Ndërsa kanë mbetur pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 17 prillit në Maqedoni, partia në pushtet, VMRO DPMNE, ka publikuar katër spote elektorale, ku shfaqen këngëtarët profesionalë të teatrit të operas dhe baletit.
Sipas BIRN, këngëtarët kanë ndryshuar fjalët origjinale të këngëve dhe i kanë kthyer këto himne tradicionale në reklama elektorale.
Por ndaj këngëve ka pasur kritika.
“Është turp që të keqpërdoren këta këngëtarë të rinj, që sigurisht nuk e kanë pasur opsionin për të refuzuar të kënduarit për partinë dhe liderin e lavdishëm,” shkruan dikush.
Drejtuesit e Operas dhe Baletit të Maqedonisë nuk kanë preferuar të japin informacion.