Tre ditë përpara se Komisioni parlamentar për Reformën Territoriale të njihet me variantet që do të paraqesë Qeveria mbi ndarjen e re, Bashkëkryetari socialist Bashkim Fino i ka drejtuar një tjetër apel opozitës të bëhet pjesë e procesit. Fino bëri të ditur se të premten, Komisioni do të njihet nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi me variantet mbi ndarjen e re territoriale.
“Komisioni i Posaçëm mbylli serinë e seancave dëgjimore me grupet dhe aktorët e interesit. Në emër të Komisionit, Ju njoftoj se i kam drejtuar një ftesë gjithë forcave politike parlamentare dhe joparlamentare që ditën e premte, pra në datë 16 maj në orën 10:30 të mëngjesit, Ministri për Çështjet Vendore do të jetë prezent në Komisionin tonë për të na paraqitur disa nga variantet e hartës së re administrative territoriale që do të thotë se pas miratimit të disa varianteve, ne do t’i lemë disa ditë kohë opozitës që të japë mendimet, sugjerimet për një nga variantet e mundshme që ata do të shprehin dëshirën. Ne do të jemi të hapur si komision, duke bërë edhe njëherë thirrje për konsensus për të miratuar edhe këtë variant që opozita mund të pranojë. Ne nuk do të vijmë me një variant të vetëm, sepse jemi të hapur në këtë drejtim dhe e quajmë reformën një reformë tërësisht teknike dhe aspak politike”, theksoi Fino.
Sipas tij, në këtë seancë të Komisionit janë ftuar drejtuesit e të gjitha partive parlamentare Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, si dhe gjithë partive politike joparlamentare, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Bamir Topi, Petro Koçi, Spartak Ngjela.
Në vijim ai theksoi se Komisioni ka kryer një punë me seriozitet dhe përgjegjshmëri, në përmbushje të planit dhe programit të miratuar.
“ Veprimtaria e komisionit ka qenë me intensitet shumë të lartë, duke zhvilluar mbi 10 mbledhje, 8 prej tyre kanë qenë seanca dëgjimore publike me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse me eksperiencë në çështjet e qeverisjes lokale dhe të decentralizimit, si dhe në fushën e biznesit, me përfaqësues të organizatave dhe agjencive ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, me ekspertë ndërkombëtarë, si dhe me institucione kushtetuese dhe të pavarura të krijuara me ligj”, tha ai.
Subjektet politike do të kenë të drejtën e njohjes dhe më pas propozimeve mbi variantet e propozuara për reformën territoriale dhe brenda 1 jave ato duhet të depozitojnë propozimet që kanë.
“Pas propozimeve që do të na vijnë nga partitë, ne si komision do të vendosim variantin më oportun, më të përshtatshëm, që na nevojitet ne si Republikë e Shqipërisë për ndarjen e re të njësive territoriale. Pas kësaj, natyrisht në funksion të Kushtetutës, 2 muaj do të kemi dëgjesa të ndryshme në çdo komunë apo bashki të Shqipërisë për variantin që ne do të paraqesim. Pas dy muajsh, do të vijnë sugjerimet dhe mendimet, të cilat do të përfshihen pas diskutimeve në Komision, në variatin përfundimtar që doti dërgohet për miratim Kuvendit”, sqaroi Fino.
Lerini mo lerini partit se vetem do bllokojn po merruni me punen se po te vareni nga ato kurr skeni per tja dal.
Jepini se te jet per opoziten ne vend ngel ky vend se ka ne mendje ajo te bej ndonje gje te mire per shqiperine ka hallin e kryekomunareve qe me zorr i ka emeruar e qe me zorr i ka ven ne krye te detyres.
Bravo Fino. Eshte me konseguenti ne kete reforme.
Pyet 100 vete e bej si di vete.(natyrisht, bazuar ne stuimin e gupit te punes).Jo terkuze.Jo terheqje.
Z Fino ose i ftoni te gjitha partite joparlamentare ose mos ftoni asnje,mjaft me ftesa selektive.