Njihuni me menaxherin që fiton 7 milionë euro... në ditë

8 Maj 2014, 16:09Lifestyle TEMA
Njihuni me menaxherin që fiton 7 milionë euro... në ditë

 

Cili punonjës do e kuptonte këtë çmenduri?

David Tepper, menaxher i një ‘hedgefond’ në SHBA, fitoi vitin e shkuar plot 7 milionë euro… në ditë. Në total ai fitoi vetëm në vitin 2013 plot 2.5 miliardë euro, bën të ditur “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” (FAZ), duke u bazuar në një studim të revistës amerikane “Alpha”.

Sa për krahasim: një punonjës normal në Gjermani fiton mesatarisht rreth 30 mijë euro në vit. Ai duhet të punojë 83 mijë vite, për të fituar pagën vjetore të Tepper.

Një tjetër çmenduri të ardhurash në SHBA.

Teper, i martuar dhe me tre fëmijë, është themelues i kompanisë Appaloosa Management, një ‘hedgefond’ me aksione edhe tek Google dhe grupi bankar Citigroup. Prej vitesh ai është një nga përfituesit më të mëdhenj në botë dhe e ka bërë pasurinë e tij me spekulime të rrezikshme.

Goditja e tij më e madhe: pas falimentimit të bankës amerikane të investimeve Lehman Brothers, Tepper vuri bast që shteti do të shpëtonte të tjera banka në nevojë- dhe kapi miliarda me spekulime në aksionet e bankave.

Tepper nuk është i vetmi miliarder i financave. Në vitin 2013, dhjetë menaxherët më të pasur të këtyre ‘hedgefonds’ fituan në total rreth 10 miliardë euro, sipas listës së FAZ.
Politikanët gjermanë mendojnë se kjo çmenduri e miliardave ka shkuar shumë larg.

Por çfarë janë ‘hedgefonds’?

Këto kompani spekulojnë me riskun e lartë, por mund të arrijnë fitime shumë të mëdha. Dhjetë kompanitë ‘hedgefonds’ më të mëdha vijnë 7 nga SHBA dhe 3 nga Britania. Në total kanë një pasuri prej 290 miliardë euro- sa prodhimi vjetor ekonomik në Austri.

23 komente në “Njihuni me menaxherin që fiton 7 milionë euro… në ditë”

  1. Argita_B says:

    Nuk kane pasur prej 290 miliarde eurosh Tema, kjo shume koespondon me parate qe kane ne dispozicion keto fonde spekullative.

    1. Afrim Sala says:

      Quhen “hedge funds”, jo “hedgefonds”, fort i dashur perkthyes ?

    2. anliza says:

      I ke fut got argita ik lexoje perseri artikulin original, “alpha” ka ber klasifikim per shperblime te menaxhereve per vitin 2012-13, the Tema ka te drejte shifren totale te ketyre 10 personave

  2. BERTO says:

    besoj se me shume perfitojne politikanet tane!!!

  3. Shqiptari says:

    BO BO ca do behet tashi !!!

    Do thone politikanet tane tashi se ca ka ky me shume se ne?
    Pse te mos bejne edhe politikanet tane nga 10 milion Dollare ne dite.

  4. idealist says:

    Prandaj ndodhin “krizat” nëpër botë dhe vdesin urie miliona njerëz të varfër… Sistem muti finaciar, me rrënjët në Amerikë… P.sh. Lehman Brothers, para 4-5 vjetësh falimentoi, duke shkaktuar një krizë zinxhir nëpër botë, por drejtuesit e saj (shkaktarë të falimentimit), u shpërblyen me disa qindra milionë dollarë, sigurisht “për punë të mirë”… (???!!!)

    1. arben says:

      Ik o idealist bej cicin se jeni te papare. Keto njerezit qe ju po flisni jane ato qe ndryshojne boten duke investuar leket e tyre ne teknologji etj etj

      1. spetsnaz says:

        Ik mor tutkun. Ku investon ky more? Keta jane me te rrezikshem se terroristet. Ne fund nuk do jete ky qe do shtypet ne dyert e bankave po ata qe zhgryhen 18 ore ne dite per nje page minimale.

      2. kritik says:

        Arben keta jane ujqerit e wall street, nuk shesin e blejne mall por shifra e endrra prandaj quhen spekulatore. Nese nje dite ekonomia boterore do shkoj ne kolaps eshte per faj te tyre, me nje veprim te vogel zhvleftesojne pasurite e qindra miliona njerezve qe punojne perdite per te mbajtur familjen.

  5. paradox says:

    ky nuk eshte manager por pronari i firmes dhe shumen nuk e ka fituar vetem ky por te gjithe investoret qe kane futur para tek firma.

  6. idealist says:

    Të dhjefsha “teknologjinë” dhe “ivestimet” o @arben, sepse dy të tretat e botës, vuajnë për bukën e gojës…!

    1. arben says:

      Dhe ca duhet te bejne keta?? Te investojne dhe te falin parate apo te mos investojne fare

    2. Arben says:

      KETO JANE KAPITALE PUNE OR MIK, NUK LARGOHEN DOT NGA SISTEMI, VETEM NDRYSHOJNE EMER.

      NUK KA LIDHJE FARE ME VARFERINE NE BOTE.

    3. Arben says:

      DOMETHENE NUK KANE SHUME LIDHJE JO FARE FARE.

  7. luli says:

    Social ? apo Kapitalizem? leket i beri ai “e ne gezohemi e prefim dhembet se mund te ndodhi rastesisht ne kapitalizem?? .Na lini siç beri Enveri” se per shume do jete me mire” e pa strese po edhe kanceri nuk ju gjemon nga mbrapa se po ben kerdine tashme ne gjith boten .Na folni per spitalet falas ,e tje. Ose per ritjen e faturave e siguracioneve qe po paguajme me shume e tje.

  8. Pelasgian says:

    ” Para ” qe nuk egzistojne , thjeshte numra ne kompjutra !

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      E sakt !

  9. Arben says:

    PARATE ATY KU ISHIN JANE AKOMA, VETEM NDRYSHOJNE EMER.

    KY ESHTE THELBI NE KETE RAST.

    BOTA NJESOJ RROTULLOHET

  10. fredi guri says:

    ca ndryshimi ka kjo me piramidat e shqipnis qe ishin po keta njerez me ndihmene disa bythlepirsave qe I bon. Per ata qe se dine mireseerdhet ne wall street

  11. idealist says:

    @Arben, nuk e di se sa merr vesh nga Financa, por me dy fjalë mund të të shpjegoj, se Sistemi i sotëm Financiar Botëror, është ndërtuar në mënyrë të tillë që 65-70 përqind, “prodhon” para kallpe… Pra 65-70 përqind e “parave” që qarkullojnë sot në botë, nuk përfaqësojnë vlera monetare (pra prodhim dhe kapital), me fjalë të tjera, janë “flluska sapuni” për “lojrat” e bossëve të tipit Sorros e të këtij tjetrit më lart, nëpër bursat, që në fakt janë “piramida” të ligjëruara…

  12. tomsojeri says:

    Po si nuk vjen ndonje alien ,se nga toksoret e infektuar tashme ska shpres, e ti shuaj kta spekulant e kta bisha qe han para ,qe te shpetoj njerzimi nga paraja e gjith te keqiat qe solli ne kte bot !

  13. te dashur shokeni. tu mesojme amerikaneve ideologjine komuniste dhe ti hedhin poshte keta kapitaliste te ndyre. dhe pastaj amerikanet shokeni do jetojne te lumtur ne rradhen e qumeshtit. te na rroje ideali shokeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje