Ministria e Mbrojtjes: Droga nuk është çështje e ushtrisë

14 Maj 2014, 09:21Politika TEMA

Pas operacionit të sekuestrimit të drogës në Divjakë dhe bllokimit të një avioni, që ishte menduar si mjet transporti për trafikimin e lëndës narkotike, Ministria e Mbrojtjes ka preferuar që të mos përfshihet në këtë çështje.

Përfaqësuesit e zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë zyrtarisht se droga e sekuestruar në Divjakë nuk është çështje e Ministrisë së Mbrojtjes.

Burime zyrtare nga ky dikaster kanë sqaruar se nuk ekziston asnjë provë që ushtria shqiptare të jetë e përfshirë në trafikun e drogës, ashtu siç pretendon opozita.

“Ne kemi të njëjtën reagim, siç kemi pasur deri tani, që forcat dhe strukturat ushtarake nuk janë të përfshira në trafik droge. Ushtria nuk ka lidhje me drogën e sekuestruar në Divjakë. Ne kemi edhe dokumentet e klasifikuara të NATO-s, të cilat i kemi vënë në dispozicion të prokurorisë, që tregojnë se në pjesën tonë ajrore nuk ka fluturime për drogë”, sqarojnë burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes për GSH.

Nga Afganistani, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka bërë apel politikës shqiptare që të mos i përbaltë forcat ushtarake.

“Lërini Forcat e Armatosura jashtë diskutimeve politike, le të mundohemi që këto forca të mund t’i mbështesim, për të rritur profesionalizmin e tyre, për të rritur mungesat që ato kanë pasur në vite, për shkaqe që ne tashmë i dimë, dhe të mund të jemi, ashtu siç edhe jemi konkretisht këtu, pjesë e denjë e kësaj force”, tha Kodheli.

15 komente në “Ministria e Mbrojtjes: Droga nuk është çështje e ushtrisë”

  1. colombi says:

    o z..kodheli droga seshte politike, por perdoret politikisht prandaj ,qe te mos behet politike, hajde te marim ca masa duke i bllokuar baronet o droges. ti thua ti lem f.a te qeta por athere c’do bejne keto .te pasrr ojne plehrat,me mire te pastrojne drogen. f a sjane vec 1 tog ushtaresh qe shkojne ne afganistan ku jemi katandisur?

    1. Thomai says:

      Po more zotni, ashtu eshte! Droga nuk eshte politike, por perdoret politikisht. Kete ka dite qe po e ben Berisha-Basha dhe kompani, duke akuzuar me lloj-lloj shpifjesh bajate FA per trafik droge dhe gjithe kete e bejne per te perfituar politikisht, per te fshehur ato qe kane bere per me se 8 vjet rresht duke vjedhur e plaçkitur si Ali Baba me 40 hajdute…Sa per ata ushtarake qe sherbejne ne Afganistan, duhet te dish se jane krenaria e FA dhe pjesa me fisnike e saj. Dhe ata nuk jane nje toge, por me qindra dhe ndofta me mijera, te cilet nder vite kane shkuar ne kete mision paqeruajtes…

    2. web says:

      po re po, nuk ka asnje fakt qe implikon ushtrine ne trafikun e droges

    3. eri says:

      Kodheli ministrja me e shkelqyer deri tani. asnje skandal i faktuar, vetem muhabete kafenesh.

    4. Tetjera says:

      sikur te kishin bere te gjithe kaq sa Kodheli, dosjet per te cilat fliste ne opozite i ka cuar ne prokurori. ristrukturimi i fa sipas kerkesave te nato eshte ne proces. FA nuk eshte ne asnje rast te vetem e implikuar ne trafikun e droges, megjithate meqe ka pasur nje shkrese me dyshime nga shish e bllokoi gjadrin qe te mos kete me asnje keqkuptim.

    5. qaniu says:

      nuk ka asnje fakt qe e lidh emrin apo funksionin e Kodhelit me ndonje trafik te paligjshem.

    6. zaho says:

      te themi ate qe eshte, te tjeret mund te kene pergjegjesi ne kete mes, por ministrja Kodheli nuk ka asnje lloj pergjegjesie, pasi nuk eshte faktuar asnje lloj trafiku nen fushen e veprimtarise apo nen juridiksionin e znj Kodheli.

  2. Ncuk says:

    Hahahhahahahahahhaha

  3. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Mos ma shqetesoni Mimin… Nuk ka prova qe avione te vegjel transportojne droge. Zero prova. O Mimi, mblidh leckat dhe kap ndonje vend tek portokallia,qe te besh njerezit per te qeshur, se te rri shume i gjere kostumi i ministrit te mbrojtjes. Por faji nuk eshte i yti, asnje i paafte nuk e kupton qe eshte i tille. Duhet te dish qe kodi penal i Republikes se Shqiperise te denon edhe per mosveprim. C’bere ti pasi more shkresen nga SHISH? Asgje. Hic. Turp per ty dhe per ata qe te kane vene ne ate post.

    1. Skenderi says:

      O ekstremiste i djathte apo ektremiste pa emer! Nuk besoj qe je aq i zoti sa te masesh kostumin e ministres Kodheli, as kapacitetin e saj dhe as ndershmerine e saj. Ministrja Kodheli ka folur dhe mbrojtur dinjitetin e FA, te ushtarakeve shqiptare, qofte te atyre qe shebejne ne Afganistan, qofte edhe te atyre qe sherbejne brenda vendit…Nuk merren FA me trafik droge more ekstremist i paemer, por merren ata qe e lane ushtrine per faqe te zeze, pa breke dhe pa kepuce, pa spital dhe pa uniforme, se pa shtepi kane vite e vite qe rrine… Dhe ata qe e bene kete me siguri qe kane nje emer: Berishe,Imam, Gjunksh,Kullur….etj. Turpi qofte me ju!

  4. tarrasi says:

    nukthye kjo shurra ekujte eshte droge moje eminja enenes kushe epaska pergjesin tijo sajmir mute tahiri jo edvini jo brace del dhe thote jo taulante baballyku thot jo asnje qeveritar jo kushe ater epaska organizuar kete trafik ajrore ben llapa ose rexhep qosja si qytetari meri ne shqipri kushe kercen napolonin eminja bashke me avjonin hhhhhh emineja ebashkis

  5. Aleksi says:

    Ushtria nuk meret me trafik droge dhe kete per te gjithwe ato qe kane qef te meren me Mimi Kodhelin e deklaroi dhe kreu i SHISH. Ju qe flisni me mllef ndaj nje zonje te nderuar mesoni te shkruani shqip njehere dhe pastaj beni detyrat e shtepise qe ju ka lene partia.

  6. Alma says:

    Sado te prpiqeni ju pseudokomentuesit e punesuar enkas per kete pune, per te share kedo dhe cdo gje, sepse jeni zhytur ne erresiren e bodrumeve nga ku edhe shkruani, skeni faj se nuk keni pare drite me sy. Mimi Kodheli do ta coje misionin e saj deri ne fund, per te nxjerre perpara drejtesise dhe ligjit te gjithe ato qe kane abuzuar me pushtetin qe ju dha populli dhe e perdoren ate per tu pasuruar dhe per teb shitur gjithcka. Ushtria smeret me droge, por ushtria me nismen e zonjes Kodheli ju pastroi ambjentin ku jetonit se ishit qelbur nga llumi i pisllekut qe kishte pushtuar gjithcka.

  7. darmian says:

    o Zonja Kodheli, pse jeni isoj ju grate qe merreni me politiken??? Si ti si Xhozi, i surrat keni …….. skeni pike nuance femre
    Sa per ceshtjen ne fjale nuk ja vlen fare me fol, ju jeni vrima e fundit e kavallit ….. keshtu qe duhet te pyesim ate qe te ka shkruajtur tekstin e dekllarates!!

  8. tarrasi says:

    hhhhh edhe edvini doja coje teri nefund biles same thelle doja demtoj zogun teshkretes pokeshtu edon rilindja qe rilindi hhhhh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje