FOTOT/ “Do vrisnim akoma më shumë po të na jepet mundësia”

7 Maj 2014, 10:56Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Do vrisnim akoma më shumë po të na jepet

Një çift supremacistësh të bardhë në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënuan secili me nga dy burgime të përjetshme pasi vranë një person me precedentë si abuzues seksual dhe gruan e tij.

Sipas Daily Mail, Jeremy dhe Christine Moody pranuan se e kishin shënjestruar dhe vrarë qëllimisht çiftin në korrik të vitit të shkuar.

Çifti pranoi se kishte vrarë Marvin Parker, 59 vjeç dhe të shoqen, Gretchen, 51 vjeç.

Ata thanë se e kishin zgjedhur viktimën për shkak se ai ishte abuzues seksual.

Ata nuk shfaqën asnjë shenjë pendese gjatë vendimit, madje u puthën dhe qeshën kur morën secili nga dy dënime me burgim të përjetshëm.

Fillimisht kishin kërkuar falje dhe një dënim nga 30 vite secili, pasi donin që të shihnin fëmijët duke u rritur.

Por kur u dha vendimi për dënimin maksimal, ata treguan se si ndjeheshin në të vërtetë.

“Me ju perversë do shihemi më vonë,” bërtiti Jeremy Moody në drejtim të familjes së viktimës së tij, ndërsa dilte nga salla.

“Ata morën pikërisht atë që meritonin,” u tha Jeremy gazetarëve.

“Do e bëja sërish. Do vrisja më shumë”.

“Mendoj se unë e Jeremy do vrisnim sërish nëse do na jepej mundësia. Nuk kam asnjë keqardhje. Të vrasësh pedofilë është dita më e bukur e jetës sime,” tha gruaja, Christine.

Nëse autoritetet nuk do kishin vepruar shpejt, një tjetër viktimë ishte në listën e tyre. Sërish një pedofil.

Çifti mendohet se se ishte pjesë e një grupimi supremacistësh të bardhë, të quajtur Crew 41, që shënjestronte abuzuesit seksualë.

Sherifi tha se Jeremy i qëlloi viktimat, kurse gruaja u preu fytin.

9 komente në “FOTOT/ “Do vrisnim akoma më shumë po të na jepet mundësia””

  1. ska emer says:

    I lumte dora!!!!

  2. eni says:

    po pse si lane jashte …??!!!!duhet pastrim

  3. NIGER JANI says:

    supremacist i bardhe !!! kur vrasin islamiket ose zezaket (njeqind here me shume )media ju referohet thjesht si militante apo grabites.

    ai eshte thjesht nje psikopat !

    duket si lajm i mare nga CNN.

    1. M33 says:

      i lumte dora per pedofilet dhe perdhenuesit kush ka femije gjykon ndryshe

  4. Kiço fuksi says:

    lirojini dhe leshojini ne greqi. Te shikoni se si do firoje armata e prifterinjve greke

    1. adnani says:

      tamam miku im tamam

  5. Zoti i ka kkrijuar ata ,per te pastruar shoqerine nga plehrat !
    Eshte vertet e ashper ,por e drejte ,qe ata benin pune te shkelqyer !

  6. Esperantos says:

    Po te kishte qene cifti ne Greqi do bente kerdine me grekerit se atje shumica flitet te jene pedofil. Une habitem pse si ka denoncuar tourkofagos. Ose duhet ti kete pelqyer pastaj se nuk duket te jete budalla merda

  7. bylis says:

    u lumt dora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje