Karl Rove: Hillary ka dëmtime në tru/ Bill Clinton: Gruaja ime është e fortë

15 Maj 2014, 10:36Politika TEMA

Ish- presidenti amerikan, Bill Clinton ka vlerësuar gruan e tij, duke thënë se ajo është e fortë dhe e shëndetshme.

Në këtë mënyrë, Clinton ka mohuar zërat e republikanëve në lidhje me shëndetin e ish- Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

“Ajo është në formë më të mirë se unë,” tha demokrati Clinton për të shoqen 66- vjeçare.

Hillary Clinton përflitet se do garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Sipas BBC, javën e shkuar Karl Rove vuri në pikëpyetje kapacitetin e saj për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ajo ka pësuar dëmtime në tru.

Rove, që njihet si strategu pas fitores së George W Bush për në Shtëpinë e Bardhë, i tha një audience në Los Angeles: “Tridhjetë ditë në spital? Dhe kur rishfaqet, mban syze të zeza, nga ata që mbajnë njerëzit që kanë dëmtime traumatike në tru? Ne duhet të dimë se si është kjo punë”.

Në fakt Clinton ishte në spital për tre ditë pasi u sëmur nga një virus në stomak në dhjetor të vitit 2012.

Pasi doli, pësoi dehidratim të rëndë. Clinton u rrëzua në shtëpi dhe goditi kokën. Mjekët e diagnostikuan me një mpiksje gjaku.

Rove tha se ai nuk ka thënë se ajo ka dëmtime në tru, por se ka pasur një episod serioz me shëndetin.

Demokratët dhe disa analistë besojnë se Rove po ndez debatin për shëndetin e Clinton përpara nisjes së garës presidenciale.

I shoqi, Bill, tha se goditja që pësoi ajo në tru ishte serioze dhe asaj iu deshën gjashtë muaj që ta merrte veten.

“Por shiheni tani, ajo punon çdo javë, është e fortë, po ia del mirë. Ajo ka më shumë qëndrueshmëri tani”.

1 komente në “Karl Rove: Hillary ka dëmtime në tru/ Bill Clinton: Gruaja ime është e fortë”

  1. idealist says:

    Po pse Bushi, që qeverisi Amerikën për dy mandate, nuk kishte “dëmtime në tru”…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje