Një adoleshent në Britaninë e Madhe, me nofkën “Nando’s”, për shkak të fiksimit pas rrjetit të restoranteve të ushqimit të shpejtë, me bazë pulën, vendosi të bëjë një tatuazh në të pasme me emrin e restorantit.
Por Bradley Holman, 19 vjeç, mbeti i habitur kur rrjeti i restoranteve bëri të ditur se nuk ka ndërmend që t’i japë kupona për ushqim falas.
Adoleshenti u shkroi një letër, duke theksuar se ai ha rregullisht në këtë restorant, madje i çon edhe të dashurat aty.
Sipas Holman, ai shpenzon deri në 1500 sterlina në vit në këtë restorant.
Por ai nuk arriti të marrë asnjë shpërblim, as një kupon dhe as të famshmen “Black Card”, që u jepet personave të njohur si David Beckham.
Beje tatuazh edhe te kari qe te maresh kupon falas
Un per vete ka bere nente pijeshka tatu.Ca gallate kur nuk gjen harilla vendin.