INTERVISTA/ Rama: Vizita në Beograd, mirëprita ftesën, por nuk ka një datë

25 Prill 2014, 09:47Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën serbe “Danas” thekson se mes Shqipërisë dhe Srbisë ka shumë hapësira për bashkëpunim. Ndërsa shprehet se ka mirëpritur ftesën e Qeverisë serbe për të vizituar Beogradin, Rama konfirmon se ende nuk ka një datë se kur do të relizohet kjo vizitë, e cila është e para për një kryeministër shqiptar. “Nuk di se si mund të ecet përpara duke mbajtur kokën pas. Nëse e kaluara do të vendoste  të sotmen, atëherë padyshim s’do të ekzistonte e ardhmja. Historia e konflikteve ballkanike është mjaftueshmërisht e njohur, ndoshta dhe tejet e trajtuar sa që ishte kthyer në njollën e përbashkët të “Ballkanit si fuçi baruti”, apo vendit të copëtimeve e grindjeve. Nuk besoj se ka ndonjë nga ne që do të zgjasë në të ardhmen këto njolla, apo t’i lejojë ato të formojnë kënetën e konfliktit si kurthi historik për gjeneratat tona të reja, kur në fakt ne po ecim në rrugën e një destinacioni të qartë e të përbashkët, Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

Zoti Kryeministër Rama, më parë ishte paralajmëruar vizita  juaj zyrtare Beogradit, por ajo është shtyrë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi. A jeni duke pritur përsëritjen e ftesës pas krijimit të Qeverisë së re të Serbisë? A ka sinjale se në çfarë kohe do të mund të realizohet vizita  juaj?

Edi Rama: Fillimisht, më lejoni të theksoj se e kam mirëpritur ftesën e ardhur nga Qeveria e Beogradit. Shtyrja e saj për shkaqe të kalendarit politik në Serbi, natyrshëm nuk ka ende një datë dytë përfundimtare, përderisa dhe procesi në Serbi vazhdon. Besoj se e rëndësishme është të nënvizoj në këtë rast prioritetin, që Shqipëria i jep bashkëpunimit të ngushtë me vendet e rajonit e padyshim, me Serbinë, me të cilën jam i mendimit se ka shumë hapësirë bashkëpunimi, koordinimi e bashkëbisedimi krejtësisht të pashfrytëzuar. Besoj se vizita do të realizohet në kohën e duhur, që uroj të jetë një kohë e shpejtë, gjithsesi pas përfundimit me sukses e në të mirën e popullit serb të procesit politik në vendin e tyre.

Thatë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë përjetuar hapësira të pashfrytëzuara, ndoshta donit të thonit nuk kanë qenë të mira. Si i shpjegoni rrethanat që kanë ndikuar në këtë, sidomos në njëzet vitet e fundit gjatë krizës së Kosovës? A besoni se pas gjithë atyre përvojave të këqija të së kaluarës, mund të ndodhë kthesa që do të sjellë normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Ju pyes këtë edhe për arsye se në Serbi sërish në pushtet do të jenë partitë dhe personalitetet që kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit të Milosheviçit. Si e komentoni këtë?

Edi Rama: Unë nuk di se si mund të ecet përpara duke mbajtur kokën pas. Nëse e kaluara do të vendoste  të sotmen, atëherë padyshim s’do të ekzistonte e ardhmja. Historia e konflikteve ballkanike është mjaftueshmërisht e njohur, ndoshta dhe tejet e trajtuar sa që ishte kthyer në njollën e përbashkët të “Ballkanit si fuçi baruti”, apo vendit të copëtimeve e grindjeve. Nuk besoj se ka ndonjë nga ne që do të zgjasë në të ardhmen këto njolla, apo t’i lejojë ato të formojnë kënetën e konfliktit si kurthi historik për gjeneratat tona të reja, kur në fakt ne po ecim në rrugën e një destinacioni të qartë e të përbashkët, Bashkimin Europian. Në këtë rrugë unë besoj se mund të ndihmojmë në forcimin e demokracisë në vendet tona, që do të thotë se nuk mund të paragjykojmë zgjedhjen e lirë të popullit serb, zgjedhjet e lira të popujve. Padyshim, vendet tona s’duhej të kishin lënë kaq gjatë kaq shumë hapësira të pashfrytëzuara bashkëpunimi. Por, keqardhja për këtë s’mund veçse të përbëjë një shtysë për të rikuperuar, ndërkohë që janë krijuar të gjitha kushtet për të hapur një faqe të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Një dinamikë e re dhënë marrëdhënieve Shqipëri-Serbi do të përbënte një siguri më shumë e një shans më shumë për kohën e re që ka filluar në rajonin tonë. Synimi ynë për BE dhe në këtë kuadër dhe marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, simbol i erës së re ballkanike, nuk lënë më vend për llogari shumë të vjera. Në këtë kuptim, ne i kemi thënë haptazi vlerësimet tona për Millosheviçin, dhe do t’i themi për këdo cënon paqen, sigurinë, progresin, stabilitetin e rajonit, por ne nuk kemi paragjykime. Ne besojmë në sinqeritetin e orientimit paneuropian të zyrtarëve serbë, dhe kemi dëshirën që të ecim sëbashku në rrugën europiane si një destinacion brenda vetes, që do të thotë demokraci, mirëqënie, siguri në vendet tona dhe në rajon.

A ka qenë e mundshme që kjo kthesë të realizohet më herët? Në Serbi në vitin 2000 erdhën në pushtet forcat demokratike, por nuk ndryshuan raportet me Shqipërinë. Pse është dashur të kalojnë 14 vjet që të kemi vizitën e parë zyrtare Beogradit të një Kryeministri të Shqipërisë?

Edi Rama: E para, besoj se nga 14 vitet e shkuara, pjesë e tranzicionit të shoqërive tona nga sistemi totalitar në atë pluralist, kemi lënë pa bërë e pa arrirë shumë gjëra, si në Shqipëri, ashtu dhe në Serbi e në shumë vende të rajonit. Në këtë kuptim lë shumë për të dëshiruar dhe bashkëpunimi rajonal. E dyta, më duket sikur pjesës më të madhe të politikës serbe, përfshirë këtu dhe forcat që rrëzuan Millosheviçin, për shumë arsye, i është dashur një kohë shtesë për të njohur realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas vitit 1999, dhe sidomos pas vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ndoshta mund të ilustroj ç’nënkuptoj me këtë me deklaratën e disa viteve përpara të një miku personal, ish-presidentit z. Boris Tadiç. E kujtoj këtë deklaratë, jo vetëm sepse shprehej me një zhargon prej admiruesi të basketbollit, dhe unë në rini kam qenë basktebollist, por dhe sepse shprehte një hidhërim të pakapërcyer të politikës serbe nga humbja e Kosovës. Z. Tadiç thoshte se Kosova i ngjan minutës së fundit të lojës së basketbollit, kur kundërshtari udhëheq me 20 pikë e për ta fituar lojën ekipi i Serbisë duhet të shënojë shtatë trepikësh, në një kohë të pamjaftueshme me një kundërshtar që s’ka nevojë të shënojë asnjë pikë. Demokratëve në Serbi, dhe të gjithë spektrit politik, ndoshta i është dashur si fillim të pranojnë pastaj dhe të shpjegojnë, që Kosova, në kuptimin që dëshirohej, qe një mision i pamundur, dhe realiteti ishte ndryshe tashmë. Për Serbinë ndoshta ishte një fazë e paanashkalueshme kjo. Përndryshe, dua t’ju kujtoj se z.Tadiç e filloi dialogun me Kosovën, dhe mbi ato premisa e vazhduan zoti z. Daçiç dhe z. Vuçiç.

A është vizita e juaj në Serbi e kushtëzuar nga BE-ja dhe motivi i përparimit të dy shteteve në procesin e integrimeve evropiane? A është ky njëherësh njëri prej kushteve për avancimin më të shpejtë në rrugën drejt Evropës?

Edi Rama: Bashkimi Evropian është vizioni, ideja dhe konteksti në të cilin po ndodhin ndryshimet. Në këtë kuptim paraqitet dhe domosdoshmëria të ndryshojmë radikalisht raportet mes dy vendeve tona. Ky është fakt, siç është fakt se Brukseli ka detyrime dhe kushte që na kërkon t’i plotësojmë. Por, unë besoj se BE nuk do të ishte një aspiratë madhore e popujve tanë nëse këto detyrime e kushte nuk do të ishin diçka që i shohim si nevojë e domosdoshmëri dhe ne vetë. Pra, të ndërmarrësh hapa me BE si synim dhe Brukselin si background, në fund të fundit nuk ka të bëjë me Brukselin, por me vetveten, me dobinë e të mirën e secilit prej vendeve tona. Prandaj intensiteti i marrëdhënieve në rajon, mund të kenë shtysë BE-në, por kanë si rezultat, dhe këtë e dimë, mirëqënien e rajonit.  Së fundmi, unë besoj se rajoni ynë është hapësirë përplotësimi të vendeve me njëri–tjetrin e jo konkurence, aq më tepër konflikti. Ndaj padyshim, bashkëpunimi do të na bëjë të përparojmë më shpejt si shoqëri e të arrijmë anëtarësimin më shpejt për secilin prej vendeve tona.

Si ndiheni në rolin e Kryeministrit shqiptar i cili pas gati shtatëdhjetë viteve do të vizitojë Serbinë? Herën e fundit kur një kryeministër shqiptar ka qenë në Bograd, ka qenë vizita e Enver Hoxhës në vitin 1947, dhe atë si mysafir i Josip Broz Titos dhe i federatës të atëhershme jugosllave.

Edi Rama: Ndihem me fat që jam njëri prej Kryeministrave të asaj, që pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, mund të quhet koha e re e rajonit. Ndjej mirënjohje për të gjithë punën e sakrificën e njerëzve, pa rëndësi kombësia a nacionaliteti, pa rëndësi profesioni apo krahu politik, që bënë të mundur këtë kohë. E di që ka shumë faktorë që bëjnë ndryshimin, që sot na vendos në një kontekst krejt të ri, dhe unë jam posaçërisht i gëzuar që më jepet shansi, përsa i përket përfaqësimit të Shqipërisë, që të ndryshojmë marrëdhëniet mes vendeve tona në këtë kontekst. Kemi humbur kohë. Por ajo që mendoj tani, nuk është sa vite kanë kaluar, çfarë nuk kemi bërë, por sa vite kemi përpara dhe sa shumë kemi për të bërë. Do të doja të sjell në vëmendje se 2014 është viti i parë pa konflikte të hapura në historinë e Ballkanit dhe përkimi i këtij viti me 100 vjetorin e Luftës së parë Botërore, që nisi pikërisht në Ballkan, është mjaft domethënës për të pasur idenë e plotë të ndryshimit historik që ka ndodhur me marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. Kjo paqe është një arritje, por dhe përgjegjësi e përbashkët, për të hapur pa humbur kohë një epokë të re bashkëpunimi rajonal, sepse vetëm e të ndarë nuk i përballojmë dot sfidat e rënda të ekonomisë, papunësisë, pasigurisë energjitike, tensioneve sociale si pasojë e këtyre e shumë sfida të tjera me radhë. Jam i bindur se na duhet më shumë bashkëpunim dhe më shumë Evropë në Ballkan. Kemi folur për këtë dhe me kancelaren Angela Merkel. Ishte shumë mbresëlënës fakti se kancelarja ka një vizion të qartë për nevojën e Ballkanit për Evropën si edhe të Europës për Ballkanin. Nëse ne, të gjithë bashkë në rajon, do të dimë të bashkëpunojmë me zotësi e efikasitet, me siguri do të gjejmë shumë më tepër vëmendje e mbështetje nga Gjermania e nga krejt Evropa padyshim.

Cilat janë prioritetet në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve? Për çka do të bisedoni me zyrtarët serbë? Cilat janë temat kryesore që do t’i shtroni në tryezë?

Fillimisht, si në çdo nismë të këtij lloji, besoj se do të identifikojmë bashkarisht temat dhe fushat me interes të ndërsjelltë apo ato ku kemi probleme, për të reflektuar mbi mënyrat se si mund të adresohen këto të fundit. Përsa i përket zgjatjes së tranzicionit dhe disa aspekteve të zhvillimit, vendet tona janë në situatë të ngjashme. Ndaj dhe besoj nuk do të jenë të pakta temat e fushat e bashkëbisedimit tonë. Një nga temat, që e shoh me interes të veçantë është ajo e trajtimit të rajonit si një treg i përbashkët nga i cili mund të kemi përfitime në shumë fusha, nëse arrijmë të zhvillojmë një treg unik edhe para integrimit në BE. Përsa i përket problemeve që mund të hasim në bashkëbisedime mund të jenë qendrimet në lidhje me Kosovën. Gjej rastin të theksoj se Qeveria shqiptare nuk do të mbajë një qendrim paternalist ndaj shtetit të Kosovës. Për ne Kosova është një shtet i barabartë me shtetet e tjera në rajon. Në bisedimet tona me Beogradin, në rastet kur do të hapet tema e Kosovës ne do të insistonim që Kosova të trajtohet, siç është, subjekt më vete. E në çdo rast nuk ka përse ne të flasim në emër të Kosovës. Natyrshëm, ka shumë gjëra që mund të ndërlidhin bashkëpunimin në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Beograd, por gjithsesi, në këtë trekëndësh ka tre shtete të veçanta e të barabarta. Për më tepër besoj se rajonit tonë do t’i shërbente një përfshirje e sa më shumë vendeve të rajonit në sa më shumë nisma të përbashkëta. Gjithashtu, në rang rajoni dhe midis dy shteteve tona besoj se është e rëndësishme tema e minoriteve. Minoriteti serb në Shqipëri, edhe pse me numra është shumë i vogël, ka tashmë dhe një shkollë në fshatin Hamil të Fierit ku studiojnë rreth 100 studentë me origjinë serbe dhe boshnjake. Nga ana tjetër, në Serbi ka një minoritet më të madh shqiptar, një pjesë e konsiderueshme e të cilit në Luginën e Preshevës ku mijëra nxënës kanë problem në tekste mësimore në një kontekst dhe të papunësisë, problemeve ekonomike, të përfaqësimit etj. Duke pasur parasysh dhe angazhimin e Serbisë për të drejtat dhe sigurinë e Serbëve në Kosovë e kudo, unë besoj se në çdo rast përmes dialogut të hapur mund të zgjidhim më së miri çështjet të lidhura me minoritetet në bazë të standarteve europiane dhe në dobi të zhillimit të të gjithë rajonit.

A ndikohet marrëdhënia me Serbinë nga gjendja politike në Shqipëri, ose, thënë ndryshe, a keni përkrahjen e opinionit të brendshëm për vendosjen e raporteve normale me Serbinë?

Koalicioni qeveritar, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ka fituar zgjedhjet e qershorit 2013 me një numër historik votash dhe ka në parlament një maxhorancë shumë të gjerë. Ne jemi votuar pasi kemi shprehur qartë idenë tonë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe Shqipërinë si një vend aktiv në forcimin e këtij bashkëpunimi. Programi ynë qeveritar synon modernizimin dhe zhvillimin e qendrueshëm të vendit dhe ne jemi të bindur se kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunim rajonal. Kohën e re të filluar në rajon duam ta shfrytëzojmë në shërbim të gjeneratave të reja. Nuk besoj se ka ndonjë zë me peshë në opinionion publik shqiptar që të jetë kundër kësaj. Për më tepër jam i mendimit se nuk duhet të hiperbolizohet a krijohet një histori shumë e madhe ndarjeje mes Serbisë dhe Shqipërisë, sepse nuk përputhet me realitetin. Duke lënë mënjanë analizën historike, e para, sepse qoftë dhe të limituara ka pasur gjithnjë shkëmbime në biznes dhe marrëdhënie tregtare me dy vendeve. Dhe e dyta, sepse ka pasur vizita në nivel ministrash për shembull, z. Ilir Meta kryetari i forcës së dytë të koalicionit qeverisës, në fuksionin e Ministrit të Jashtëm ka vizituar Beogradin, kurse z. Mrkiq, homologu i tij i asaj kohe, ka vizituar Tiranën.

Si e shihni vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë? Cili është sipas jush problemi kryesor dhe çka do të veçonit si arritje më të madhe të këtij dialogu?

Shpresoj se me vazhdimin e dialogut do të ketë përparim në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila besoj se duhet të zbatohet në tërësi. Gjithashtu, mendoj se në përfundimin e dialogut mes dy vendeve do të ishte shumë i rëndësishëm nënshkrimi i një deklarate të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, si akt i normalizmit të marrëdhnieve Kosovë – Serbi. Ky akt që do të qe një mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si për shembul OKB, dhe një shtytje kështu për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE. Padyshim, në këtë pikë përballemi me problemin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Unë mendoj se ky nuk është reagimi i duhur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe se krijon shumë humbje kohe, gjithsesi kjo mbetet në vlerësimin e politikës serbe dhe balancës që do të vendosë të mbajë ajo mes mosnjohjes si refuzim e mosnjohjes si hezitim dhe shtyerjes për sa më vonë. Me variantin e dytë, normalizim të plotë të marrëdhënieve me Kosovën pa u deklaruar për pavarësinë, Serbia përveçse ka hapur rrugën e saj drejt BE-së, mendoj se dhe i ka dhënë një shtysë themelore epokës së re në rajon. Gjithsesi, për ta konsoliduar këtë epokë, për të cilën kam folur më herët, duhet njohja e shtetit të Kosovës, gjë që besoj do të përshpejtonte në mënyrë radikale dhe anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, siç e dini, janë propozuar për Çmimin Nobel për Paqe. A e meritojnë ata këtë çmim?

E kam përkrahur publikisht propozimin sapo ai është paraqitur. Jam i bindur se ky do të ishte një çmim shumë merituar për kurajën dhe largëpamësinë që kanë treguar të dy kryeministrat në të thyerjen e miteve dhe tabuve politikë, por edhe kulturorë mes popujve dhe për kontributin në shndërrim e imazhit të Ballkanit nga një vend konfliktesh në një vend dorështrëngimesh, që padyshim s’janë thjesht imazh, por një realitet që po konsolidohet dita ditës në rajon.

A do të ftohet së shpejti ndonjë zyrtar serb për vizitë në Shqipëri?

Patjetër.  Kemi shumë hapësira bashkëbisedimi e bashkëveprimi për të shfrytëzuar, shumë kohë për të rikuperuar. Dëshira jonë është që takimet tona të shpeshtohen dhe të pasurohen në nivele dhe në fusha të ndryshme.

41 komente në “INTERVISTA/ Rama: Vizita në Beograd, mirëprita ftesën, por nuk ka një datë”

  1. yllka says:

    Bravo. BAshkepunim per integrim ?

    1. Gerti says:

      Rama po shihet si lideri i Ballkanit i cili po nxit mirekuptim e bashkepunim.

      Rama lideri modern qe po ben me te miren per integrimin e Shqiperise dhe Rajonit ne BE.

      1. Gega says:

        Eshte nder per shqipetaret kudo jane te kene nje lider te tille.

        Mbare bota po na perkrah e po e kupton qe jemi faktor stabiliteti ne rajon,.

        Kjo eshte e mire per popullin dhe te ardhmen e shqiperise, ndaj duhet pergezuar Rama

        1. Andi says:

          aq i veshtire ka qene rajoni sa spo arrinnjeri ta vere ne shina.

          Mire po kjo politike e re e rames po i befason te gjithe. Gjuha e bashkepunimit dhe bashkerendimit te gjerave per nje BAllakan ne BE ka nxit shprese

          1. Ina Muca says:

            Shume e lumtur jam qe kane ardhur dite te tilla. jane mbyllur tanime kufinjte e bllokimit e nacionalizmit.

            Eshte koha qe te gjtihe te shohim drejte se mires se Rajonit

            1. Vespa says:

              Eshte me rendesi jetike qe te kete sa me shume bashkepunim dhe mirekuptim. Politika e vjeter 23 vjecare ka qene percarese ne gjtihe ballkanin e kjo ka denuar popujt. Them se kjo menyre e re e rames qe eshte shume perendimore jep shenja pozitive

              1. Panajoti says:

                Tanime bota flet per ne si shtet normal qe mundohemi jo vetem per veten por per mbare ballkanin. Problemet zgjidhen me dialog e mirekuptim, e kjo sjell vetem zhvillim.

                Bravo Rama

                1. Selmani says:

                  Ditet qe vijne jane premtuese. femijet tane do jetojne te qete dhe ne paqe me gjithe te tjeret larg merive dhe hasmerive.

                  Kete do te arrije kjo politike e re te cilen une e pelqej dhe pergezoj

                  1. Rustemi says:

                    Une mendoj se kz eshet ogur i mire. Se di pse por edhe bota ka besim tek RAma dhe e sheh si liderin qe do beje te mundur nje mirekuptim ne ballkan per nje ballkan ne BE

                    1. Hena says:

                      Ju lumte ? Me vjen aq mire sa sja keni idene. Boll me me percarje e lufte, ajo asnjehere ska sjelle te mira.

                      Rruga me e mire eshte ajo e bashkepunimit

        2. Dardan says:

          Gega . Jeni faktore inferioriteti ne ballkan dhe pakurrizor pa dinjitet kjo eshte e verteta

      2. ramastan dhe tritolistan. says:

        gerti-rama po flet per unifikimin e trfikut te droges-shikoja syte njehere.ne jemi rehate me droge e tritole ne kosove-nuk kemi nevoje per kete njeri .mbaja sa enveri po deshe 55 vite.te te rroje kokepalari-ne ne kosove thomi -o sa mire me qene shqiptare-ju ne shqiperi thoni o sa mire me qene kokepalare.mbajeni negjmijen,mbajeni fotot e enverit,mbajeni reliket e tyre ruci,dokle,braho,gjinushi dhe bijet e kristaqit,gjelil gjonit etj.vjet isha ne shqiperi velipoj shengjin e shkoder .por kete vite do i rri large kokepalarve dhe tritolit.nje miljone qelbesira.

        1. edi says:

          rriju larg edhe gazetave shqiptare se me keto komente na i qelbe fare.

        2. Salistani dhe Lulzimja says:

          U mbars Sali debili dhe polli nje mi zhuls si puna jote!

      3. Dardan says:

        Genti. Rama nuk munde te shifet si lider ne ballakne po nuk pati pekrahjen e 4 milion shqiptarve jashte shqiperis dhe per veprime te tilla nuk do ta kete.

        1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

          Po pse more DARDAN -JADRANKO , duhet detyrimisht qe te kete mbeshtetjen e atyre qe perfaqeson ti dhe qe u ka ngelur ora ne 1914.
          Kush po u dhjet ju me nje mut ,doni apo nuk doni ju,qe jeni nje pakice dhe jo krejt KOSOVA .
          Ju nuk keni kah ja mbani po nuk moret leje dhe mendje nga shteti AME ,pavaresisht se kush eshte ne krye ,prandaj Dosti jem ,mos i fry eres se percarjes apo sic thoni ju ,te separatizmit .

      4. Jakupi says:

        PO TAULANTIN ME KOKE KATRORE DO E MARESH ME VETE ??

  2. peja says:

    Mos harro ti marrish me vehte edhe disa vajza te reja nga veriu per pleq serb perndryshe vllezerit shkije inatosen dhe nuk te presin fare ne beligrad.

    1. kola prej Merturi says:

      O peja,po edhe ju martoheni me vajza dhe djem boshnjake qe edhe ato ne origjine jane sllave sic jane edhe serbet ,por ju per keto raste nuk bzani dhe nuk ju bajne pershtypje keto ,pasi ju i vleresoni njerzit vetem nga ana fetare ,gja qi na kah Shqipnia nuk i verejme pasi i kemi tejkalue keto mentalitete mesjetare.Ne na interesojne mardhaniet bashkepunuese te ndersjellta e jo besimi i brendshem fetar personal,prandaj ban mire me heshte ti dhe te gjithe ato qi mendojne si ti.

      1. Toni KS says:

        Kol burri,ka ndodh qe ndonje shqiptar eshte martu me ndonje boshnjake posaqerisht ate te varferit te cilit nuk kane pasur mundesi tjeter. Si do qofte nuk ka qene shume e perhapur dhe nuk eshte se eshte miratuar pa hezitim nga pjestaret tjere te farefisit. Shqiptarja me marr boshnjakun kjo ka qene edhe me e rralle. Mirepo duhet thene se me boshnjaket nuk kemi luftu per territor. Armiqesia me serbet eshte pikesepari etnike e jo fetare (edhepse serbet i bien kesaj propagande). Qeshtja eshte e thjeshte serbet ne projektin e tyre nacional i duan territoret ku jetojme ne (edhe ku jeton ti ne Murtur deri ne Durres ku i thone Deti Serb apo Srpski More). Pasi qe elementi etnik nuk i konvenon ka sajuar nje propagande te sofistikuar gjoja me Serbine e Vjeter, kishat ortodoks, ikjen nga turqit etj. etj. Serbet kane vrare edhe katolik shqiptar pa hezitim dhe rastin e fundit e ke ne Meje te Gjakoves me 1999. Disa nga te vraret i kam njohur personalisht. Pra nuk eshte feja qe na armiqeson me ta por deshira e tyre per te na roberuar.
        Nuk e di cfare halli i shtyen femrat shqiptare te martohen me fshatar serb pleq, mirepo kjo eshte dicka qe nuk me pelqen jo per aspektin fetar po por arsye se ne me serbin jemi ne gjak, thene me gjuhe popullore. Pajtimi ende nuk eshte be, agresori nuk ka kerkku falje. Une nuk e di qe ka qene ne traditen e shqiptarit me e u martu me gjaksin.

        1. toni says:

          As turku nuk ka kerku falje per te gjitha krimet qe ka ba por nuk po ju pengon te baheni turq burra e gra, me sa di une ata jan gjaksit tane bash me serbin.
          sa ma shum shqiptar te jen turq e arab kjo e gezon serbin pa mas.

      2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

        Te pershendes o KOLE prej NIKAJ-MERTURIT ,sepse i ke thene atae qe meriton !

    2. emigranti gjermani says:

      FILLUAN ISLAMIKET E KOSOVES TE BEJNE KOMENTE KUNDRA EDI RAMES PSE SERBIA I KA BERE FTESE QE TE VIZITOJE BEOGRADIN. O KOSOVARE O POPULL FANATIK ANADOLLAK ANALFABET TURK !!!!!!! PO SI SHUME PO I FUTNI TURINJTE ATJE KU NUK JU TAKON O POPULL KAFSHE ISLAMIK: PO JU NUK KENI FAJ ORE BAJGA FAJIN E KANE SHQIPETARET E SHQIPERISE QE JU LEJOJNE JU TE HYNI PA VIZA NE SHQIPERI..!!! JU DUHENI BLLOKUAR NE KUFI DHE TE FUTENI ME VIZE SCHENGEN NE SHQIPERI QE TE VINI E TE LANI MORRAT NE BREGTETIN E SHQIPERISE: PO A KA NJEREZ ME TE POSHTER E TE PABESE SE JU NE BALLKAN JOOOOOOOOOO UNE THEM JOOOOO: JU SHANI FEMRAT E SHQIPERISE PSE MARTOHEN ME SERB:!! PO UNE PO JU THEM SE SHUME FEMRA NGA KOSOVA MARTOHEN ME MUSLIMANE TURQ E BOSHNJAKE SE JENI NJE RRACE OR POPULL I PJERDHUR: (PO TI PYESESH FEMRAT KETU NE SHQIPERI PER KOSOVARET ATO JAPIN KETE PERGJIGJE:::: ME MIRE MARTOHEM ME NJE SERB SESA ME NJE TURK ISLAMIK FANATIK ANADOLLAK KOSOVAR:) PTU FARE E KEQE SHKONI E LUFTONI NE AFGANISTAN E SIRI PER XHIHAD SE NUK JENI PER GJE TJETER JU:

  3. gjini prej Lezhe says:

    Ky asht politikani i vertete shqiptar,i cili me largpamesi po e ngre nacionin shqiptar si lider ne Rajon.Te lumte Edi Rama.Jemi sinkron me mendimet dhe veprimet Tueja!

  4. bie shi says:

    -Shume pozitivitet ne diskutim,shume endrra qe presin te realizohen..dhe kjo do ndodhe nga lider jashte totalitarizmit,te djeshem,larg kanunit politik,larg farsave fobi per te pashkeluren.C’do gje e mire,boll nijeti do te realizohet.Brezi i socem i ka borxh respektin brezit te kaluar,por jo jeten,te ardhmen..

  5. King ARTHUR says:

    Do te quaja njelloj te pa nevojshme viziten ne Beograd te cdo kryeministri, qofte Rama, Berisha apo kushdo. Jo ta quaj sukses kur e ben njeri dhe turp kur e ben tjetri. Serbet nuk e njohin Kosoven dhe Rama per kete arsye nuk duhet te shkoje, megjithe nostalgjine pro-serbe te paraardhesve te tij, Nano Alia e Hoxha.

    1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      O Mbret !
      Po ti si mendon ?
      Ti nuk e di qe KOSOVA eshte shtet ,dhe SERBIA nuk ka nga ja mban dhe de FAKTO e ka njohur derisa 2 Kryeministrat si I KOSOVES dhe SERBISE po negociojne .
      Po pse ju do na mesoni ne se ke duhet te takojme dhe ke jo .
      Po ti more JENICER si mednon se RAMA shkon ne BEOGRAD me koken e tij apo ……..
      -Prane te kam ,prane me ke ,cohu
      Nuk je ne enderr ,Zgjohu .

  6. ramastan dhe tritolistan. says:

    Zana-e droges e felliqet europen e ju po flisni per ballkanin-prostitucion,droge dhe tritol + azyl te parit jeni.mbajeni ju kokepalaret e hajnat me bllok se po ju pret avganistani.

    1. Salistani dhe Lulzimja says:

      Zhulsat e vicidolit(vicat qe dolen) jane reaktivizuar nen udheheqjen e “lavdishme” te mutit islamik Sali per te bere luften e shejnte kunder infideleve….

  7. Gufi says:

    Shum mir 1hap mjafte importante per te ardhem e rajonit

  8. Blue Jasmine says:

    Politika eshte gjakesore, ndersa popujt jo.Tani ka shume urretje midis dy vendeve, se plaget jane akoma te hapura. Por ndoshta koha do te filloj ti sheroje nga pak, e te dy vendet “fqinje” te ecin perpara, po pa harrruar te shkuaren.

  9. Hm... says:

    kapitull I ri pa denoncuar Miloshevicin lart dhe Zerven poshte qe automatikisht do te thote njohje zyrtare e Kosoves nga Serbia dhe greqia, nuk ka. maska serbi dhe greku mund te vene plot por sa kohe nuk rishikojne historine e tyre grabitqare ndaj shqiptareve, te kerkojne ndjese sic bejne kombet e qyteteruara nga luftrave te meparshme, si zor se do kemi ate realitet qe te gjithe deshirojme.Megjithate, gjerat duhet te behen vetem permes dialogut dhe Rames I urojme sukses ne kete vizite

  10. dardan says:

    Edi cka te duhet beogradi bre burre. Beogradi nuk duhet t’bajet kurr mik i shqiptareve. Beogradin e ka per zemen vetem saliu qe qe ka punue e punon prej kohesh per sherbimet e fshehta dhe per synimet serbo-ruse. Behuni ma realist ne keto situata qe asht vendi. Serbi asht e do te jete armiku nr 1 i shqiptareve. Ti si modertaor nuk duhet te biesh ne kurthet e saliut qe ban cdo gje vetem ti sherbeje serbve dhe rusve. Sala kembenguli qe erdh ne bashkine e Tiranes nje pro serb . E ky edhe pse nuk i mori votat ja dha sala duke i vjedh para kamerave. …Bani ma shume per Shqipnine duke i lidh me shtete te tjera ma te fufishme qe ka Europa e jo me shku mbas avazit te vjeter te Berishit. Mos e tradhetoni kete popull per interesat tuja e te shokve tu, por luftoni me rit autoritetin dhe prestigjin e vendit tone duke mbajt qendrim te prera ndaj armiqve qe kurre si serbia qe kurr s’kan me e dasht te miren e Shqipnise.

  11. arsen says:

    Shume komentues flasin pozitivisht. Te tjere negativisht. Po asnjeri nuk permend thelbin dhe vendi se ku dhe kur merret vendimi per te kryer viziten.
    Shqiperia eshte nje vend i vogel ballkanik. Ashtu si vendet e tjera te Ballkanit, edhe politika e Shqiperise komandohet nga nje “vend” tjeter. Komandohet nga nje “superstrukture” tjeter.
    Fatin e Shqiperise e kane ne dore FUQITE E MEDHA.
    kete ta mesojne mire kosovaret (qe sapo e kane mare vesh) dhe shqipetaret qe kane qe me 1912 qe e dine.
    Shqiperia “do heqe vallen” sipas daulles qe degjon. deri dje ishte BRSS, sot eshte USA dhe BE
    Bofshi qejf vellezer komentues kosovare e shqipetare.!!!
    Edi do shkoje ne Beograd kur ti japin Vizen “shefat” e vet.

    1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      Pse ma ke vjedhur komentin tim te cilin e kam bere me ekuivoke !
      Bravo !

  12. patel says:

    a e kuptoni qe genjeshtra Merita Halili eshte prit ne si mbreteresh ne Beograd, ka qene nje gje e para pregaditur per te “barazuar” gjakrat per ardhjen e Zdravko Colicit ne TV KLAN si dhe para pregaditje e vizites se Kryeministrit Rama ne BEOGRAD. Pse i rane ne qafe Merita Halilit dhe Raif Hysenit per pislliqe politike.

  13. Bill says:

    ISN’T IT, AN EXELENT MOVE?

  14. nje milion qelbesira says:

    haHAHAH SALI SERBIT BEOGRADI NUK I BERI KURRE FTESE NDERSA PATRIOTIT TE MADHE SHQIPTAR (VELLAUT)TE VET RAMA SERBIA I BERI FTESE-NATYRISHT RAMA DUHET TI MARRE CA BUKUROSHE NGA SHQIPERIA PER CA PLEQE SERBE.UJKU DHE QENGJI KUR NUK MUNT TE JETOJNE BASHKE OR GOMAR TE INTEGRIMIT KUR SERBIA TE BEHET ME TE DREJTA TE PLOTA NE EU ATEHERE AJO E TREGON FYTYREN E VET

  15. edi says:

    Bisedimet jane pozitive por serbet nuk heqin dore nga kosova.

  16. Jo ,se serbet do te heqin dore nga synimet e tyre territoriale ndaj nesh ,por
    Rama ,eshte lojtar i arte ‘shahu’ per momentin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje