Në fushën e shëndetësisë, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, ndërmjet dy Ministrive të Shëndetësisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të shëndetësisë do të behët nga Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj dhe Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani.
Pas nënshkrimit të saj, Komiteti i përbashkët i të dy ministrive, do të diskutojë për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis institucioneve shëndetësore të dy shteteve dhe axhendës përkatëse të fushës së shëndetësisë.
Takimi mbahet në kuadër të takimeve të mëparshme nga axhenda e bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e filluar kohë më parë me takimet e përbashkëta të dy qeverive.
Delegacioni nga Tirana, do të arrijë në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, ndërsa, marrëveshja nga dy ministrat, pas takimit të tyre, do të nënshkruhet në ora 12:45 minuta.
Pas nënshkrimit, Ministrat Agani dhe Beqaj do të dalin në një deklaratë për marrëveshjen para mediave, ndërkohë që Komiteti i përbashkët do ta vazhdoj takimin me diskutim të temave të mëparshme./Kosovapress/
keto marreveshjet e bashkepunimit jane pese me hic…nuk ka asgje konkrete..jane per shurme mediatike…
Te pakten me pak se hiq ,keto sikur na bejne te ndjejme ose te enderrojme se dicka po ecen ne rrugen e se ardhmes per bashkim !