Task Forca po heton Gjin Gjonin, bie padia e tij ndaj Malajt/ Gjyqtari: I kam kërkuar KLD-së të më pezullojë

2 Maj 2014, 18:55Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë njësisë Task Force në kryeqytet kallëzimin e para pak ditëve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, në të cilën kallëzohet gjyqtari, e po ashtu anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni, i denoncuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikim të dokumentave në bashkëpunim, pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe korrupsion.

Burimet i thanë Top Channel se pas verifikimeve paraprake në Prokurorinë e Përgjithshme, sic edhe është e parashikuar në legjislacion edhe prokurorët e njësisë Task Force do të kryejnë verifikimet e tyre për të vendosur më pas nisjen e hetimeve ndaj  gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni.

Nga ana tjetër një burim i Prokurorisë së Tiranës i tha Top Channel se në lidhje me një kallëzim të vetë gjyqtarit Gjin Gjoni, të bërë ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, prokurorët kanë vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ky vendim është marrë me argumentimin se nuk mund të investohet prokuroria në hetime nëse është konsumuar apo jo vepra penale e shpifjes, sic pretendon gjyqtari Gjin Gjoni, por për këtë pretendim gjyqtari Gjin Gjoni duhet t’i drejtohet gjykatës, siç edhe parashikohet në legjislacion.

Nga ana tjetër për kallëzimin e ILKDPKI ku thuhet se për 18 episode dyshohet të jenë fshehur pasuri me vlerën e 1.8 milionë eurove, Ministria e Drejtesisë është vënë në dijeni nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, por ende ky institucion nuk është shprehur nëse do të nisë apo jo inspektimet, e në mos kjo ministri nuk ka ende një qëndrim as nga KLD.

Për konkluzionet e ILKDPKI mbi dyshimet se gjyqtari ka fshehur pasuritë, por edhe se mund të ketë pastruar para janë vënë në dijeni edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit.

Ndërkohë vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Gjin Gjoni, deklaron se i ka kërkuar KLD-së pezullimin e tij nga detyra e anëtarit deri në përfundim të hetimeve.

Këtë deklaratë, Gjoni e bëri në emisionin “Opinion” përmes linjës telefonike, ndërsa po diskutohej për pasuritë e zyrtarëve, ku nuk u la jashtë vëmendjes edhe rasti i tij.

Gjoni tha është është i gatshëm të shkojë në “Opinion” për t’u përballur me çdo akuzë të ngritur prej tij, edhe pse çështja tashmë ndodhet nën hetim.

“Nuk e kam shtruar çështjen në terren politik. Por thashë se është goditje selektive. I kam kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të pezullohem nga detyra e anëtarit të KLD-së,” tha Gjoni.

Ndërkohë, i pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli nëse përbën shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin e sistemit gjyqësor, pasja e aktiviteteve private nga një gjyqtar, Gjoni tha se kjo nuk përbën shkelje. Ai pranoi se ka aksione në një kompani ajrore por që prej saj merr vetëm përfitime, pa pasur të drejtë vendimmarrje.

“Kushtetuta dhe ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor nuk e ndalon të qënit aksioner në asnjë lloj shoqërie por nuk lejon të qënit vendimmarrës. Unë kam aksione të një kompanie ajrore. Në momentin që punoj gjykatës, duhet që unë të mos i gëzoj? Ku t’i shes? I bie që çdo gjyqtar duhet të jetë i varfër dhe nuk duhet të ketë pasuri?” tha Gjoni.

27 komente në “Task Forca po heton Gjin Gjonin, bie padia e tij ndaj Malajt/ Gjyqtari: I kam kërkuar KLD-së të më pezullojë”

  1. sit. bac.k and. relaks says:

    po pse cte keqe ka te jesh i varfer, pa pasuri dhe njekohesisht gjykates? nuk jep dot vendime te drejta duke mos qene i pasur? ah mer xhin mer xhin, ti kishe hudh pa akull pasurise e mos ta pije shqeto do ishte me mire

    1. Pilo Lala says:

      Jane qelbur karriget nga bythpalaret, dhe cantat me para qe kane futur vrimave.
      Fshesa te kaloje mbi keto plehra.

    2. shqipo says:

      ky eshte nje nga me te poshterit, mik i ngushte me artan brocin, kryeikorruptuar. artan broci eshte i lidhur me nasip nacon pasi i kane bere ndere njeri tjetrit. artan broci i ka liruar nipin nasip nacos kurse nasip naco kur ishte prokuror ne durres i ka bere nje nder artan brocit duke i liruar kusheririn

    3. adri says:

      Eshte momenti qe te provohet ky Llalla. Nese dhe ne kete rast Llalla e ben punen si me ato kallezimet e panumerta qe ka bere Kjo qeveri ndaj zyrtareve te qeverise se kaluar te akuzuar per shperdorime te renda te detyres shteterore, kallezime keto qe flene ne syrtaret e zyrave te prokurorise, atehere kesaj mazhorance dhe per rrjedhim pralamentit dhe Qeverise nuk i ngelet tjeter vetem se ta shkarkoje Prokurorin e Pergjitheshem, ne te kundert lufta per zbatimin e ligjit do te jete vetem fjale.

    4. keno kotorri says:

      Pse vetem GJini hetohet psh. pse nuk hetohet shoku Fatos qe ka vile ne Tirane , dy kate prapa Shallvareve, vile ne Vine dhe jetoi vite te tera atje, pse nuk hetohet Ilir Meta, sigurisht dhe Saliu e te gjithe ata por vetem Gjini e Imami? dyshimi per inate apo hesape personale eshte sheshit keshtu dhe zelli I disa gazetave.

    5. ncuk says:

      me teorite e leninit ashtu eshte…

  2. Treviso says:

    Gjin Gjoni ka lindur i pasur dhe kur shkoi per te bere kursin 6 mujor ne Plepa,
    ishte i pasur?!
    Populli po pret se çfar po behet me kete pleh. Parate ti sekuestrohen urgjent dhe te perballet me drejtesine.

    1. Pilo Lala says:

      Keta te “Plepave” dolen shume te zotet.
      Cfare i paskan mesuar atje, si te vjedhin?
      Shaban Memija me duket se ka bere shkollen e “Plepave”.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Sipas ketij I bie qe te jesh gjyqtar I varfer, s’ja dilet me rroge gjyqtari..”Gjyqtaret duhet te jene te pasur”..Kjo qenka motoja I ketij.. Ky nuk I shitka dot aksjonet ne tregun privat, ose tek aksjoneret e tjere tek e njejta kompani..Qerrata..

    Ky ka dale komplet nga realiteti..

  4. Miri says:

    me cfare i bleu aksionet tek kompania ajorore, se me triko leshi ka ardhur ne gjykate dhe taks forca e prokurorise duhet te thellohet ne punen e saj dhe serioze te behet shembulli i pare dhe jo i fundit i korupsionit ne drejtesi per te fituar besimin e popullit

  5. Blendi says:

    “Opinion” eshte emisioni ku te nxirosurit nga krimet marrin vertetimin e virgjerise morale.

    Nuk do te ishte korrekte qe Gjoni te shkonte e te mbrohej ne prokurori e gjykate ne vend te emisionit “Opinion”?

    Tung,
    Blendi

    1. pali says:

      Gjini ne emisionin e mbremshem Opinion ju shmag pyetjeve direkte dhe fuste nga pake mishe dhie duke i quajtur akuzat politike. Ai duhet te kishte perpare te gjtha akuzat dhe te mohonte nje per nje te gjitha. Une isha i pa knaqur se si nje gjyqetare i shmangej pergjigjes direkte, keto gjera i bejne njerzit e njollosur per ti hedhur tyme injoranteve dhe bere qefin perkrahesve Berishiane, qe duke i mbledhue sebashku bejne nje pjese te madhe te publikut.

    2. adri says:

      Bravo e vertete. Keshtu beri dhe me Pangon e thirri per ta pastruar tek emisioni opinion. Por populli thote “ku ka za nuk eshte pa gja”.

  6. ec arap says:

    pis pisi zoti te vrafte felliqesire person vrases i pa dinjitet

  7. qytetari says:

    Ceshtja do te behej me serioze dhe rrjedhimisht me e besueshme nqs paralel me Gjin Gjonin te hetohej per fshehje pasurie Sali Berisha,Jozefina Topalli,Ilir Meta,Koco Kokedhima,Spartak Braho, kjo sa per fillim e pastaj te vazhdohet me sh te tjere.

  8. Per ne @Tepelene says:

    Ruaja nga te dyaja anet, ok !!!

  9. mitro says:

    N.q.s kontrollohen pasurite e zyrtareve dhe politikaneve te larte ne kete vend Shqiperia s’ka nevoje te marre borxhe biles mund te shlyeje dhe ato qe ka,Nje proces i rregullt ligjor ndaj pasurise te ketyre sheikeve shqiptare mbush arken bosh te shtetit dhe sherben si shembull per zyrtaret dhe politikanet qe do te vijne pas tyre.Por a ka by..e ndonje t’a beje kete?

  10. DUTYFREEGATE says:

    Neni 22
    Papajtueshmëritë me detyrën e gjyqtarit

    Gjyqtari nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore, private ose politike.

  11. ervin says:

    Kjo eshte e papame: “nuk e kam shtruar ne terren politik, por thashe qe eshte goditje selektive…”. Perkthimi: “nuk po me sulmojne se jam langua i Sales, por eshte goditje selektive se ne te gjithe mut jemi, pse vetem mua?”. Shejtan budalla!!!!

  12. Koco says:

    Si ka mundesi qe K . L . D mblidhet urgjentisht per nje gjyqtar te thjeshte per nje vlere mit marje te dyshuar ne vlere 300 Euro ? dhe nuk vepron ne ate menyre , nuk mblidhet aq me teper kur personi i dyshuar eshte xec te tjerash edhe antar i ketij institucioni i diki duhet te diatancohet nga ky rast , ku behet fjale per gati 3 miljarde lek te vjetra ? Kur sipas ketij gjyqtari , mandej i paska kerkuar K . L . D ta liroje nga detyra dhe … keto cudira vetem ne kete vend bejne vaki ?

  13. futja kot says:

    po behet gabim duke thene se po te ritesh rogen e gjyqtarve nuk do te ket korupsion.
    Me kete llogjik i bije qe vet gjyqtaret te quajne te drejte veprimet se:
    -çdo punonjes me roge te vogel duhet te vjedhi,
    -çdo i pa pune duhet te grabisi, te vrasi , te perdhunoj etj.
    pra s’duhet te ket denime.

  14. nivle says:

    ore ky gjin gjoni paska qene i gjindshem. kushedi sa klienta te gjykates ka ° therr ° ky shpellar e ata qe jane si ky. kushedi se sa hallegjinj qe ka qene me te drejte e kane henger nga °drejtesia° e gjonit se , normal paret ky si ka marre me dhene vendimin e drejte por me dhene te shtrembtin. e ky shtet mire bo ti marri paret ketyne legenave e te na ulet borxhi si shtet, se kane keta kane. ky 2 milione euri si ka mbulu dot se ndoshta 5 milione i ka justifiku.

  15. baffo says:

    Te Dashur Miq te ngrihemi e te bejme protesten me te madhe ne bote qe MUL NOKA E BABA I TIJ SALI EFENIU NUK E KA PA ndonjehere nuk duhet luajtur me K L D ti lene rehat gjyqtaret tane pak hadhe kane ata e kto dun me i marr pasurine kjo nuk me duket e drejte se na merziten keta te PD e ca kuptimi ka po qene te varfer pse bark bosh na duhen neve ne KLD jo jo une jam kundra apstenim ka pro sa jane atehere miratohet qe GJIN GJONI te kthehet ne ven te punes e mos ti preket pasunia.

  16. realist says:

    Kjo “shkolla e plepave”, siç po del gjithnjë e më shumë, ishte “shkolla e lartë e Partisë”, që përgatiste militantët e PD-së…(në vënd të teorisë marksiste-leniniste, mësohej teoria shpellare e vjedhjes, gënjeshtrës, batakçillëkut dhe kriminalitetit…vepër “gjeniale” e “udhëheqësit legjendar”, Sali Ram Berishës…)

  17. adnani says:

    Gjin Gjoni portreti i njeriut te “ndershem ” shqiptar . Ne te tjeret jemi palaco cirku , dhe gomere , se nuk dime te bejme leke .

  18. gjon says:

    ME QE GJIN GJONI PASKA KERKUAR K.L.D.se TE LIROJE NGA DETYRA DHE KETO HEZITOJNE TA LIROJNE TREGON SE K.L.D.ja VETE ESHTE E PERLYER SI KOLEGU I TYRE GJIN.KJO K.L.D KA SHKUAR PER LESHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje