Është zbuluar se kush është prostituta, e cila u gjet e kryqëzuar në një urë në një fshat të Firences në Itali.
Andrea Critina Zamfir, 26 vjeç, ishte e zhveshur dhe vetëm me çorape e këpucë në këmbë.
Ajo ishte kryqëzuar mbi një hekur.
Emigrantja rumune u vra të dielën.
Ajo mendohet se është viktima e fundit e një vrasësi serial, që është mbiquajtur “Monstra e Firences”.
Ai ka vrarë të paktën 16 persona gjatë 30 viteve të fundit.
Një vit më parë, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën gjendje u gjet edhe një tjetër prostitutë italiane, por ajo ishte gjallë.
Ajo ishte përdhunuar dhe kaloi tre javë në spital.
Prostituta tha se ishte sulmuar nga një person i shkurtër, tullac dhe topolak, rreth të 50-ave, që fliste italisht.
Në kët zonë ka pasur edhe katër sulme të tjera ndaj prostitutave dhe emigrantëve dhe ata japin thuajse të njëjtat të dhëna për sulmuesin e tyre.
Qenka njgjall Paciani.
Edhe Vani.Shoket e merende-s ?