EULEX ngre aktakuzë kundër Sekiraqës për vrasjen e Triumf Rizës

24 Prill 2014, 18:53Rajoni TEMA

Ashtu siç kishte paralajmëruar Zëri ditë më parë, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehuri në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I pandehuri Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje të personit tjetër për të kryer vrasjen e rëndë të policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.

Ai ndodhet në paraburgim prej muajit janar 2014.

Tre persona të tjerë tashmë janë dënuar për veprën vrasje e rëndë e Triumf Rizës, i cili në muajin gusht 2007, ndërsa nuk ishte në detyrë, u qëllua për vdekje në një parking në lagjen Dardania të Prishtinës.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja.

Sekiraqa mendohet se është një figurë qendrore e krimit të organizuar në Kosovë.

Ai u arrestua në janar të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje