Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohet kërkesa e PD-së për komision të ri hetimor. Debatet e plota

16 Maj 2014, 18:42Politika TEMA
Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohet kërkesa e PD-së për

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për një komision të ri hetimor parlamentar në lidhje me trafikun e drogës. Objekti i kërkesës së paraqitur nga deputetët demokratë ishte: “krijimi i një Komisioni Hetimor të Kuvendit, për të verifikuar të dhënat për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët, roli i funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse”.

Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe LSI e konsideruan kërkesën si jo kushtetuese, madje edhe si jo serioze përsa kohë në Kuvend është ngritur një komision hetimor në lidhje me çështjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho tha se kërkesa e paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së për nje Komision te ri hetimor per drogen eshtë antikushtetuese.

“Nga një anë kemi rritje të krimit, por strukturat e shtetit dhe vetë shteti është në këmbë. Rezultatet janë në rritje për eleminimin e këtij fenomeni negativ. Ne jemi në dijeni vetëm të një fakti , të disa akuzave që ka ngritur opozita. Jemi në dijeni dhe të një fakti tjetër që në datën 10-të, strukturat e policisë u vunë në dijeni për fluturimin e një avioni.  Mbas 20 minutash strukurat e policisë kane qenë atje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore, kanë bllokuar avionin, tre persona, një furgon dhe një trafikant”, tha Braho.

Debatet

Kryeparlamenti Ilir Meta në fillim të mbledhjes informoi të pranishmit në Konferencën e Kryetarëve se kërkesa është depozituar në Kuvend më  datë 13 maj dhe se në mbështetje të ligjit për komisionet hetimore, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin që jo më vonë se 5-së ditë nga marrja e kërkesës të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar mbi kërkesën e nismëtarëve.

Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Eduard Halimi tha se është në të drejtën e opozitës që t’i tregojë qytetarëve të vërtetën.

“Ky fenohem nuk kërcënon vetëm opozitën, kërcënon vendin, kërcënon fqinjët, kërcënon të ardhmen e fëmijeve tanë. Për këtë qëllim, Partia Demokratike, ka kërkuar që të kryejë një hetim parlamentar për t’i bërë të qartë publikut dhe qytetarëve të vërtetën e hapjes së këtij fenomeni, pra të hetojë fenomenin dhe rolin e administratës qeveritare, masat e marra ose jo, zbatimin e ligjeve ose jo, neglizhencën e kryer ose jo, favorizimin ose pengimin e fenomenit dhe në konkluzionin eventual, rekomandimet serioze ndaj autoriteteve për të ndalur këtë fenomen dhe për të mos lejuar këtë fenomen të përsëritet në të ardhmen”, tha Halimi.

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Spartak Braho tha se kërkesa e paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së është antikushtetues.

“Nga një anë kemi rritje të krimit, por strukturat e shtetit dhe vetë shteti është në këmbë. Rezultatet janë në rritje për eleminimin e këtij fenomeni negativ. Ne jemi në dijeni vetëm të një fakti , të disa akuzave që ka ngritur opozita. Jemi në dijeni dhe të një fakti tjetër që në datën 10-të, strukturat e policisë u vunë në dijeni për fluturimin e një avioni.  Mbas 20 minutash strukurat e policisë kane qenë atje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore, kanë bllokuar avionin, tre persona, një furgon dhe një trafikant”, tha Braho.

Më pas ai theksoi se janë tre vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk lejojnë ngritjen e një komisioni hetimor për një çështje që është nën hetim nga Prokuroria.

“Nuk e di se çfarë do të bëni ju, doni të përziheni me prokurorinë?! Kuvendi nuk duhet të përzihent me punën e prokurorisë. Në këtë aspekt unë gjykoj se kërkesa është e pambështetur dhe e pabazuar në ligj”, tha Braho.

Deputeti Eduard Halimi tha se rasi i Divjakës është vetëm një nga episodet, por opozita kërkon që të hetojë fenomenin.

“Është fenomen sepse gjatë këtyre muajve kemi disa fakte dhe grup-fakte të cilat e kthejnë këtë gjendje që ndodh në Shqipëri në një fenomen të narkotrafikut. Episode ka. Komisionin e ka ngritur mazhoranca për të hetuar pikërisht ata kanë që akuzuar, për të hetuar akuzat për përdorimin e mjeteve ushtarake. Edhe ai komision ka rënë për aq kohë sa edhe dje po betonohej aeroporti”, tha Halimi.

Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e cilësoi mungesë serioziteti kërkesën e PD-së për ngritjen e një tjetër komisioni hetimor.

 “Nuk jemi këtu që t’i bëjmë shërbim qëndrimeve të PD-së, figurativisht fluturake, sepse ngrihet një komision hetimor të cilin opozita mori pjesë, dhe në momentin e caktuar, atëherë kur arsyetimi i saj tha që nuk kam nevojë të rri, e quajti të ezauruar. Ndërkohë fluturoi në një komison tjetër, të cilin mund të bindet po nesër të thotë që na doli një ngjarje tjetër, po e lëmë edhe këtë. Kjo lloj mungese serioziteti në komisionin e parë, e bën të pa themeltë edhe këtë kërkesë të dytë”, tha Vasili, ndërsa theksoi se i gjithë shteti është në këmbë për të luftuar trafikun e drogës.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ftoi opozitën që nëse ka diçka serioze , mund të kontribuojë në komisionin hetimor tashmë të ngritur nga Kuvendi.

“Ne, jo më larg se dy javë përpara e kemi diskutuar këtë problem.  Këtë pretendim që sot opozita e ka, e hodhi edhe dje. U azhornua në Parlament me ngritjen e komisionit hetimor. Dhe unë do të ftoja opozitën që nëse e keni vërtet seriozisht,  jepni të gjithë kontributin tuaj, te komisioni hetimor tashmë i ngritur , thërrisni kë të doni, dëgjoni kë të doni, kërkoni çdo informacion që doni. Ne si mazhorancë jemi të hapur, por që të dublikojë pas 15 ditësh, kërkesë mbi kërkesë për të njëjtën gjë, për të njëjtin fenomen, të njëjtën çështje, as institucionalisht dhe as politikisht nuk keni të drejtë”, tha Ruçi, i cili shtoi se kërkesa është tashmë nën hetim nga Prokuroria.

Kryetari i Kuvendit tha se për shkak të qëndrimeve të kundërta që kanë palët për këtë çështje, do të jetë seanca plenare ajo që do të vendosë, ndërsa ftoi palët që të arrijnë një konsensus.

“S’ka pse të mos ketë konsensus, mendoj unë, kur ka vullnet, sepse dhe kjo nuk është normale që të krijohet një komision hetimor, pavarësisht se u krijua nga mazhoranca dhe opozita bojkoton. Mund të ketë edhe një komision hetimor që të ngrihet nga opozita dhe të bojkotojë mazhoranca. Nuk e di se në çfarë situate do të ishim. Ka një problem këtu.  Ka një mbivendosje, ka edhe një sjellje jo shumë etike do të thosha përveç qëndrimit të ndryshëm politik, të këndvështrimit. Megjithatë nuk ka konsensus. Kështu që për këtë kërkesë do të shprehet seanca plenare. Nëse ka ndonjë mundësi deri atëherë  që për këto probleme, të gjenden zgjidhje përmes komisionit aktual hetimor”, tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta .

 

3 komente në “Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohet kërkesa e PD-së për komision të ri hetimor. Debatet e plota”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Opozita ka qef te luaj “domino”,te gjithe duhet te luajne sipsa saj,ajo(Berisha)kerkon te bej ligjin,te terheq zvarre Parlamentin.
    Me sa duket Halimit,nuk i pelqejne hetimet e Prokurorise,kerkon ti bej vet.
    Te dorzoj mandatin e deputetit dhe te filloj,hetues ose prokuror.
    Dashur pa dashur maxhoranca i ka hapur “oreksin” opozites,te sillet si femij i perkdhelur,te largohet nga komisjonet “hetimore”,te demostroj me kriminel e drogmen,keto ti duken te “drejta” kushtetuese.
    Avjoni i ulur ne rere,panvarsisht nga difekti,nuk mund te ngrihej me ne ajer,aq me keq me ngarkese.Çdo gje ketu eshte abuzive.Nuk ka rendesi mjeti i trasportit te droges,por kur krye drogmeni proteston “kunder” droges,qe i kapet dite me diell,eshte t’ja besh vetes bam!
    Prokurorit duhet ti kishte dale me shpejt gjumi,kur shikon kriminel e drogmen ne proteste,te duket vetja sikur je ne nje demostrim pederastesh.

    1. dymi says:

      Opozita po i ben fresk koqeve te thare te Salushit. Mazhoranca s’ka pse merret me kete zanat, qe opozita e ka marre me vetedije apo detyrim persiper. Lereni Lulushin dhe Ha( m ) limin t’ia laje e lepije si te doje.

  2. v4vendetta says:

    Cfare paradoksi, po dje pse u larguat nga parlamenti.
    Mendoj se eshte faji i popullit qe nuk din te votoj per te ardhmen e femijeve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje