Thaçi zhgënjen FMN-në

22 Prill 2014, 11:17Rajoni TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është i shqetësuar me masat e fundit të Qeverisë së Kosovës në rritjen e pagave, të cilat do të rrisin shpenzimet në mënyrë të konsiderueshme, duke i vlerësuar si ngritje drastike në sektorin publik, të cilat shkaktojnë presion kundër rregullave fiskale dhe njëkohësisht dëmtojnë edhe konkurrencën në sektorin privat.

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovë, Jacques Miniane, në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se mosmarrja parasysh e vërejtjeve të FMN-së është ripërsëritje e skenarit të vitit 2011, kur u pezullua programi me Kosovën, atëherë kur kryeministri Hashim Thaçi rriti pagat në sektorin publik deri në 50 përqind.

Ai i rekomandon qeverisë që të ketë parasysh se këto vendime do t’i rrisin për 130 milionë euro në vit shpenzimet, kështu që duhen reduktuar shpenzimet e tjera për të mos u përballur me probleme financiare./ZERI

1 komente në “Thaçi zhgënjen FMN-në”

  1. marin says:

    Po Thaçi nuk e ka mendjen tek borxhi apo buxheti vjetor, por tek rroga e tij dhe teatyre qe me rritjen e pagave do t’i sherbejne besnikerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje