Përgjegjësia e shqiptarëve për një Maqedoni antishqiptare

28 Prill 2014, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka arritur të marrë thuajse 50 përqind të mandatevë në parlament, në një betejë elektorale të dominuar nga nacionalizmi dhe autoritarizmi. Fitorja e tij më e madhe, që ia bën të dukshme fitoren si nacionalist, është se ai ka defaktorizuar faktorin politik shqiptar, duke i bërë maqedonasit të besojnë se nacionalizmi funksionon. Edhe pse pa një identitet kombëtar me rrënjë në histori, përmes një versioni gjysëm artistik, ai arriti të ndërtojë një arkiv nacionalizmi për t’i dhënë një bazë historike teorisë së tij për kombin maqedon.
Objektivi i tij më ambicioz gjatë fushatës ishte se atij i duheshin 62 deputetë, që të shmangte shqiptarët nga qeverisja dhe thuajse ia arriti duke marrë 61 deputetë. Maqedonia votoi pro tij, duke iu dukur ëndërr e bukur mosvarësia nga faktori politik shqiptar.
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi e ndihmuan sa mundën në këtë ovjektiv. Ahmeti, duke bërë nacionalistin e zemëruar dhe të prerë në besë, ndërsa Thaçi duke bërë patriotin konstruktiv, që do të qeveriste me Gruevskin në të mirë të shqiptarëve. Në thelb gara mes shqiptarëve ishte se kë do zgjidhte Gruevski dhe jo kë do zgjidhnin shqiptarët dhe në fund rezultati është ky që është. Njëri me 18 deputetë e tjetri me 7, janë nën pragun e nevojshëm për të qenë faktor përcaktues në poltikën e Maqedonisë, ku në fakt jetojnë së paku 35 përqind shqiptarë zyrtarisht.
Ali Ahmeti bojkotoi zgjedhjet presidenciale, duke bërë lojë luftash me Gruevskin dhe duke ia lënë fushën e lirë kandidatit të tij, ndërsa Thaçi nxitoi të marrë pjesë me shpresë se shqiptarët mes kandidatit të tij dhe bojkotit do zgjidhnin kandidatin e tij. Në fakt të dy çuan ujë tek objektivi i Gruevskit.
Sot të dy partitë janë në pritje të ndonjë ftese për qeveri, si garniturë për të zbukuruar një pushtet autoritarist dhe jo si faktor politik.
Dëmi i dytë i madh që kanë prodhuar partitë politike shqiptare ka të bëjë dhe me demokracinë në Maqedoni. Maqedonia po rrëshqet në një model lindor, gati putinist, me një frymë të rritur autoritarizmi, media të kontrolluara, opozitë të shkatërruar, korrupsion në rritje dhe një qeveri që ushqen krenarinë kombëtare si aset elektoral. Ky model në të vërtetë po krijon një të ardhme të pasigurt për shoqërinë maqedonase dhe po zhduk nga harta elektorale opozitën, e cila pak nga pak ka filluar të perceptohet si fatkeqësi kombëtare.
Shqiptarët i kanë ndihmuar kësaj situate. Në zonat ku ata votojnë, përgjithësisht vidhen vota, nuk ka media të lira, nuk ka respekt politik ndaj njëri- tjetrit dhe zhvillohet e njëjta luftë e egër për eliminim politik, siç zhvillohet mes Gruevskit dhe opozitës. Kështu që modeli politik i shqiptarëve, konkurron për keq modelin maqedon. Si e tillë politika shqiptare atje është e padëshiruar dhe nga pushteti nacionalist i Gruevskit, por dhe nga opozita, e cila e shikon faktorin shqiptar si një arsye për fatkeqësinë e saj politike.
Rezultati i zgjedhjeve dhe fitorja e pastër e Gruevskit, është një përgjegjësi edhe e shqiptarëve. Tani ata përpara se të vihen në rresht kush e do më shumë Gruevskin, apo kë beson më shumë Gruevski, është mirë të rishikojnë kauzat e tyre politike dhe të rreshtohen me opozitën duke bojkotuar pushtetin. Vetëm një Maqedoni jonacionaliste dhe tolerante është një arsye për të bashkëjetuar me të, dhe shqiptarët duhet ta kenë këtë si objektiv të tyre. Pavarësisht divergjencave mes tyre dhe me opozitën maqedonase, ata duhet të provojnë të bëhen promotorë të një progresi politik në Maqedoni, duke e izoluar fenomenin Gruevski dhe arrogancën autoritariste e nacionaliste të tij. Ata janë sot përgjegjës për një Maqedoni, e cila po mendon si të mbijetojë pa shqiptarët.

31 komente në “Përgjegjësia e shqiptarëve për një Maqedoni antishqiptare”

  1. gimi says:

    Edhe ne zgjedhjet e meparshme Gruevski nuk kishte nevoje per shqiptaret, megjithate i perfshiu ne qeverisje duke u dhene ministri e poste pafund. Perse e akuzoni gruevskin per Putinist, ka bere disa here zgjedhje ne keto vitet e fundit, sa here ka dashur opozita dhe shqiptaret dhe prap ka fituar ndjeshem. Me duket se nuk e njihni sa duhet mjaftushem politiken maqedonase per te arritur ne perfundime te tilla. Me thoni ku ka ndodhur qe sa here opozita ose partneret ne koalicion kerkojne zgjedhje te reja? Ku eshte Putinizmi ketu? Ketu tek ne u vrane 26, e pastaj 4 te tjere, dhe cfare? Mendoj se Maqedonia eshte shtet qe ka njohur progres ne kohen e Gruevskit, me apo pa nacionalizem, na pelqen apo nuk na pelqen, dhe populli e voton masivisht. Ku ta gjejme ne nje Gruevski!

    1. udha e shkronjave says:

      zoti gimovski
      edhe jo po nxitoni akoma me shume.

      Fabula kryesore e ketij shkrimi eshte qe partite shqiptare te kene atdhetarine perpara politikes dhe fese.Duke qene bashke dhe jo te percare ata duhet te luftojne te jene faktor determinues ne Maqedoni dhe jo partiti MINORITETI.
      Duhet te mendoni se para 100 vjeteve ai vend ishte me shume shqipfoles se Maqedofonos.Persa i perket Putinizmit Mero eshte nxituar por nuk ka gabuar

      Nje shkak kryesor qe shqiptaret e Shkupit kane rezultate negative ne votime eshte dhe situata percarese ne Tirane.Edhe faktori nderkombetar “vezhgon” me vemendje rritjen progresive te faktorit shqiptar ne Ballkan dhe shume here hapur apo fshehur eshte perpjekur te “FRENOJE” invazionin e shqiptareve ne ballkan.Lobet e serbit dhe grekut kane bere nje pune te shkelqyer per kete qellim.Fakti i “SALDIMIT” 22 VJECAR te berishovicit ne ate vend dhe veprimtaria e tij antishqiptare e “lexueshme”
      tregojne se dhe aleatet nuk kane deshire nje rritje normale te dominimit shqiptar ne ballkan.
      Teorikisht jemi kombi me “powerfull” ne Ballkan por fatkeqesiht jemi me STATELESS per aresye se kemi akoma nje kriminel burre shteti dje nje PeD-er
      yll ne qitje te caktuar nga mbreti arvizu si valvola per te kontrolluar
      ekspansionin e shqiptareve ne ballkan,ne trojet e tyre Etnike.

    2. Ilir Hoti says:

      Vec ‘gemokracine’ e tyre nuk e duam..Europa perendimore eshte shembull e praktike e vertetuar ….kush nuk e di te shkoje vec per 3-muaj!!!!Maqedodhia eshte shtet 2 etnik dhe duhet ta respektoje formimin e shtetit..Shikoni e shkoni ne pakicat tona ..;qe nga tabelat 2 gjuhese universitet…vetem 2% e popullsise As ne Angli-Belgjike,france Danimarke.. nuk e gjen..une jam plotesisht dakort..kurre nuk duhet te bazohemi ne demokradhine e fqinjve por me EMANCIPIMIN njerezor

    3. Atdheu ne Rrezik says:

      Fatkeqsisht ke te drejte.Makedonia po nderton nje shtet europian,Fakti me i thjesht eshte qe rezultati i zgjedhjeve doli mbas 24 oresh dhe jo si tek ne.Mero ka te drejte,shqiptaret kesaj here duhet te dalin ne opozite dhe jo te behen zbukurues artificial ne pushtetin e Gruverskit.
      Makedonia ka me pak korrupsion,me pak kriminel ,dhe eshte nje shtet me social se Shqiperia.
      E verteta duhet pranuar,Ne si komb kemi mbetur te perçare dhe te fundit ne Ballkan…Sa turp qe duhet te na vije.

    4. loni says:

      shqipfolesit e maqedonise i bejne vete tradheti vetes se tyre se i pelqen genocidi,keshtu ben edhe kosovaret duke tradhetuar njeri tjetrin se kush ishte me servil dhe spiun per serbin,por kur filloj genocidi i mori lumi te gjithe si spiunat dhe tradhetaret ashtu edhe servilet kosovare mir qe nderhyri bota qe shpetuan ca legena kosovare,keshtu po ndodhe edhe ne maqedoni me shqipfolasit,kur te behet shtet i plotfuqishem nga dobesia e kesaj rrace te peshtire per tradheti do filloj genocidi dhe pastaj e ka faij qeveria maqedonase qe keta kafshe serviles e toleruan,shqipfolasit e maqedonise dhe ata plerat e kosoves jane vetem per te shkaterruar shqiperine,qe mbas vdekjes se enver hoxhes keto lloj kafshesh jasht kufirit tone erdhe me psodenim shqiptare dhee tradhetuan dhe e shiten kombin tone tek armiqt shekullore tek serbi greku dhe maqedonasi duke mbeshtetur spiunin e serbit sali berishen si babai i kombit,apo harruat 1997 kur kosovaret mercenar hyren ne shqiperi me urdher te saliut per te shtypur revolten popullore,se te grushti i shtetit ne 1998 u kapen disa kosovare per trazirat kunder pushtetit ligjitim te fatos nanos,duke harruar qe nga ana tjeter serbi po i shkerdhente ropt e motrat,kjo rrace meriton vetem genocidin dhe mire ti behet se jane tradhetare pervec nda shqiperise por jane edhe ndaj vendit te tyre,poshte te gjithe ata qe e quajne veten etnik,shqiperia eshte e shiptareve dhe jo e etnikeve qe kan mesuar te flasin shqip.

      1. Toni KS says:

        Si hap i pare lexoje mire shkrimin e Meros dhe kuptoje cfare ka shkruar. Si hap i dyte shikoje veten ne pasqyre (nuk i ka fajet pasqyra qe ti je monster). Si hap i trete shiko komshiun tend majtas dhe djathtas (gjasat jane qe njeri prej tyre eshte idiot, kriminel, trafikant ose prostitute).
        Duke u nisur nga keto premisa fillo te logjikosh para se te japesh mendim per dikend tjeter.

    5. Pelasgian says:

      ska gruevski ktu sepse ktu nuk e din se cdo te thote fjala – ” Nacionalizem “

    6. Unitet - Laberi says:

      Saliu i ka krijuar keto situata. Ai tradhetor i kombit. Shoku Mero, te lumte penda. Ju po jepni kontribut per forcimin e ndjenjes atdhetarre. Aferrim! Poshte Saliu!

      1. bajga says:

        Rrofte shoku Mero ! Urrrrrraaaaaa !

  2. Ladi says:

    ku ka shqiptare ka me shume telashe

  3. henri says:

    Une mendoj, se nacionalizmi nuk eshte zgjidhja dhe e ardhmja europjane e cdo shtteti te vogel, qe nuk eshte futur akoma ne BE. Demokracia dhe te qenit visionar jane zgjidhja. Nacjonalizmi i perket se kaluares mendoj une, me gjithe se nuk e njof fare politiken dhe shoqerine maqedonase.

  4. shqipetari says:

    Ti bashkohemi nismes”shqipetari per Shqiperine’.Ku jane parate e shqipetareve e pasurija 22 vjet.Pse jemi ne borxh e kujt ja kemi per borxh.Fullani urgjent ne parlamentin e popullit ne trasmetim direkt.
    Kush nuk perkrah kete nisem eshte o idjot o politikan.

  5. Wendy-B says:

    Kur ka qene ndonjehere faktori shqipetar promovues i progresit politik ne Ballkan apo Europe?! Le ta nisim progresin nga shtepia jone me mire.

  6. zaveri says:

    Pershendetje Mero. Une perdite I lexoj Analizat tuaja dhe ne pjesen me te madhe jam I te njejtit mendim dhe te pershendes.
    Sa per analizen e situates politike ne Maqedoni, me keqardhje po te them – ju nuk e njifni ate dhe ska se si ta analizoni me objektivitet.
    Qe kur Gruevski ka mare pushtetin me nje Referendum plebishitar, ka realizuar 9 zgjedhje , reptesisht te Monitoruara nga Faktori Nderkombetar, dhe te gjitha I ka fituar Bindshem . Ju e akuzoni per Manipulime votash dhe per Nacionalizem, per media jo te lira dhe per mungese demokracie. Per mua keto jane DOKRA, TE PAVERTETA, justifikime te Humbesit te reperseritur , te atyre qe nepermjet gjoja medies se lire Vodhen dhe Shperdoruan Grante dhe Fonde te Fodacioneve Nderkombetare dhe tashi kane vila si te Yanukovicit ( pavarsisht se jane Analist politik apo Gazetar).
    Ne e njohim situaten ne Shqiperi dhe e dime qe kur vjen puna per Zgjedhje te Parakohshme, politikanet shqipetar nuk kursejne Jete Njerezish te Pafajshem , mbajne pushtetin me hir dhe pahir. Sa per Gruevskin- sa here e kane hapur gojen qofte Partite Shqiptare ( qe gjithmone jane ne Qeveri-duhen apo nuk duhen), qofte Opozita, ai ka shpallur Zgjedhje dhe I ka Fituar. Nje pushtet Autoritar ne nje Shoqeri te Hapur qe Monitorohet nga Factory Nderkombetar, nuk ka mundesi te fitoje kaq bindshem per te Nenten Here.
    E do apo se do Ti Mero, sot Maqedonia ka Liderin me Reformator ne Ballkan, dhe ai fiton ne saj te Programit Ekonomik dhe Reformave qe realizon. Ne fjalorin e tij gjen shume pak Nacionalizem ( per te cilin dhe kritikohet nga radikalet), kjo ben qe Maqedonia te jete nje shoqeri Multietnike ku jo vetem Shqipetaret por tere kombesite te gezojne te drejtat qe u takon.
    Shqipetaret ne Maqedoni e dine dhe e respektojne kete, pavarsisht nacionalizmi I disave eshte me I zhurmeshem gje qe ndikon edhe tek ti Mero te besh kete analize jorealiste.
    Shpresoj se Edi Rama shkon ne gjurmet e Gruevskit, te pakten si fillim , dhe po vazhdovi keshtu, suksesi do te jete I padiskutueshem.
    Politikanet Modern meren me permiresimin e jetes se Qytetareve dhe ky eshte Shembulli GRUEVSKI.

  7. Per ne qe skuptojm ! says:

    Mir e ke ti gimi, esht nje krahasim me vend sepse per fat te keq do zgjedhesh mes dy te keqiave ku e keqe e madhe me krimin ,tradhetin e korupsionin qe ka pllakosur Shqiperin,rasti Gruevski esht ajo shum me e mira !!Mesa kuptoj cka thua shqiptaret qenkan te kenaqur me “karamelet” e Gruevskut qe i njifka mir qe ne gen kush jan, dhe mbreteron ne percarjen e tyre historike ! Un kuptoj ndryshe Meron qe teorikisht qendrojn ato qe thot dhe kan vlera, sepse si kur ishin nje pakic e vogel por edhe tani qe nuk jan me keshtu ,ajo qe duhet te marin ska pse te jet “lemosh”ne deshiren e mir te Gruevskit! Nese e njifke aq mir politiken Maqedonis nuk mund te mos njohesh mentalitetin armiqesor ndaj shqiptareve atje dhe ky dominim elektoral demokratik pra, esht ne dem te tyre ,esht pasqyr e percarjes shekullore! Per fat te keq kta jemi “una facia una rraca” Mir e ke : Me i mir nje Gurevski se nje Sali Berisha e kompani !!!

  8. Gramoz says:

    Zoti Mero! Jam nje lexues i regullt dhe i apasionuar i shkrimeve dhe analizave tuaja. Dhe kur eshte fjala per Shqiperine e thani fare, jeni nje analist i perkryer. Dhe kjo ndodh sepse e njihni ne maje te gishtave situaten ne Shqiperi. Por nuk me duket se e njihni sic duhet situaten ne Maqedoni. Sistemi demokratik ne Maqedoni nuk mund te krahasohet me sistemin demokratik ne Shqiperi, sepse qendron shume me lart. Maqedonia i shpalli ne kohe rekord rezultatet, gje qe ne Shqiperi nuk ka ndodhur ndonjehere. Sa here qe prishen ekuilibret e koalicioneve qeverisese, maradheniet midis parnereve kryesore te koalicionit Maqedonia shkon ne zgjedhje te parakohshme dhe jo si ne Shqiperi ku behen pazare dhe blerje deputetesh. Ne Shqiperi ndodhin skandale financiare, vriten demonstrues nga qeveria dhe asnjehere nuk jepen doreheqje ose nuk behen zgjedhje te parakohshme. Per sa i perket faktorit shqiptar ne Maqedoni, shqiptaret e Maqedonise kane nje organizim politik te larte. Ata kane partite e tyre shqiptare dhe gjithmone votojne per keto parti dhe marrin maximumin e mundshem prej 24 ose 25 deputete ose 20% te numrit te pergjithshshem te deputeteve ne Parlamentin e Maqedonise. Dhe kjo ndodh sepse shqiptaret ne Maqedoni nuk jane 35% por 20%. Disinformimi i lexuesve dhe perpjekja per t’i manipuluar ata, eshte njesoj e denueshme dhe e demshme si manipulimi i zgjedhjeve ose si manipulimi dhe fabrikimi i fakteve te droges me avione te ushtrise nga Gebelsi yne Berisha.

    1. gent says:

      Ne po eksplorojmë të gjitha mundësitë e demokracisë, jemi krijues, shesim e blejmë vota e deputetë, dhe jeta është më interesante dhe pa shumë rregulla. Rezultatet u shpallën për 12 orë sepse skanë fantazi për manipulime elektorale. Këtej nga ne në Shqipëri, numërimi i votave ngjan me 30 sekondat e fundit në basketbollin amerikan – që zgjaten në 20 minuta.

  9. Zani Burimi says:

    O Gimi, me duket se nuk ke folur per thelbin e shkrimit. Kuptimi i pare i tij eshte per faktin kryesor: Gruevski perfiton nga nacionalizmi maqedon, sepse shqiptaret e te gjithe partive nuk jane nacionaliste shqiptare, por llokmaxhinj.

  10. AHA says:

    “Pergjegjesia shqiptare per nje Maqedoni antishqiptare” eshte nje titull me se i qarte e ketu nuk ka vend fare per keqinterpretim.Shqiptaret jetojne ne nje shtet me nje kushtetute qe u njeh te drejta te plota shtetformuese e gjuhesore te arritur me marreveshje mbas nje lufte e cila ishte arsyeja qe vendosi paqen e ja ku jemi mbas nje brezi njezetvjecaresh qe e identifikojne vetveten me teper si myslimane te tipit arabik,pakice ne mes te Evropes sesa shqipetare ,qytetare me te drejta te barabarta ne nje shtet me nje kushtetute te shprehur qarte ne favor te tyre ,nje kushtetute qe nuk zbatohet e nuk kerkohet te zbatohet nga vete shqiptaret .As e kam idene se sa jane partite shqiptare ne ate shtet te krijuar ne menyre artizanale ,di vetem qe ato parti qe jane me ne ze asnjehere nuk kane bere as perpjekjen me te vogel te bashkojne forcat e te perfaqesojne popullin e vet ,perkundrazi,gelltisin ne heshtje perbuzjen institucionale sllave per nje vend ne politike ,sa me ne hije qe te jete .Ketu faji eshte kryesisht i shqiptareve sepse Ahmeti ka kater here resht ne pushtet e tashme eshte me se e qarte qe eshte i shitur e punonjes biles i Gruevskit e nuk po kuptoj perse e votojne ? Ne menyre te vazhdueshme sic shprehet edhe Mero mbizoteron politika denigruese ndaj shqiptareve nje politike e thjeshte populiste por rezultative e Ahmeti qendron si kukull vitrine ne te njejtin pozicion te rrehatshem !Ku eshte pra politika ketu?Kush perfaqeson shqiptaret ne kete parlament ?

  11. Beci says:

    Nuk e ka fajin Gruevski por qelbesirat e politikes shqiptare. Te gjithe jo vetem ata ne Maqedoni. Cfare kane bere politikanet e Shqiperise per ta bashkuar faktorin politik shqiptar ne Maqedoni? Po ata te Kosoves cfare kane bere? Asgje. Dhe as nuk kane per te bere ndonjehere. Sepse qe te gjithe kane vetem nje qellim. Te mbushin xhepat pa per kombin … kush do t’ia dije. A njihni ndonje lider ne Maqedoni, Kosove apo Shqiperi qe nuk eshte i pasur?

  12. Epiriiii says:

    Shqiptaret e Maqedonise jane me shume te Epur pas FESE sesa pas Politikes, mir qe nuk kane RESPEKT per njeri tjetrin por skane RESPEKT as per veten e tyre, jane katandis Placke Tregu e Gruevskit. Por mbi te gjitha eshte FAJI i shtetit ame Shqiperise qe nuk di te Orientoj e Mbreoj INTERESIN Kombetar dhe Zonen e Influences se saj, kur keta POLITIKANE PELLO te Tiranes Shahen me Liber Shpie me njeri-tjetrin ska sesi te ndodh ndryshe edhe me ata te Shkupit.

  13. astrit says:

    Ne pergjithesi ne shqiptaret jemi objektiv kur gjykojme veprimet e mosveprimet e shqiptareve te tjere, por kur vete jemi pjese e lojes politike objektiviteti yne avullon.Ne Maqedoni shqiptare kane mare ate rezultat qe kane mundesi te marin.Nuk kemi pse kerkojme idealen te ata, ata jane si gjithe shqiptaret e tjere kudo qe jane ne shqiperi,kosove, mal te zi e presheve, me shume inate, qefmbetje, mburje te kota,vese e cene te cilat duan kohen e tyre qe te zevendesohen me vlera politike social-morale e pragmatiste.Sa per nacionalizmin maqedonas ai duhet respektuar sa i takon e te na respektojne sa na takon, te dy nacionalizmat tona nuk jane ne gjedje te bejne keq jo se nuk duan por se skane mundesi.Le te tundim flamuret tone te respektuar e te merime vesh per zhvillim e progres

  14. tourkofagos says:

    perseri PABESIA gyzele i dha fitoren Gruevskit………pune gyzelesh!
    G.Kastrioti dicka dinte qe filloi cfarosjen e kesaj rrace…….

  15. taso says:

    Ne SHQIPTARET jemi mesuar tja hedhim fajin te tjereve dhe kur marim pjese ne maskaradat e te tjereve:lexova qe atobuzat te mbushur plot vajten ne PUSTEC per Gruevskin ,ne MAQEDONI vazhdon muhabeti i nuses me vjeren ku fiton gjithmon millonai ( po flase per partite SHQIPTARE etije)mendoje se agjetura SERBE eshte me e sukseseshme se strategjia e qeverise te TIRANES per politiken PANSHQIPTARE TE BALLKANIT,mire para qershorit te vitit kaluar kishin garanci hipotekare te KALIT TE TROJES shpellarin po sot çfare behet,mos valle dhe ne na pelqene (stakuoja e 500 vjeteteve para )e injorances fetare e populsise SHQIPTARE te MAQEDONISE qe gjoja i kundervihen ultraortodoksise sllave duke ndenjur ne injorancen e 500 vjeteve te kaluara.

  16. maximus says:

    po ku ka shqiptare maqedonia, ata jane te gjithe turq, edhe mbas kaq vitesh qe eshte larguar turqia, ata flasin akoma turqisht.

  17. sos says:

    Jam dakort me disa komentues qe mendojne se autori i ketij shkrimi nuk e njeh ne detaje situaten e sotme politike ne Maqedoni por disa gjera kryesore qe duken me sy te lire ka te drejte.
    Ne kete kuader doja te shtoja disa mendime per dallimet Shqiperi-Maqedoni si komb,shtet dhe perkatesi fetare.

    Se pari:
    Me vjen turp qe jam shqiptar kur ndegjoj qe vetem shteti yne nuk ka organizuar votime te qyteteruara per 21 vjet me perjashtim te 31 marsit 1991.Dikush thote per votimet e 22 marsit 1992 ishin me te mira por e keqja e tyre eshte se i fitoi ceku i bardhe i rajersonit,berishes,elez piperit dhe gramoz pashukut.Fakti qe Maqedonia e dha rezultatin e votimeve ne kohe rekord.

    Se dyti:
    Me vjen turp qe jam shqiptar kur shikoj nga dritarja e avjonit,autobuzit,vetures nje ndryshim te tmerrshem midis tokes shqiptare dhe asaj maqedone,greke , malazeze apo te kosoves.Pyjet tane dhe basenet e lumenjve duken sikur jetojne barbare dhe me e keqja eshte se bejne sikur nuk ka ndodhur gje.Kujtoj vitet 1992-1994 kur ky Skypioni qe kakaris ketu ne kete forum i zhduku komplet drurin e Arres ne shqiperi dhe vetem pasi mbaroi baterdia ju versul Saliqeni per ta arrestuar por por Skypioni u arratis me gomone.

    Se treti
    Me vjen turp qe jam shqiptar kur shikoj qe midis kupoles se PS-PD ka nje urrejtje kozmike qe nuk eshte aq e madhe sa as midis maqedonesve dhe shqiptareve ne Shkup biles as midis izraeliteve dhe palestinezeve ne Lindjen e Mesme.

    Se katerti:
    Me vjen turp qe jam shqiptar kur shikoja dje nje pajtim te neveritshem midis Visho Ajazit dhe Mimi Kodhelit nga nje ambasador i huaj.Perse duhet nje ambasdor i dyshimte ne rolin e tij te zbuse kafshet e politikes ?
    Nuk e pame kete ambasador kur pas disa muajsh nga 21 janarit 2011 organizoi nje “shterngim duarsh” midis burrit te shtetit Gjakatarit Berishe dhe Ina Rames dhe ku perfundoi kryeprokurorja nen ngerdheshjen e Arvizuse..

    Se pesti:
    Me vjen turp qe jam shqiptar kur shikoj qe tradhetari qe i dha detin grekerve,qe vodhi 300 miljon dollare te rruga e kombit,qe vrau 4 veta si minister e brendshem Devili Lul Bashqelbesira akoma “kercenon” akoma me lufte Edi Ramen per avjonet e droges megjithese Arvizu shpalli “armepushim per sekretin ” e droges.Perse lejohet 007 Lulzim Qelbashi ti shkeli “vijen e kuqe” Arvizuse ashtu sic ja shkei ne 15 nendor 2013.Pra lind pyetja:Kush e urdheron Lul Bashen t’ja shkeli vijen e kuqe Arvizuse,ose e thene me ndryshe:Perse Luli eshte me i fuqishem se nje ambasdor amerikan,njelloj si Berisha me Withersin qe e poshtroi jo vetem berisha por dhe ato qe merren me Ballkanin ne washington qe e hoqen si lecke.Perse trajtohemi si nje “Not Human Land”
    qe nuk prodhon asnje vlere njerzore apo kombetare me perjashtim te qindra toneve te droges dhe kuislinguT Lul Basha.
    Cfare kuptimi ka te diskutojme per shqiptaret e Maqedonise kur ne te Shqiperise jemi te pushtuar nga banda 2B e spiunave te Serbit dhe na kane vene nje dy metrosh qe vjen si pordha neper breke te na ridhjese..

  18. Mona Agrigoroaiei says:

    Analisti ka te drejte per pergjegjesine e partive shqiptare ne fitoren e Gruevskit, por cfare duhet theksuar eshte se keto parti shqipfolese jane vegla te ketij serbofili, qe i kontrollon dhe u dikton cfare te bejne dhe si te veprojne. Nga ana tjeter, duhet theksuar se Maqedonia eshte ne menyre strukturore, thelbesisht antishqiptare, sepse eshte shtet pushtues dhe kolonialist qe sundon dhe kolonizon token shqiptare te Ilirides.

  19. mustafa says:

    shiqptar ka maqedonia aq sa ka shqiptar vet shqiperia per juve anti islamista shqiptar sepse shqiperia ka ndrru identitet komb kultur fe flamur jan serbizu 70 % e shqiperis ne grek italian serb maqedon mut sllav ortodoks e vatikan

  20. timo says:

    Gjithmon bëhet një emërtim i gabuar për popullsinë në teritorin e Maqedonisë. “Nuk ka” popull maqedonas. Ka një teritor gjeografik që quhet Maqedoni, një pjesë e të cilit shtrihet brënda kufirit Grek. Popullsi autoktone në këtë teritor, në të dy anët e kufirit, janë shqipëtarët dhe grekët. Sllavët në këto teritore kanë ardhur më von. Duke i quajtur sllavët si maqedonas dhe shqiptarët si shqiptarë të maqedonisë, bëjmë një gabim të madh. I japim të drejtë sllavëve të quhen autoktonë dhe shqiptarët të ardhur në Maqedoni. Në thelb popullsia e mirëfilltë maqedonase është popullsia shqiptare. Shqiptarët janë maqedonas, siç janë kosovarë,mirditorë, Labë, myzeqarë devolli etj, etj… Pra për mendimin tim kur shkruajmë për popullsinë e maqedonisë duhet të kemi kujdes që ata të cilët i quajmë rëndomë maqedonas nuk janë të tillë por janë thjesht sllavë që banojnë në Maqedoni apo sllavë të Maqedonisë.

  21. Shqiptaret tregojne gjithmone te pa bashkuar dhe me nji injorance perfekte per armikun !
    Por ,shteti prej kartoni qe drejton ,ky gruevski ……eshte me tik – tak …………! tik – tak………..!

  22. ''evgjitngrenesi'' says:

    u lodhe o mero per tu mbushur mendjen shqiptareve qe nacionalizmi na qenka i keq! ky eshte edhe misioni juaj. te atrofizoni shqiptarizmin qe mos ta kene problem greket e serbet ta zhbejne kete vend. tani do tu mbushesh mendjen sllavo-mongoleve te maqedonise. po si shpjegohet o mero qe gjithe vendet rreth nesh jane nacionaliste(nuk besoj se e ve ne dyshim kete) e jane me demokratike e te perparuara?
    ndersa ne qe duam te hiqemi si kozmopolite(ne fakt inferiore),qe i beme liqenaset -pusteca,ku gjurmojme me kandil se mos ka gjekundi ndonje serb apo grek qe tu hapim shkolla, ne jo nacionalistet pse nuk jemi me demokratike dhe te perparuar sic pretetendoni ju te ”integrimit”?
    mos valle arsyeja e vertete e prapambetjes eshte pikerisht mungesa e nacionalizmit?
    se ne fund te fundit edhe modeli evropian eshte nacionalizmi qe do te thote te duash me shume vendin tend se ”pustecin” zoti mero. fatkeqesisht patriotizmi nuk gjen mbeshtje ne shtypin e korruptuar dhe klientelist shqiptar. ju jeni thjesht ushtare te paguar te sorrosit dhe janullatosit,te cilet komandojne sponsorizimin tuaj.
    fatmiresisht debilet dhe qorrat qe ushqehen me pacavuret tuaja po pakesohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje