Tensionet në Ukrainë mund të bëjnë që për herë të parë të ketë një përplasje mes delfinëve ushtarakë amerikanë dhe rusë në ujërat e Detit të Zi.
Gazeta Izvestia shkruan se delfinët amerikanë do të dërgohen për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në Detin e Zi këtë verë.
Ndërkohë, delfinët e stërvitur ushtarakisht, që ishin pjesë e bazës ushtarake të Sevastopolit, kanë ndryshuar anë dhe tani janë në duart e rusëve, pas aneksimit të Krimesë.
Delfinët janë trajnuar që në periudhën e Luftës së Ftohtë për të spiunuar dhe për të vendosur mina tek anijet armike.
Një zyrtar amerikan tha se delfinët do të përdoren për të testuar një sistem anti- radar.
SHBA shpenzon 14 milionë dollarë në vit për të trajnuar krijesat nënujore.
SHBA ka një flotë prej 75 delfinësh ushtarakë.
Disa prej tyre janë dërguar edhe në misione në Lindjen e Mesme.
Por amerikanët mohojnë që delfinët janë trajnuar për të sulmuar njerëzit.
Ndërkohë në Bashkimin Sovjetik, stërvitja ushtarake e delfinëve nisi në vitin 1973.
Me rënien e Bashkimit Sovjetik, delfinët i mbetën Ukrainës.
Pas aneksimit të Krimesë, tani delfinët janë në duart e Rusisë.
Vitin e shkuar, pesë delfinë spiunë u zhdukën, mesa duket në kërkim të dashurisë.
Megjithatë, ata u kthyen sërish pas një javë në detyrë.
edhe ne kemi stervitur sali bishen, per spiunazh dhe per te hedhur fshatra ne ere, tani do e dergojme me mision ne Ukraine