Cornelius Gurlitt vdiq, por ç’do bëhet me kryeveprat?

6 Maj 2014, 18:26Lifestyle TEMA
Cornelius Gurlitt vdiq, por ç’do bëhet me kryeveprat?

Koleksionisti gjerman i artit, Cornelius Gurlitt, vdiq në moshën 81- vjeçare, duke lënë pezull pa asnjë përgjigje konkrete se ç’do bëhet me koleksionin e tij gjigand.

Gurlitt u bë i famshëm para dy vitesh, kur u zbulua se ai ruante një pasuri të jashtëzakonshme, që mendohet se ishte rrëmbyer me gjatë nazizmit.

Në apartamentin e tij në Mynih u gjetën më shumë se 1400 punime, përfshi kryevepra nga Picasso dhe Matisse.

Shumë prej këtyre veprave mendohej se ishin zhdukur ose shkatërruar.

Cornelius Gurlitt ishte djali i tregtarit të artit të Adolf Hitlerit.

Hildebrand Gurlitt ishte urdhëruar që të merrej me veprat e artit që ishin konfiskuar nga hebrenjtë, ose që cilësoheshin si të degjeneruara nga nazistët.

Vitin e shkuar, Gurlitt i tha revistës Spiegel se ai nuk do e dorëzojë kurrë me vullnetin e tij ndonjë pikturë.

“Nuk kam dashur asgjë më shumë në jetë se pikturat e mia,” tha ai.

Por më pas ai ndryshoi pozicion, duke thënë se do bashkëpunonte me autoritetet. Në rast se provohej se veprat ishin të vjedhura, do u ktheheshin pronarëve.

Korrespondenti i BBC thotë se sërish ka shumë pikëpyetje se ç’do bëhet me veprat e tij.

Vetëm një fraksion i vogël i veprave të tij do i kthehet pronarëve.

Vetë Gurlitt nuk ishte martuar kurrë dhe nuk kishte një familje.

Shumë galeri arti në mbarë botën mezi do prisnin që të shtinin në duar këto vepra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje