Vdes në Tiranë shkrimtari Amik Kasoruho, këshilltar i Bujar Nishanit për kulturën

5 Maj 2014, 08:39Kulturë TEMA
Vdes në Tiranë shkrimtari Amik Kasoruho, këshilltar i Bujar

Ka ndërruar jetë në Tiranë shkrimtari Amik Kasoruho.

Raportohet se 82- vjeçari vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Kasoruho lindi në vitin 1932 dhe njihej si një përkthyes i mirë.

Ai ishte arrestuar gjatë komunizmit nën akuzën për agjitacion dhe propagandë.

Babai i tij u ekzekutua në vitin 1951 bashkë me dy intelektualë shqiptarë.

I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956-1962. Më tej, u dëbua familjarisht në Gosë në vitet 1962-1990.

Nga 1956-1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë. Në vitet 1960-1980 punoi si gjeometër në fermën Gosë. Në vitet 1980-1981 si punëtor ndërtimi në Gosë, në vitet 1981-1990 si teknik ndërtimi në “NSHN” Durrës. Prej vitit 1990- 2009, jetoi si emigrant në Itali. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash duke vazhduar punën e nisur në Shqipëri, që nuk kishte parë asnjëherë dritën e botimit.

Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Njihen botime të katër librave të tij në Itali dhe në Shqipëri. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj. Ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj.

15 komente në “Vdes në Tiranë shkrimtari Amik Kasoruho, këshilltar i Bujar Nishanit për kulturën”

  1. gramozi says:

    Cfare do shkruajne falangat per kete keshilltarin e Jarit,se deri dje i benin inventarin qe presidenca eshte kthyer ne zyre te pd

    1. m.m says:

      Pse , ky i ndjeri,nuk ishte anetar i falanges se sali serbit…

    2. kamera says:

      Pse pergjysem lajmin per te ndjerin si dhe here te tjera ju Tema? Ku ka lindur ky burr i mire ne Betlehem apo ne Buenos Aires? Nuk e ofendojme njeriun duke i bere publike origjinen e vet perkunder e nderojme dhe e vleresojme ne menyre te plote. Ndies pastee ky njeri i mire dhe viktim e dy sistemeve …

  2. Vlonjati 12 says:

    O Gramoz, duket qe je trap. Mos u merr me te vdekurit.

  3. Shoku N. Vjosa says:

    Ku eshte N. Vjosa injoranti, pse nuk e komenton kete…
    Idhulli i tij e. hoxha krimineli vrau e burgosi njerez te pafajshem vetem se ishin intelektuale. I kerkonte njerezit injorante si N. Vjosa qe te dukej vete si i zgjuar

    1. m.m says:

      ishin intelektualet e bythes,me kater klase shkolle …ose shume shume, me na nje te mesme teknike,si ajo Hari Fulcit…

  4. Toni says:

    I ndritte shpirti ktij njeriu te mire e puntor por ne tani kemi kastro zizon

  5. albani says:

    Nje servil me pak!
    Nese mund te kete ndonje vlere, mund te jene perkthimet e tij, se si njeri, servil dhe vasal ka qene. Nuk e di nese ka qene i denuar, por qe te bashkepunosh me perndjeksin dhe me ekzekutorin, kete vetem servilet mund te bjene dhe ky e ka bere shume mire.

    Nuk eshte ndonje humbje e madhe per shoqerine shqiptare, thjesht nje banor me pak! Jam i sigurt se Ishit te PD dhe Ishit te Keshillit te Ministrave, pra ish Z. Berisha, do t’i vije keq, se e kishte “mbrojtes” dhe “keshilltar” dinjitoz; po keshtu do t’i vije akoma me keq Z. Jari qe e kishte keshilltar ne organike.

  6. verteta says:

    Ju jeni njerit me te padenje te ketij vendi po si ti dhimben komunistave njerez inteltuale si ku fisniku i zgjuar si Ksaruho.. me mire nje milion here me Pd se sa komunsta te qelbur , po JU ju ka shprror gjithe bote more plehra ,hani buke vetem ketu ,, ne ket vend qe nuk i duhet askujt veq Ju fares se kuqe bolshvikeve..Ky ishte Hero i fjales se lire jo te lidhur si Ju komunistat qe embajtet kete vend 50 vjet teizoluarRRoFte Demokracia qe jU solli Fb per te lehur dhe pellitur si ju

    1. m.m says:

      Ti je nej trap dhe jo e verteta…je nej fare legeni me prejardhje ptrej matrapazesh dhe tradhetaresh…

    2. Rebeli says:

      Facebookun na e solli Sali Biresha moor zotni.Te na e rroje sali Birisha,qe i kena borxh facebookun dhe intranetin.

  7. Martin says:

    Emeri i tij tingellon si japonez.Megjithate ai sot eshte i vdekur RIP.

  8. ilir says:

    Ngushellime familjes .U preftnepaqe dhe terheqte kemben zvarre per Jarin ?

  9. vilma says:

    Respekt per z. Amik Kasoruho….qe persekutimin e ktheu ne force, dijen ne te miren e lexuesve si shkrimtar dhe perkthyes brilant i veprave te shkrimtareve me te lexuar te kohes. Urtesia dhe paqja qe percillte ne intevistat e tij jane shembull per kedo, jane mirekuptim per te gjithe pavaresish grupimeve ideore….kjo dhe puna e tij do ta kujtojne per shume e shume breza. Ngushellime familjes, u prefte ne paqe…..

  10. agostin says:

    Ngushllime familjareve per vdekjen e z.Amik Kasoruho.Nje here e pashe ne nje interviste televizive,dhe me beri pershtypje qetsia dhe kultura e ketij njeriu te masakruar familjarisht, nga nje regjim brutal dhe medioker.Me gjithe vuajtjet e kaluara ,ai nuk shprehte asnje urrejtje per gjelatet e tij,sepse njerez si ai jane te rralle , dhe dashuria eshte vyrtyt i nje klasi te larte, siq ishte i paharruari z.Amik Kasoruho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje