Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me 76 vota pro “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehu mbështetjen për nismën, ndërsa vlerësoi procesin konsultativ të zhvilluar me grupet e interesit.
“Përtej miratimit të kësaj nisme ligjore, një nga risitë dhe një dimension tjetër që mazhoranca tregoi është konsultimi real dhe i vërtetë me grupet e interesit duke shënuar një proces shembullor dhe treguar një mendje të hapur. Kjo ishte një sprovë që tregoi qartë që diskutimet e gjera me grupet e interesit nuk duhen parë asnjëherë si negative, por duhen parë për të ngjizur më mirë këto nisma ligjore”, tha Vasili.
Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Mediave, deputeti socialist Alfred Peza theksoi se këto ndryshime janë vetëm hapi i parë në reformën e thellë në sistemin e arsimit dhe atë të shëndetësisë.
“Në emër të PS-së dua të sqaroj se projektligji i sotëm për arsimin është në vazhdën e reformave të thella që ka marrë kjo qeveri në dy shtyllat bazë, reforma në arsimin e lartë dhe reforma në shëndetësi. Reforma në arsimin e lartë shëndetësor është dhe dallëndyshja e parë në reformën e arsimit të lartë dhe pritet që të japë rezultat e saj në ditët në vijim. Ky projektligj arriti që të rifusë konceptin e departamentit. i ftoj kolegët që ta mbështesin dhe do të ishte mirë që dhe opozita të ishte bërë pjesë e kësaj reforme”, tha Peza.
Në vijim ai shtoi se maxhoranca shpreh gjithë vullnetin dhe dëshirën për të përmirësuar reformën në Arsimin e Lartë, si hap për ndërmarrjen e reformave konkrete që i shërbejnë zhvillimit dhe ridimensionimit të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor në vend.
Ky pr/ligj vendos një nga elemetët bazë të rifutjes së konceptit shkencorë në arsimin mjekësor. Pr/ligji tha deputeti Peza, synon të forcojë lidhjen e bashkëpunimin midis Qendrës Spitalore dhe Universitetit të Mjeksisë duke garantuar më të mirën në shërbimet mjeksore ne vendin tonë. Ndryshimet dhe shtesat në pr/ligjin për arsimin e lartë përfshijnë 7 nene që i hapin rrugë rifutjes së departamentit shkencor, me dy lloj aktivitetesh, mësimorë dhe kërkimor.
Mendoj se qeveria e ka filluar mire punen dhe i uroj asaj suksese te metjeshme.
Me ne fund eshte nje qeveri qe po vendos rregulla ne arsim
bravo, keto jane ndryshime shume te forta te cilat do te permisojne shume sistemin arsimor.
Bravo LSI qe frenoi revanshin e dy tre pleqve te lodhur ne Mjeksi