VIDEO/ E ardhmja u përket avionëve pa pilot, por...

10 Maj 2014, 11:00Lifestyle TEMA

Avionët pa pilotë, të quajtur ndryshe edhe drone, janë e ardhmja.

Disa thonë se janë edhe e tashmja.

Kjo nisur edhe nga një incident i ndodhur në mars, por i zbuluar tani.

Mësohet se një drone për pak sa nuk u përplas me një avion tregtar në SHBA.

Një zyrtar i Administratës Federale të Aviacionit tha se ky incident tregon se sa rrezik përbëjnë të tilla mjete fluturuese.

Hetimi nuk ka zbuluar akoma se kush është pronari i avionit pa pilot.

Përdorimi i drone-ve është rritur ndjeshëm kohët e fundit dhe AFA është nën presion për të ndryshuar rregullat e fluturimeve.

Drone-t po përdoren gjithmonë e më shumë sidomos nga ushtria.

Së fundmi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe kreu një seri testesh me drone-t Reaper në Kaliforni.

Nga këto avionë pa pilotë u lëshuan raketat Brimstone.

Në nëntë përpjekje për të goditur një makinë që lëviz me 140 kilometra në orë, të nëntë goditjet janë të sakta.

2 komente në “VIDEO/ E ardhmja u përket avionëve pa pilot, por…”

  1. Miri says:

    po merni makina te vjetra te pakten, dreqi ta haje!

  2. Lomi says:

    makinat e vjetra nuk ecin 150 km/h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje