lidhje mes njërës ngjarje dhe tjetrës? Në të dy vrasjet është pas një strukturë e posaçme. Mjerisht, në ngjarjet e së dytës, do të jetë edhe profili i një njeriu që filloi një karrierë marramendshëm shpejt. MASTER SPY LUL UDBASHA

  4. Marko Boçari says:

    ?….pak a shum eshte ashtu,…..se dihet qe Lulka i ka me teperice homonet femerore,prandaj dhe ……..kompesimi i shqisave ja kerkonte mbushi boshlleqet e nenes natyre

  5. Treviso says:

    Krimineli Basha le te behet çfar te doje, por perpara do te japi llogari per krimet qe i ka bere ketij populli. Kryesia e P.D.e ka vertetuar se eshte kunder Europes gjate 8 viteve te qeverisjes se saje. Herdokani sido qe te jete, nuka vrare njerez me duar ne xhepa. Nuk ka bere korrupsion me armet e popullit. Dhe pse nuk i ka bere keto, Europa gjithmone e ka distancuar per shkeljet e ligjeve te demokracise.

  6. rebeli says:

    Po çfare lideri eshte lul basha or aman.Eshte vetem nje

    kalama i shpifur .

  7. - homeri- says:

    –sipas meje , duke vleresuar te gjithe personalitete e opozites mendoj se BASHA eshte me i miri dhe ne se ai do te lerohet nga influenca e Bershes dhe familjes se tij do te ishte nje lider opiozitar i mire qe do te bente nje opozite normale demokratike …

  8. Hmmm says:

    Ne fakt, per shkak te statusit si kryetar i opozites:):):), Baze dhe te tjere i drejtohen Lulushit me nje seriozitet dhe kerkese llogarie te pamerituar ne thelb.
    Luli eshte nje njeri i zakonshem, po i zakonshem fare ama.
    E kemi degjuar tashme ne studio televizive, ne salla mbledhjesh partiake, ne mitingje…

    Kapaciteti i tij intelektual, aftesia per te artikuluar ide e per ti bere ato te prekshme per veshet e mendjet qytetareve jane per te qare hallin.
    Karizma e Lulit eshte …, jo, thjesht nuk eshte.

    Partia Demokratike, anetaresia, militantet e simpatizantet e saj, por edhe qytetaret indiferente nder vite eshte perfaqsuar nga nje individ me energji e karizem mbreselenese, sikunder ishte e eshte Berisha. Fakti qe ky i fundit eshte nje individ antikombetar eshte irelevant, pasi fjalen e kam te aftesite e tij per te deklamuar publikisht e jo tek vepra e tij shkaterruese ndaj interesave te vendit.
    Sa per ilustrim sjell ne vemendje te komentuesve te tjere se Hitleri e Musolini gjithashtu, bashke me Mao Ce Dung mbahen si nder individet me aftesi me te larta oratorike per tiu drejtuar turmave.

    Po Luli, Luli c’hyn ketu?! Ketij i erdhi pushteti nga qielli. Nuk ka bere asgje per ta merituar, pervecse ka demostruar mungese absolute te karakterit e personalitet, qe nga ana tjeter jane kapacitete sine quan non te nje lideri.

    Ndaj Baze, jepi Lulit ate qe i takon Lulit, e lere ne gjallimin e tij banal, nje qenie banale.

  9. amant says:

    Basha thjesht nuk ka tru, Mero. Eshte nje lejfen saliist qe po çudit gjethkend sot brenda dhe jashte shqiperise. Nje buratin exelence qe ka per udheheqes shpirteror pinokun berishe. Ne fakt ky eshte fati i shqiptareve dhe i shqiperise se marre peng nga sharlatane e rufjane politike si i derguari me mision nga Ramiz Alia, Sali Berishe viçidoli, armik i betuar i lirise dhe individit qe inspiron per konceprin europian.

  10. bato says:

    Kot lodhesh Mero! Lulka nuk ka tru dhe as mundesi te beje nje gje pa urdherin e Berishes dhe ti e ve kete ne cdo fejton. V.Orban dhe diktatoret e tjere jane idhuj te diktatorit Sali Berisha qe u perpoq t’ja kalonte edhe Enverit ne luften per pushtet, ne luften e klasave dhe ishte shume me perpara nga Enveri persa i perket pasurive kombetare. Ky nuk i beri bunkere, por i mori per vete dhe per familjen e tij aq sa mudi ne tete vjete.

  11. 21 janari 2011=4 shkurt 1944.... says:

    Nga pasuria perrallore qe zoteron Luli i Saliut duhet ti therrsim tani sheiku i PD.Pasi vodhi si minister i transportit 300 miljon euro,pasi shiti detin si minister i jashtem dhe pasi vrau 4 protestues ne 21 janar bordi serb i plotfuqishem per shqiperi qe komondon dhe turpin dipllomatik te akredituar ne Shqiperi e dekoruan Yll ne qitje dhe i dhane bashkine e tiranes dhe timonin e PD ndonse vec si manekin.

    Cfare mendojne jetimet e 21 janarit kur shohin kete bevil & debil ?

    Mallkojne vrasesit berishi dhe bashe

    Mallkojne tradhetarin Edi Rama

    Mallkojne hipokritin e neveritur Ilir Meta

    Mallkojne trupin dhe turpin dipllomatik euroatllantik te akerdituar ne shqiperi.

    Njihuni me pasurine kriminale te nje krimineli te legalizuar ne menyre kriminale nga dipllomacia dhe sherbimet sekrete jashte shqiperise.

    Vetem profesoresha fisnike Flora Osmani ja hoqi masken ketij debili por me nje lule nuk vjen pranvera.

    Nga një përkthyes ordiner në Kosovë, befas një ditë ngrihet milioner, me pasuri përrallore, me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, me kredi qindra mijëra euro, me unaza diamanti, me orë sheikësh, me piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, aksione në NASDAQ, disa depozita bankare, makina luksoze etj. Kjo është trajektorja e pasurimit me shpejtësi të Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike, i njohur ndryshe si beniamini i familjes Berisha. Ndërsa shumica e moshatarëve të tij nuk e shihnin as në ëndërr Hollandën, Lulzim Basha arrin të marrë një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë shtëpi në Hollandë, pa asnjë të ardhur të deklaruar. Ndërkaq, Lulzim Basha, në një hark relativisht të shkurtër kohor, deklaron depozita të majme bankare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikturë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500 euro, servis porcelani 6800 euro. Po ashtu, Basha deklaron 80 mijë USD të ardhura si punonjës i UNMIK. Një pagë e tillë është anormale, madje e paimagjinueshme. Ndërkaq, bashkëshortja e Lulzim Bashës deklaron 52 mijë euro rrogë në vit. Ndërsa një familje e thjeshtë duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një apartament në Tiranë, ky njeri befas na deklaron shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro, apartament ne Tiranë 205 mijë USD, apartament në Durrës 33 mijë euro, apartament në Tiranë, apartament tjetër në Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj. Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaruar e Lulzim Bashës. Ky personazh vitet e fundit nuk ka deklaruar asnjë pasuri tjetër të paluajtshme apo depozita bankare, po thjesht doli i implikuar në një pallat të paligjshëm në Vlorë, ku me sa duket janë pastruar paratë e vjedhura me rrugën Durrës-Kukës. Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës shqiptare dhe pretendent për kryeministër pas disa vitesh, është modeli i njeriut të pasuruar në mënyrë të dyshimtë. Ndërkaq, ka pasur disa tentativa për të hetuar pasurinë e Bashës dhe transaksionet e tij bankare, por gjithçka ka dështuar.

    Roli i Argitës

    Jo rastësisht pasuria e dyshimtë dhe e pajustifikuar e Lulzim Bashës lidhet me trajektoren e pasurimit të familjes Berisha. Basha është kthyer në milioner që kur punoi bashkë me vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë. Kthesa e befasishme dhe i gjithë misteri i pasurisë perandorake të Lulzim Bashës, duket se shpjegohet me njohjen e tij me Argita Berishën, njohje e cila i garantoi edhe një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndërsa i hapi edhe rrugën për t’u katapultuar në krye të PD si i besuar i familjes.

    Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004

    -Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)

    -Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro

    -Apartament në Durrës, 33 mijë euro

    -Apartament në Tiranë, 17.500 lekë

    -Apartament në Tiranë, 62 mijë USD/52 mijë euro

    -Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë

    -Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro

    -Pikturë , 6500 euro

    -Orë dore, 5200 euro

    -Ore dore, 4500 euro

    -Unazë diamanti, 11.500 euro

    -Servis porcelani, 6800 euro

    -Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro

    -Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro

    -Depozitë bankare, 81 mijë euro

    Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD

    Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro

    Pasuria për vitin 2005

    -Të ardhura nga paga 588 180 lekë

    -Të ardhura nga paga e bashkëshortes për katër muaj, 12 mijë euro

    Pasuria për vitin 2006

    -Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë

    -Të ardhura vjetore si nënkryetar i KRRTRSH, 80 000 lekë

    -Paga vjetore e bashkëshortes si drejtore programesh në Amsterdam, 49 512 euro

    -Qiraja vjetore për banesën në Tiranë, 4 800 euro

    -Rente për hipotekën e shtëpisë sonë në Hollandë, 8 771 euro

    -Shlyerje totale e apartamentit në Durrës, 5 mijë euro

    -Të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë, 100 mijë euro

    Pasuria për vitin 2007

    -Shitur shtëpia në Hollandë 257 500 euro

    -Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 199.726 EUR

    -Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë

    -Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46.600 lek

    -Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro

    -Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. “Dervish Hima”, Tiranë, me vlerë 35.000 USD

    –Shlyer rent për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 10.407 EUR

    -Shitur makina 45.000 EUR. Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK

    Pasuria për vitin 2008

    -Të ardhura nga paga si ministër në shumën 1.590.924 lekë

    -Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit në shumën 21000 lekë

    -Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 29.753,00 euro

    -Bashkëshortja ka shitur apartament në Durrës me shumë 45.000 USD

    -Pagesë kësti për blerje apartamenti në Kavajë në shumën 40.000 euro

    Pasuria për vitin 2009

    Paga si ministër, 1.639.212 lekë të reja.

    Bashkëshortja, pagë nga puna në Holandë, 11.389 lekë

    Pasuria për vitin 2010

    -1 652 127 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimi në fund të vitit, si ministër i

    -14 038 euro të ardhura nga paga e bashkëshortes Aurela Basha

    -1 652 127 lekë të rinj nga paga dhe shpërblimet e fundvitit.

    Pasuria për 2011

    -734,162 lekë të ardhurat si kryebashkiak

    -10.808 euro të ardhurat e bashkëshortes nga leja e lindjes …

    HAJDE QEFLI HAJDE….

    1. Shume mire qe keni inventarin e Bashes po pse si beni publike edhe per the gjithe politikanet e tjere, NQS se pretendoni te jeni nje gazete dinjitoze dhe e besueshme dhe jo nje trakt i se kaluares.

  12. Kely J. Andress says:

    …..perveç ketij karafilit tone ne Tirane. Ha, ha, ha, ha. Me mjafton vetem kjo batute, nuk kam pse e lexoj te gjithe artikullin, (megjithese e lexova te terin), per te kuptuar qe i gjithe kopeshti I PD-se eshte I mbushur me karafila te tille. Bravo Baze !!!

  13. plaku says:

    Ky kalama bukurosh duhet ta dinte, se BE e ka luftuar Viktor Orbanin per ligjet kunder mediave dhe gjykates kushtetuese. A ka ky spurdhjaku Basha andonje keshilltar politik apo jo ? Duke ngritur ne qiell Orbanin ai po i tregon Be se kush eshte ai dhe Pd-ja. Me vleresimin qe i beri Orbanit ai beri nje autogol.

  14. pjeter mustakuqi says:

    ekzakt.s’kam cfare te shtoj!

  15. ardiani says:

    Sygjerim, merrni nje kamera cdo mengjes e shikoni kur nis puna per kryetarin e bashkise. Mos shkoni heret por nga ora 10:30-11:00 atehere nis puna per nje zyrtar cdo dite? Bejeni e nxirrjani bojen.

  16. PYETJA says:

    Perse mereni i nderuar Mero Baze me njerez qe e dini se askush nuk mund ti beje asgje?Perse harxhoni kohen me keta qe kane edhe sot shtetin ne dore? Para disa ditesh u treguat Merua i vertete,por sot ka ardhur dita te mereni me kete “Sali Berishe” te ri qe po na behet gogol ne televizor
    aq sa fiksi mbreme tallej ne menyren me ironike.
    Gjendja eshte shume shume me keq se sa ndoshta e mendoni JU,por mos kaloni ne Europe e meruni se ç’far flet Luli,por ç’far po ben EDVINI?
    Jane mijera te pa pune,njerez te PS qe kane sakrifikuar mbi 8 vjet raprezaljet e PD,jane emeruar drejtusa njerez nga deputetet me probleme te tilla qe kujdo ti hapet dosja do kete,ose denime,si hajdut,si grabites,si drogaxhi,si fallsifikator,etj, etj qe sot po injorohet PS,e cila ka vendosur ne poste drejtuse jo meritokracine,por poshterise,pa aftesine,aq sa na vjen turp qe votuam per mashtrimet e kesaj force.
    Levizni Mero,shekoni e degjoni,si flasin vete njerezit qe mbajten PS gjalle per 8 vjet,uluni me ta e do kuptoni se ka ardhur dita te ngriheni dhe JU,dhe analistet e ndershem te tjere,edhe intelektualet,e te flasin se PS dhe idealet e saj jane te shitura.Kete Ju e dini,por perse hezitoni te shkruani? Nuk ka ardhur dita? Nuk mund te dilni hapur? Apo parimet tuaja kane patur vetem luften ndaj poshtersive te Sali Berishes?

  17. shpetim says:

    Dilema e BE ne se ja vlejti hapja drejt lindjes apo jo ?
    Kjo ide e hedhur ne shkrimin e mesperm, ja vlen te shtjellohet.

    Kjo ka shume rendesi per vendin tone, i cili ne politikberjen e disa qeverive dhe te asaj te sotme synon te hedhe hapa integruese drejt BE.

    Duke patur parasysh rastin hungarez, nga vendet e para te ish bllokut lindor qe u pranua ne BE, sot per shume arsye eshte bere nje vend problematik i cili shikohet me dyshim nga perendimi dhe ka krijuar nje lodhje ne strukturat drejtuse te saj. Arsyeja eshte ne politikat ekonomike qe zbaton, monopolizimi i medias,mosrespektimi i te drejtave te njeriut, sundimi i nje shumice absolute ne klasen politike etj.Ky eshte shembulli i nje politike qe nuk duhet ndjekur, nqse synon te besh hapa te verteta drejt integrimit Europian. Prandaj fshikullimi qe behet ne artikull ketij afrimi te Kryetarit te PD te vendit tone ndaj liderit hungarez eshte me se i merituar.

  18. mersin kurti says:

    Zoti Mero ne Shqiperi nuk ka te djathte, por eshte ne lindje nje e djathte mjaft e rrezikshme, e cila do ta thelloje akoma me shume hendekun mes te varferve dh te pasurve. E keqja me e madhe eshte se ka te ngjare qe te eleminohet shtresa e mesme, pikerisht ajo pjese e shoqerise qe behet promotor i ecjes perpara.O zot, fat i madh qe jemi gjeografikisht pjese e Europes.

  19. Zhuka says:

    Cdo shqiptar i vuajtur dhe i ndershem,ne artikullin tuaj,shehe realitetine jetes politike qe e preke,ndjen,lexon,e shehe me syte e tij çdo dite.
    “qoftelargu”, nuk ka bere, s’bene dhe as ka per te bere pune te mira ndonjehere. Pergjigjen e mare ne votimet e fundit,them se nuk e meritojne te behen objekt i prespektives, obligimi i qeverise eshte qe ti detyroje nepermjet org. te drejtesise te pergjigjen deri ne nje per zullumet e tyre.

  20. kevinjon says:

    Po per trinomin Rama-Erdogan-Thaci ne Prizren pse nuk shkruan me te njejten pasin o Mero? Ku Orbani e ku Erdogani i Rames tend o Mero…

  21. nastradini says:

    I shkreti Lul, eshte katandisur te ngushellohet me fitoren e te djathtes hungareze. Le te gezoje ca.
    Por rasti i Hungarise ndryshon nga ai shqiptar. Shkaku i vertete pse nje e djathte populiste arriti nje fitore te tille (absolute) ne Hungari jane:
    – se pari nje qeverisje e majte per 8 vjet deri ne 2010 ku ne krye te socialisteve ishte nje aventurier trap, qe fluturonte me presh ne bythe (si Saliu yne), e katandisi ekonomine ne pike te hallit, ju nenshtrua cdo kerkese te bashkimit europian, dhe ne kuptimin me te plote te fjales i braktisi shtresat me te lendueshme te shoqerise hungareze (cdo gje e justifikonte me krizen boterore si Saliu yne). Me nje fjale coi uje ne mullirin e forcave te djathta.
    – se dyti, kryeministri Orban perfitoi nga rasti me ndjeshmerine e kombit hungarez per dhimbjet e shkaktuara nga marreveshja e Trianonit, ku Hungarise si pale e humbur ju shkulen nga trungu territore te tera qe banoheshin dhe banohen edhe sot nga hungarezet (Vojvodina, Transilvania, Zona Malore) dhe fatkeqesisht nuk i bashkohen dot me. Per me teper kur Kosova u shkeput prej Serbise ne Hungari u ndezen shpresat se mund te rikthehet historia. Keto shpresa vazhdon ti rrahe ne kudher akoma sot Orbani dhe deri tani ja ka dale me sukses,
    – se treti, ky ishte aq i zgjuar qe kur erdhi ne pushtet mori masa te karakterit social, gje qe pararendesit socialiste nuk paten kuraje. Psh. mbrojti forma te biznesit te vogel qe europa nuk i shikon me sy ta mire, vendosi norma te reja te rroges minimale, u ndesh me firmat multinacionale duke detyruar ulje te cmimeve te energjise me ligj, bankave ja kufizoi shkallen e lirise “per te rrjepur”. Me keto fitoi shume pike, keshtu ato te tjerat (kufizimiet e lirise se shtypit etj) popullit nuk i dhembin fort. Por mos harroni se ne asnje menyre nuk ben e nuk ka bere sic bene politikanet e PD sa ishin ne pushtet. Te tilla si ngjarje te 21 janarit, apo Gerdecit do ta kishin fluturuar prej kohesh edhe Orbanin.

  22. lakuriq me duar në xhepa says:

    Mos flisni budallalëqe…Nuk pret Evropa të dëgjojë Lul Bashën që të njohë tendencat e PD-së dhe Sali Berishës…Unë mendoj se kështu i intereson…E harruat Doris Spack e “miq” të tjerë evropianë…???

  23. Vlora says:

    Zoti Baze! Perse jane komentet OFF per ato qe thote Meta ne artikullin tuaj?

    Po te vazhdoni me censure, une i pari nuk e hap me faqen e gazetes Tema! Kjo faqe interneti, eshte bere ajo qe eshte nga njerezit. Neqoftese vazhdoni me kete censurim, te vetmit qe do te hapni dhe lexoni faqen do te jene ti dhe Ilir Meta.

  24. E verteta says:

    More Skypion more kodosh po kujt do ti mbushesh mendjen ti mor tradhetar shqiptar.Po mire more vetem ti di te lexoshe dhe te nxjerresh konkluzione,po jo mor jo se ti je funderrine dhe po te them kaq referohu tek pritja dhe percjellja e Merkelit dhe pik.Shife o kuluf i ndyre kur te vije brenda vitit ne Tirane Merkel pastaj çfar do nomotisesh more kelush i berishajve.

  25. Billy says:

    E shikon si llogjikojne te djathtet. Rendesi ka qe ata jane te djathte, nuk ka rendesi se jane naziste hitleraiane apo pinocetiste.
    Per inat te PS, ata shkerdhehen edhe me gomarin qe eshte kunder PS-se.

  26. ARDIAN says:

    me kete artikull ja ke fut kot o mero

  27. -dash- says:

    Mesazh per komentuesin J.N.B

    Shikoj i nderuar se po beni nje pune te lodheshme duke ju kundervene nje monstre me pseudonimin Skypion per ti argumentuar “difektet” dhe gabimet e tij.

    Le te analizojme idene qe hedh ai se Rama po perpiqet te marre te gjithe pushtetet dhe don te behet gjoja autoritar dhe e shkruan me germa AUTORITAR.

    Si eshte e verteta ?

    Edi Rama ka vetem celsat e kashtes ne dore dhe ka te drejte te beje dy veprime:
    1-Te firmose miliardat te FMN qe ka lene borxhe berisha
    2-Te mos preke as nje qime floku krimet e bandes 2B.

    Pas 9 muajve ne pushtet te PS duket qe eshte e rrethuar nga te kater anet me institucjonet e varura te berishes si presidenca,prokuroria,shiku,ambasadat,banka ,bashkine e tiranes dhe te gjitha institucjonet jane te mbushura me militantet e Sales.Me nje fjale Berisha eshte me i forte se ne 23 qershor.

    Kalojme te Lul kalamani qe eshte qefli autoritaresh.

    Mero jo vetem eshte gabim por dhe po nderon Berishen duke e krahesuar me k/m e hungarise dhe luli si qefli dhe “kalama”

    Lulzim Bashi ka nje dosje kriminale si rralle kush ne planetin e tokes qe pasi vrau 4 veta LIVE u shpall yll ne ngjitje.

    Pse u harrua numri I ekstra pashaportes amerikane qe mbante ne hollande

    Kush e coi per studime ciftin Basha me valixhe me para ne Hollande.

    Kush e coi per te spiunuar ne Kosove

    Kush e beri minister miljader te transportit

    Pse shkonte per nate te shtepia e Lulit ambasdorja Rais per rrugen e kombit.

    Kush e mbrojti nga prangat per 300 miljon dollaret

    Pse nuk e akuzojne PS-istat si tradhetar per faljen e detit

    Pse nuk deshmoi per 21 janarin si komandant zyrtar i atij operacjoni

    Pse doli Arvizu rastesisht ne mars 2011 perballe nje demonstrate te MPB

    Kush e ndihmoi te fitonte votimet e Tiranes duke perveshur menget diten dhe duke ulur pantallonat naten

    Perse nga te gjithe drejtuesit shqiptare qe shkuan ne Amerike ne 2012 per te takuar Filip Reeker-in vetem Basha u percoll me duar ne qafe nga Arvizu ne kronika televizive

    Perse nuk denoncohet basha per prishjen e 1,2 miljonevete mbikalmit te zogu zi

    Perse Lul Berisha hoqi tabelen e 4 shkurtit

    Perse Lul Berisha pruri eshtrat e zogut pikerisht ne 17 nendor diten e clirimit te tiranes

    Perse Lul Berisha inaguroi shtatorene zogut pikerisht diten qe kreu pucin e shtetit ndaj Nolit ne 1924.

    Perse Lul Berisha nuk akuzohet dhe sot qe pastroi dhe pastrueset nga bashkia e tiranes

    Perse i mori miliona dollaret e pallatit shembur vjerri i tij ne vlore

    Perse u tremb Arvizu kur i shkeli vijen e kuqe, “kalamani” ;Lul ne 15 nendor 2013

    Pse ka frike Edi Rama kur e kerrcenoi “kalamani” ;Lul ne 29 nendor 2013 per nje fotografi te Enverit qe e kishte vene dikush tjeter.

    ———-

    ———

    PSE KA FRIKE EDI RAMA,ILIR META,MERO BAZE, KOMENTUSI J.N.B
    TE QUAJNE LUL BASHEN
    -KRIMINEL
    -VRASES
    -HAJDUT
    -TRADHETAR…..

    SINQERISHT U LODHA DUKE SHKRUAR KRIMET E LUL BERISHES.

    Prandaj i nderuar J.N.B mos u merr me Skypionin qe perpiqt te haje nje cope buke por merru me Edi Ramen qe ka frike nga kalamani Lul dhe me Mero Bazen qe ka harruar se ai KALAMANI pasi te vret dhe te urinon surratin nen nje ngerdheshje devili qe eshte i legalizuar si yll ne ngjitje qe se shpejti do jete k/m i vendit nqs shqiptaret do ta quajne veten se jetojne ne nje Ferme Kafshes si te libri i Xhorxh Orwellit

    Respekte J.N.B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje