Historia e Yahya Abdi habiti mbarë botën.
15- vjeçari fluturoi për pesë orë në kafazin e gomave të një avioni, duke shokuar të gjithë ekspertët.
Tani janë publikuar pamjet që tregojnë se si adoleshenti nga Kalifornia zbret nga kafazi i gomave sapo avioni parkon.
Pamjet janë publikuar nga FBI dhe mbështesin teorinë e pabesueshme se ai ka qendruar për pesë orë fluturim në gomat e avionit të Hawaiian Airlines.
Adoleshenti kapërceu gardhin e aeroportit dhe u fut në goma, duke fluturuar në një lartësi rreth 10 mijë metra, në temperatura të akullta.
Adoleshenti fluturoi nga San Jose për në Havai.
Ndaj tij nuk është ngritur ndonjë akuzë.
Mediat patën raportuar se adoleshenti po shkonte për të gjetur mamanë e tij, e cila jeton në një kamp refugjatësh në Etiopi.
Babai i tij, jeton si emigrant në SHBA.