VIDEO/ Skadon ultimatumi për pastrimin e mjedisit (por as nuk e vuri kush ujin në zjarr)

1 Maj 2014, 19:13Sociale TEMA

Ultimatumi i Ministrit të Mjedisit për pastrimin e territoreve nga mbeturinat nuk e ka trembur pushtetin lokale dhe as ndërgjegjësuar banorët.

1 maji ishte afati i fundit për largimin e mbetjeve urbane nga zonat e tyre.

Por nga një vëzhgim i bërë vetëm pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, situata në zonat e njohura si problematike nuk ka ndryshuar.

Lumi i Tiranës, i cili është dhe kufiri ndarës i kryeqytetit me komunën Paskuqan, vijon të trajtohet si një kosh i madh mbeturinash.

Të zgjedhurit vendorë të dy njësive që ndan lumi, minibashkisë 4 dhe Paskuqanit, të kontaktuar nga Vizion Plus shprehen te pafuqishëm përballë mosbindjes së banorëve.

Ndërsa banorë të Paskuqanit nuk ngurojnë të thonë se lumi është rruga më e shkurtër për hedhjen e plehrave.

Madje per ta konceptohet turp mbajtja e qeses së mbeturinave deri tek koshi i vërtetë i plehrave.

Sipas urdhrit të ministrit Lefter Koka, por dhe ligjit për menaxhimin e mbetjeve urbane, të zgjedhurit vendorë rrezikojnë të gjobiten me 1 milionë lekë deri dhe shkarkim nga detyra.

Pas inspektimit që ka nisur në terren, javën e ardhshme dikasteri i mjedisit do të publikojë listën e njësive vendore qe kane shkelur ligjin dhe penalitete për to.

Por veprimi i këtij të mituri dëshmon, se si në pak minuta edukata qytetare zhvlerëson ligjin.

10 komente në “VIDEO/ Skadon ultimatumi për pastrimin e mjedisit (por as nuk e vuri kush ujin në zjarr)”

    1. Naim Frasheri says:

      Malokeri , Kafshe te zbritura ne Kryeqytet,Edhe Grate keshtu i kane , me 10 Kg Lesh ne Trup,ndaj edhe keta sdine se ceshte Pastertia,

      1. adi says:

        Nuk jane vetem maleket te piset ne Shqiperi. Fatkeqesisht edhe shume “qytetare te vjeter” e trajtojne mjedisin njesoj.

  1. Sas says:

    Kjo ceshtje ne rradhe te pare ka te beje me kulturen qytetare qe fatkeqesisht Mungon ne Shqiperi.

  2. iliria shqiptare says:

    njerez te piste duke fillu qe nga truni qe kane..mjere femijet kush ti edukoje???.

  3. Vizionari says:

    Nuk lihet ministria e Mjedisit tek Lefter Kokelopa

  4. ARUSHA says:

    gazetari e dobet duhet te shkuhet (por askush nuk e vuri ujin ne zjarr)

  5. ARUSHA says:

    PO CFAJ KA LUMI QE TE MARRE BERLLOKUN E ZOTERIJVE DHE ZONJAVE QE KANE TURP DHE PERULJE PER TE MBAJTUR PLEHRAT DHE MUTIN E TYRE DERI TEK KAZANI I PLEHRAVE MORE KAfshare PLEHRAXHI????????????????????????

    LUMI ESHTE BURIMI I JETES , SE QENIA NJEREZORE KA NE TRUP 75% UJE dhe Planeti sa po vjen e po thahet dhe lufta per uje ka kohe qe ka filluar ore zgjebsat e Shqiperise !

  6. realist says:

    Nuk bëhet stan me lepuj…qofshin dhe të “racës ariane”, sipas “përrallëxhinjve” nacionalistë e “patriotë” të tipit “made in AK”, që mundohen të na mbushin mëndjen, që ne jemi “themeli” i kulturës Evropiane e më gjerë…dhe se nga ne “është vjedhur” kultura e lashtë Greke e Romane”, pavarësisht se nuk shkruanim dot deri para njëqind vjetësh…Ne jemi “ajka” e botës dhe pikë!

    1. adi says:

      Ke te drejte. Me kete qe bejme duket se duam te provojme tezen e fqinjeve qe thone se shqiptaret kane ardhur nga shkretirat e Azise, se po te kishim qene vendas do ishim pak me te lidhur me natyren dhe nuk do e trajtonim ne kete menyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje