Hashim Thaçi president, Isa kryeministër?

6 Maj 2014, 14:40Rajoni TEMA

Kryeministri Hashim Thaçi, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si duket janë marrë vesh që t’i ndajnë postet e tyre, e pastaj të shpërndajnë Kuvendin.

Sipas burime brenda Kuvendit të Kosovës, pas një takimi që ka pasur kryeministri Thaçi me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, janë marrë vesh që kryeministri aktual të shkoj president, ndërsa Isa Mustafa të marrë postin e kryeministrit, raporton Zëri.

Ndërkohë, parlamenti kosovar, me arsyetimin e pamundësisë së funksionimit normal, pas dështimit për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës dhe shtyrjes edhe për një mandat të vendeve të rezervuara për minoritetet, do të shpërbëhet nesër.

Shpërbërja e Parlamentit nënkupton që mandatin tjetër nuk do të ketë vende të rezervuara për minoritarët, ndërsa FAK do të votohet nga Parlamenti i ardhshëm.

Zgjedhjet tashmë duket se është e sigurt që do të mbahen më 8 qershor, pasi këtë e kërkon partia më e madhe, PDK, ndërsa partia e dytë, LDK pajtohet që zgjedhjet të mbahen në javën e parë të qershorit.

2 komente në “Hashim Thaçi president, Isa kryeministër?”

  1. Denoncim says:

    si su lodhen more, gjithe jeten poste politike, nderrojne karriget me njeri tjetrin se u rren mendja se jane te pazevendesishem nderkohe qe rezultatet reale lene per te desheruar…

  2. 2014 says:

    denoncimi-eh sikur ato karrige te kishin nga nje mullar me koke lart,a do ishin ulur? haha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje