Berisha, para Podestës edhe ditën e fundit/ Pagesa për lobim një ditë para se të dorëzonte pushtetin

15 Maj 2014, 15:41Politika TEMA

Një ditë para se të linte pushtetin, ish-qeveria e djathtë i pagoi kompanisë lobuese “Podesta” 180 mijë dollarë për shërbime lobimi. Lajmi zbulohet nga sajti “Influence Explorer”, pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe influencën në politikën amerikane.

Sipas dokumenteve të publikuara, pagesa prej 180 mijë dollarësh nga ish-qeveria shqiptare është kryer në datën 9 Shtator të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, presidenti Bujar Nishani dekretoi qeverinë e re të majtë, që doli fituese në zgjedhjet e Qershorit.

Pagesa prej 180 mijë dollarësh është vetëm njëri nga këstet, që ish-qeveria shqiptare ka paguar për lobim vitin e kaluar. Sipas “Influence Explorer”, në total për vitin 2013 shuma e paguar, nga muaji Prill deri në Shtator, ka qenë 560 mijë dollarë. Të gjitha janë përfituar nga grupi “Podesta”, kompania lobuese e Toni Podestës.

Pagesat e vitit të kaluar janë vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë “Euro Ridge”, në pronësi të ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.

Që nga ajo kohë, kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të qeverisë shqiptare në sallonet e politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti. Në 2009 del në skenë “Patton Boggs” dhe më vonë “Podesta”. Dy kompani që, sipas “Sunlight Foundation”, vetëm për periudhën 2011-2013 kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi./TCH

12 komente në “Berisha, para Podestës edhe ditën e fundit/ Pagesa për lobim një ditë para se të dorëzonte pushtetin”

  1. BERISHA LARGOHU. says:

    Shqiptaret ti qendrojne larg antishqiptarit Berisha dhe Basha.

    1. USA 4 ALBANIA says:

      NESE DONI ME TEPER INFORMACION PER SKANDALIN PODESTA:
      http://goo.gl/NZqwkO

    2. tropojani says:

      ah sa mire po ja u ban sali berisha…. SHQIPERIA NUK KA ME PASE QETESI DERI SA KY HOMO SAPIENS DO TE KETE FRYME. E KA BA POPULLIN SHQIPTARE ME FOLE VET ME VETE…. SI E LEJONI KETE GJE,????? TI EDI RAMA SI E LEJON???
      RRASENI NE BURG E DO SHIKONI SA TRIM ESHTE…?
      RR A S E N I

  2. Cibuku says:

    I duhen nxjerre te gjitha nga hundet qelbanikut.

  3. populli says:

    Njerezit ndershem te mos genjehen nga megagenjeshtari Sali_Luli_Valentina.

  4. kryetari i shqupit says:

    shyqyr qe shqiperia nuk ka brek se edhe ato i kishte shitur sali gomari po ai perse nuk e shet familjen e tij argiten zenin lulin srazimirin griden majlinden

  5. Lisi says:

    Po rritet me shume hunda e Berishes nga ginjeshtrat qe ai ben. Edhe per pak do ja kaloi hundes se Pinokut.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Po Doris Pack sa miljon euro ka fituar ?

  7. alfa says:

    3 B– burgim te perjetshem ! Me motivacionin :”tradhetare te popullit e kombit shqiptar ! Mallkuar
    brez pas brezi familjet e xhinsi juaj ! VRASES e HAJNA ! S’KEMI TE BEJME ME PD.
    POR ME NJE BANDE MAFIOZE TRAFIKANTESH !

  8. Ilirjan says:

    Vetem fjale-fjale! Coji ne Prokurori dhe mbani qendrimin qe duhet, sekuestro per demin ekonomik shkaktuar Shtetit dhe Popullit Shqiptar, deri ne burgim te monstres, ne rast se nuk ka mundesi c’demtimi.

  9. Teta says:

    Po mire nje gje nuk kuptoj , keto levizje parash do ti gjenit tek thesari qe diten e pare qe erdhet neper zyrat e shtetit dhe nuk ka pse te zbulohet nga saiti i “I.E”Gje tjeter nese nuk jane pasqyruar ne asnje vend dhe ne kete moment mund te behet ballafaqimi.Ne te kunder eshte rasti me i mire per ta cuar ceshtjen ne prokurori, per para te nxjera jasht ne forme pagese dhe te pa pasqyruara.sa me shume germohet aq mer shume pisllek nxirret.

  10. Be-X says:

    axha Saleh, eshte antikrishti i sotem, eshte antishqiptari me i madhe qe mund te kete njohur shqiperia deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje