Tensionet në lindje të Ukrainës/ Persona të armatosur pushtojnë një stacion policor

12 Prill 2014, 10:53Bota TEMA

Persona të armatosur, të veshur me rroba kamuflazh, kanë pushtuar një stacion policie në lindje të Ukrainës.

Sipas BBC, policia thotë se është pushtuar stacioni i policisë në Sloviansk, në kufi me Rusinë.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov i quajti personat e armatosur ‘terroristë’ dhe theksoi se forcat speciale do i përgjigjen këtij sulmi.

Protestuesit pro- rusë kanë pushtuar shumë godina qeveritare në gjithë pjesën lindore të Ukrainës.

Kievi thotë se këto trazira janë të provokuara nga Rusia.

Shqetësimi është se një lëvizje e ngjashme çoi në aneksimin e Krimesë nga Rusia.

SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve në Rusi dhe Krime, që janë përgjegjës për këtë aneksim.

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsneyuk vizitoi të premten qytetin Donetsk dhe premtoi se nuk do ketë asnjë kufizim për përdorimin e gjuhës ruse.

Qeveria në Kiev ka vendosur një afat për të gjithë ata që kanë pushtuar godinat qeveritare, por trazirat nuk janë shuar.

1 komente në “Tensionet në lindje të Ukrainës/ Persona të armatosur pushtojnë një stacion policor”

  1. Treviso says:

    Populli i Ukrahines ka nje nevoje te madhe per ndihmen e bashkesise nderkombetare. Problemi i Ukrahines duhet te jete problemi paresor per O.K.B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje