VIDEO/ “Çfarë të të them për krimin, ja shiheni vetë live!”

10 Prill 2014, 10:44Lifestyle TEMA

Një grua në Brazil, e cila po fliste live në TV për problemin e krimit të përhapur frikshëm, ra vetë pre e një grabitje.

Televizioni RJTV kishte dalë për të marrë mendimin e qytetarëve për krimin në Rio de Zhaneiro.

Njëra prej tyre po ankohej për mungesën e pranisë së policisë, kur një adoleshent tentoi që t’i shkulë varësen nga qafa, edhe pse ishte live në kamera.

Gazetari e ndjek nga pas hajdutin, por nuk e kap dot.

Megjithatë, hajduti doli duarbosh pasi nuk e mori dot varësen.

Situata e krimit në Brazil duket shqetësuese, sidomos tani në prag të Botërorit të futbollit.

3 komente në “VIDEO/ “Çfarë të të them për krimin, ja shiheni vetë live!””

  1. sistemi says:

    E pate tourkofagosin si e fiton buken e gojes? E fiton duke vjedh varese dhe duke e quk Janullatusi ne torre

  2. lori says:

    Njelloj vjedhjet si ne Shqiperi, pavaresisht se te duket e vogel ne dukje, per keta te rinj duhet ti futesh ne karrike elektrike, se keshtu vjen, te merr varsen ne fillim, dhe me vone te merr dhe jeten, te behet shembull se mbase vene mend te tjeret.

  3. juliano says:

    ja dhe policia qe e parkon makinen ne trotuar ne kryqezim hahahah kta jan komb me i prapambetur menderisht se ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje