FOTOT/ “A do të më duash sërish edhe me një këmbë?”

24 Prill 2014, 18:22Lifestyle TEMA
FOTOT/ “A do të më duash sërish edhe me një

Shoferi i një kamioni në Kinë, që mbeti i plagosur në një aksident rrugor, refuzoi zjarrfikësit që ta shpëtojnë deri në momentin kur telefonoi gruan e tij për ta pyetur: “A do më duash sërish edhe nëse mbetem me një këmbë”.

Kong Huang, 35 vjeç, mbeti brenda kamionit pas një aksidenti në Suining.

Por kur zjarrfikësit i thanë se duhet t’i prisnin këmbën për ta nxjerrë nga kamioni, ai tha se do i telefononte gruas.

“E shtrenjta ime, kam një pyetje, por dua një përgjigje të sinqertë. Jam plagosur dhe mund të humbas një gjymtyrë. Pyetja ime është a do më duash akoma edhe me një këmbë?”.

Kur ajo tha po, Huang u tha zjarrfikësve: “Ok, vazhdoni, mund të jetoj”.

Për fatin e mirë të tij, zjarrfikësit e çliruan pas disa orësh dhe këmbët i ka mirë.

“Isha i bekuar atë ditë. Fitova dashurinë e pakushtëzuar të gruas dhe po kthehem tek ajo si njeri i plotë. Jam me fat”.

3 komente në “FOTOT/ “A do të më duash sërish edhe me një këmbë?””

  1. qerosi i perralles says:

    Bravo daku, ti qeke bob fare, gati t’u hik per lesh ene prapseprap t’u pi cinare. Hec aty lali

  2. tironci says:

    Ca mendje Kinezsh

  3. anduelinda says:

    qenka simpatik dreqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje