HAKMARRJA/ Denoncon gjyqtaren për korrupsion, dënohet nga gjykata

16 Maj 2014, 10:32Politika TEMA

Një qytetar që ka denoncuar korrupsionin në drejtësi, ka rënë pre e hakmarrjes së gjyqtarëve.

Jonus Laçi kishte denoncuar për korrupsion gjyqtaren Rezarta Mataj tek portal i hapur nga Ministria e Drejtësisë, Stop Korrupsionit.

Kjo ka bërë që gjyqtarja Rezarta Mataj ta hedhë në gjyq Laçin, duke ngritur padi penale dhe civile ndaj tij.

Fillimisht ajo kishte kërkuar 10 milion lekë të vjetra si dëmshpërblim, ndërsa më pas ishte tërhequr duke kërkuar një million lekë të vjetra.

Dhe, Gjykata e Durrësit e ka shpallur fajtor Jonus Laçin për shpifje, duke kërkuar nga ai që të paguajë 3.25 milion lekën për shpenzimet e gjyqit të hapur nga gjyqtarja Rezarta Mataj.

Kjo e fundit nuk është mjaftuar me kaq, por tashmë e ka çuar çështjen në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar dëmshpërblimin.

 

11 komente në “HAKMARRJA/ Denoncon gjyqtaren për korrupsion, dënohet nga gjykata”

  1. Argita_B says:

    Nese e ka akuzuar pa prova, ka te drejte, nese ka prova le te paraqiten.
    Ka shkalle te ndryshme apeli; dhe nese te gjitha proçedurat jane konsumuar ne drejtesine shqiptare, atehere ngelet gjykat e Strasburgut ku shteti apo administrata shqiptare ka nje numer shume te madh çeshtjesh te humbura.

    1. Paditesi prej Tropoje says:

      Zonja Argita_B, shume mire e kini,keshtu eshte rregulli.Po leket ku ti gjej qytetari per ne Strazburg.Kurse per sa i perket faktit(Proves) nuk ka ku ti gjeje qytetari se “fakti” ishte brenda.Po pse si i dini ju gjyqtaret te trashe,ata nuk lexojne po dine,ato jane shume te zgjuara dhe dine ti fshehin provat.Kane titullin Profesor Doktor .Hajde zgjidhe ceshtjen me gjyqe.Prandaj ndodhin kaq krime ne shqiperi. Shkaktare i vrasjes nuk eshte shpesh ai qe vrete, por ai qe vritet .Ministri i drejtesise dhe qeveria duhet te ndryshojne ligjet,te kerkojne komision testues nga Europa.Te marrin ne provim gjithe gjyqtaret,pavarsisht ku jane,dhe ne baze te rezultateve,vjetersise dhe cv te bejne emerimet.Le te kete dh nje dhenje opininioni onlain nga qytetaret per gjyqtaret .Nuk duhet ezituar me.Gjyqtare te till po shkaterrojne totalisht shtetin shqiptare,shoqerin dhe kane humbur teresisht besimin e njerezve.Edhe vete ata jane viktima dhe keqberes.Edhe ata paguajne per te ardhur nga periferia ne qender.Nje gjyqtare keto dite gjate nje gjykimi te nje ceshtje dha nje vendim qe ishte teresisht jo i llogjikshem,por zonja ishte prej Tropoje dhe kishte marre urdher nga Nishani.Ajo ua di per nder qe e sollen nga veriu ne mese te Tiranes.Per nje ceshtje te njejte, te gjitha shkallet e gjykatave ,duke perfshire dhe Gjykaten e Larte kishin dhene vendim tjeter nga ai qe dha zonja.Edhe ajo e ndjente,fliste mbytur dhe me koke poshte .Pra nje zonja qe nuk di te flasi mire shqip,dhe anglishten e ka inate, mori kurajon te dilte mbi 20 gjyqtare shume me te arsimuar se ajo,shume me pervoje.Mbasi ata jane te apeli dhe ne gjykaten e larte.A duhet te akuzohet kjo zonje per korrupsion politik,se leke nuk kerkoj dhe nuk ju ofruan? Ju Zonja Argita_B si do te vepronit ne kete raste?

      1. Viktor says:

        E keni sh gabim. Nese qytetari mendon se ka te drejte atehere ka plot media apo vende te tjera per ta publikuar te drejten e tij te argumentuar ne prova jashte gjykates.

        Ama nese nje qytetar mendon se eshte bere deti kos dhe i pelqen te perlyeje gjyqtare qe kane dhene vendim kunder tij atehere sig qe duhet te mbajne pergjegjesi

  2. Tironci Lugano says:

    Po cprova kerkon kur leket jepen “kok me kok” duke pire kafe ne ndonje bar te humbur te qyteti…

    1. Safo says:

      Puna eshte se cdo njeri mund hedhe akuza me baza apo pa baza. Kur vendos
      te denoncosh nje korrupsion qe e ke pesuar ne kurrizin tend, duhet te
      kujdesesh qe te ruash provat se u be ky korrupsion. Perndryshe nuk del njeri i palare nga akuzat e pa provuara

  3. Kavajsi says:

    Junuzi eshte nje njeri shume i ndershem e i edukuar. Cdo te thote i edukuar – paqesor dhe i urte. Do te them dhe kete: nuk kane gjetur e nuk do te gjene qetesi te gjithe ato qe marrin shtepijat e te tjerve. Trualli i ketere shtepive po dhe vete vilat e bejlereve jane te truara e mallkuara dhe kushdo jabanxhi qe ka hyre, dhe kjo eshte vertetuar ne Kavaje ka pasur kurbon me vdekje dhe sherre. Erdhen e kerkuan trashgimtaret dhe prape dolen te shgenjyer. Truall i mallkuar ku ne te gjithe tapite e shtepite ebejlereve nuk hyri asnje Kavajes po vetem jabanxhijte. Beshir Laci e te gjithe lact te zbritur nga bjeshket e nga shpellat i nxori me force duke i trembur me komunizmin. Keshtu eshte ku nuk beson ne zot qe prona e tjetrit eshte e shenjte. I dite se keni cu si njerzit aty po mereni e largohyni se ai trual e shtepi ju ka hongor para se ta jetoni.

  4. e zhgenjyer says:

    Bobo çbehet! Edhe une e kam hedhur ne gjyq pronarin ku punova 5 vjet e sme dha te drejten te fitoj as asistencen nga sig.shoqerore dhe pas dy vjet shtyrje gjyqi me shume gjasa do fitoj pronari se une edhe pse me dokumenta nga tatimet e Zyra e punes,gjyqin e fiton ai qe ka para.
    SHTET KU ÇMENDET EDHE I PAFAJSHMI E I DREJTI.

  5. fredi guri says:

    epo ca bohet kshu me vlla ne e kishim fjalen vetem per ato qe sjan me partin moren kot kta rrini urte se ju fusim edhe ne burg ,familjen ja cojme ne interrnim e dini vet ju car ju gjen apo keni harru

  6. pfff says:

    Ja si ti pret kembet sistemi i degjeneruar i gjyqesorit,, te njejten metode perdori edhe saliu me 21 janar i vrau e i tha dilni prap… Keto gjykata duhen shkrire e ai president palaco militant duhet te shkarkohet sa me shpejt…Ah mor sali c`i beri ketij vendi as armiku me i zi sja ka bere!

  7. Pap Delia says:

    Per mua, Ministria e Drejtesise, e cila ftoi qytetaret dhe shtetasit per te denoncuar rastet e korrupsionit ne gjykata, duhet t’u dale per zot njerezve. Ajo, pra M.Drejtesise, duhet te siguronte konfidencialitetin e denoncimit apo informacionit dhe ta mbronte nga hakmarrja e hijenave te gjykates.
    Nese ka menduar qe qytetaret te perleshen individualisht me “kompanine grabitese te gjyqtareve” qe mbrojne deri ne vdekje njeri tjetrin, e ka gabim. Tani nuk denoncon, nuk te vjen njeri z. Naco.
    Z. Minister, e sheh se cfar beri Gjykata e Elbasanit qe nuk e pezulloi nga puna GJIN GJONIN-PESHKAQENIN E KORRUPSIONIT i cili ka vjedhur e falsifikuar miliona EURO, e jo te denoje nje koleg per ndoshta 1 milion leke te vjetra korrupsion.
    Zoterinj Rama e Naco ! Mos beni me thirrje per denocime kur nuk jeni te zote ti mbroni njerezit. Mesoni si punohet pastaj kerkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje