Dorëhiqet kryeministri: E keqja ka hyrë thellë në shoqëri

28 Prill 2014, 11:20Lifestyle TEMA

Kryeministri i Koresë së Jugut dha dorëheqjen pas mbytjes së një trageti, ku gjetën vdekjen mbi 300 persona.

Dorëheqja e Chung Hong Won erdhi pas revoltave nga familjarët e viktimave, që thonë se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të mbrojtur jetën e njerëzve të dashur.

Shumica e të vdekurve apo të humburve janë adoleshentë.

Presidenti e pranoi dorëheqjen, por tha se nuk e kupton këtë veprim.

Në deklaratën e dorëheqjes, kryeministri tha se e keqja ka hyrë thellë në shoqëri.

“Duke parë pikëllimin e familjeve që po vuajnë dhimbjen e humbjes së të dashurve të tyre dhe pakënaqësinë e publikut, mendova se duhet të marr të gjitha përgjegjësitë e mia si kryeministër.

Ka pasur shumë parregullsi që vazhdojnë në çdo cep të shoqërisë dhe praktika që nuk kanë shkuar siç duhet. Shpresoj që kjo e keqe e rrënjosur kaq thellë të korrigjohet në kohë dhe të tilla aksidente të mos ndodhin më kurrë”, tha ai.

10 komente në “Dorëhiqet kryeministri: E keqja ka hyrë thellë në shoqëri”

  1. Artan says:

    Sa veta duhet te vdesin ne shqiperi qe nje kryeminister minister apo edhe nje zyrtare te jape doreheqjen?
    Ja sa mbapa jemi ne Shqiptaret persa i perket kokave te shtetit qe ne zgjedhim!!!!!
    Turp per ne qe nuk dime te zgjedhim Alia ishte i vetmi bashke me Fatos Nanon qe kane pranuar Humbjen Berisha e Rama asnjehere nuk kane pranuar Humbje Madje edhe Berisha vete ne keto te fundit e pranoj Por Rame Zoteria se di sesi do ja bej!
    Kjo kulture duhet ndryshuar shembuj ka sa te duash neper boten e qyteteruar
    Po ne a do behemi ndonjehere?
    Jo sepse pushteti ketu tek ne eshte biznes dhe si biznesmen te mire politikanet tone nuk do heqin dore asnjehere nga fitimet ja pse nuk bejne kesi veprimesh emancipuese.
    91-shi, 92-shi, 97-ta, Gerdeci, 21 Janari tmerr asnje pergjegjsi. . .

    1. majakovski says:

      Saliu shkateroi dhe po shkateron nje vend dhe kurre nuk dha doreheqjen.Fatosi po ka dhene dorreheqje si jane qytetare jo kafshare.Rama ka kohe, eshte ne prove dhe po ecen mbare.Cfaredo ti qe gjithe mutin qe la Saliu mbrapa Rama ta fshije me nje dite.Eshte e pamundur se era largohet ngadale.

    2. sit_back_and_relaks says:

      Sepse ata qe marrin pushtetin ketu tek ne kur vijne ne pushtet jane pa breke ne bythe dhe me zor presin te shtrojne pale pale milionat dhe nuk ju rruhet shume se sa vete vdesin perpara opsionit per tu pasuruar deri ne 7 breza. ky koreano jugori qe ka dhene doreheqjen si kryeminister nuk e shikon postin si vend per te bere para po si vend per ti sherbyer popullit sepse parate ose mundesine per te jetuar si i do qejfi i ka. prandaj mos bejme dhe mos kerkojme krahasime me vende apo njerez qe jane vite drite perpara nesh. ketu plasi gerdeci dhe mehdiu me zor dha doreheqjen dhe edhe kur e dha e justifikoi si akt human e jo si pergjegjesi direkte e tij. ne ecim akoma me mentalitetin Qitapet dhe me Kadinjte e Osmaneve o zoteri. te krahasosh politikanet tane me tipa si ky koreano jugori eshte si te ngaterrosh kekun me byrekun ose carin me dollarin.

    3. frankfurt says:

      ….dhe sipas teje o Artan Rama duhet te jape doreheqjen???????????????
      per 91-shin, 92-shin, 97-ten, Gerdecin, 21 Janarin??????
      Ti Artan duhet te vizitohesh patjeter ose duhet te mbyllesh ne izolim per arsye te gjendjes tende te renduar mendore!

  2. Vlora says:

    Keta nuk jane ne pushtet per te mbushur qypin e Harpagonit, por per tu sherbyer njerezve te cilet i zgjodhen me vote. Nje veprim human, per nje njeri i cili e ndjen pergjegjesine e atyre qe e kane zgjedhur, ne nje shoqeri te evoluar.

  3. fshatari says:

    se kuptoje ca faj ka kryeministri . sistemi i urgjenses te marines e kan fajin bashke me personelin e anijes . ata te duhet te dorehiqen dhe te marrin pergjegjesin

  4. Baro Liçaj says:

    Nje shembull koreanojugor per gjithe Kryeministrat e botes mbare ! Por tek ne , ne diten me diell, ish kryeministri Berisha deklaroi se per te ruajtur kryeministrine , mund te vriten jo kater persona ,por edhe tridhjete , treqind apo tre mije vete !!!

  5. preshevali♣ says:

    Edhe na jemi një kombë leshi.

    Ku me gjithë ato maskarallëqe si në AL ashtu edhe në KS bile edhe një ministër i punëve të mbrendshme nuk ka dhenë dorheqje.

    Morali na ka ra në ZERRO, pa shenja jete.

    Ku kryetari bëhet kryeministër dhe pas shumë vitesh kryeministër shkonë në parlament si deputet.

    Nuk bëri gjë sa kishte postet më të larta në Vend dhe tash do bëjë namin si deputet, do të gri pordhë në havanë.

  6. Delli USA says:

    Rasti I dyte qe nje kryeminister I Korese se Jugut jep doreheqjen per ndodhi qe nuk kan lidhje direct me punen e tij.Shume vite me pare u rrezua nje ure ne Kore dhe kryeministri dha doreheqjen,te dyja ngjarjet nuk kan te bejne me punen e perditshme te kryeministrit,kurse Gerdeci ku u vrane 26 vet kishte te bente direct me kryeministrin Sali Qenin,mbasi ishte bisnes I krijuar me vendim qeverije(pra me firmen e tij.Ai jo vetem nuk dha doreheqje por mbas tre vjetesh guxoj dhe vrau 4 njerez me duar ne xhepa mes bulevardit.

    1. dritani says:

      @Delli ke te drejte per Gerdecin.
      Por mos harro sidomos rrahjen e shpatullave qe i beri Rama kryeplakut.

      I pershendes te gjithe me kete link qe te kuptojne se si rrotullohen punet ne kete vend te dhjerë:

      http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=24718&kat=87

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje